Qyteti Studenti – pamje nga protestat e studentëve, që sollën demokracinë në Shqipëri.
Arben Çokaj
Me 8 dhjetor 1990, aty në atë turmën e madhe me studentë në Qytetin Studenti, që protestonin, isha edhe unë… bashkë ne vëllain tim, Dr. Dashamirin e shokë të tjerë. Protestonim se kishim sezon provimesh dhe po na fiknin dritat, që të na ngacmonin të ngriheshim në protestë!
Dhe ne u ngritëm, e dhamē kontributin tonë, e rrëzuam komunizmin, por gjërat nuk ecin gjithmonë si i parashikon. Demokracia shqiptare erdhi dhunshëm, me korrupsion e vjedhje dhe me shkatërrime e padrejtësi tē mëdha! Por duhet pranuar se komunizmi duhej rrëzuar dhe se sot jemi më mirë se gjithmonë në histori, pavarësisht problemeve që kemi dhe nuk shuhen kurrë!
Më kujtohet një monent, isha aty pranë tribunës, ku flisnin oratorët e rastësishëm. Një herë erdhi Saliu dhe po u tregonte studentëve për meritat e presidentit – Ramiz Alisë. Turma u irritua dhe filluan të bënin uuuuuuuu…
Kur e përfundoi fjalën, u afrova dhe i thashë:
“Nuk bëhet propagandë në këto raste profesor!”
“U dua me gjithē shpirt!” – ma ktheu.
Saliu është njeri i madh, rrenaxhi i madh gjithashtu. Por kështu e kanë politikanët, që bëjnë karrierë… sidomos në Shqipëri.
Ne u ngritëm kundër komunizmit kur ai të priste kokën, dhe duket se regjimi ishte lodhur keq dhe po priste një shkak. Dalin sot nacionalistët pas pilafit dhe e shajnë komunizmin e merren gjithë kohës me të, njëri nga Brukseli e tjetri nga Detroiti… duke e dërrmuar keq fare regjimin komunist nga tastiera e kompjuterit, për shtatë palë qejfe! Sot është e lehtë!
Gëzohuni rini shqiptare për ditën tuaj. Ne e dhamë kontrobutin tonë, që të sjellim demokraci në Shqipëri, dhe t’u japim ju edhe një ditë pushim, për të festuar! Vlerësojeni kontributin tonë dhe mëson e studioni sa më shumë dhe bëhuni njerëz të aftë e të mirë, më të mirë se ne, për të ndërtuar njē shtet shqiptar më të mirë e më të përparuar se mundëm të bënim ne deri tani! Se, siç po shihet, nuk është edhe aq e lehtë kjo punë!