Vdekje që nuk duhet besuar! Por vdekja nuk të falë…

0
931
Gilman Bakalli

Gjin Musa, gazetar

Lajmi i hidhur dhe shume i papritur, ka tronditur familjen, Shkodren, miqtë kudo ku ndodhen neper bote. Ndahet papritmas nga jeta njeriu i kultures, intelektuali, profesori, deputeti i nderuar Gilman Bakalli.

Nji lajme shokues, vetem 49 vjeç, Gilmani i jep lamtumiren familjes së tij, Shkodres, gjithe Shqiperisë, intelektuali i permasave bashkëkohore, njeriu i debatit te paster politik, njeriu qe perballoi sfida të mëdha si deputet i PD, në përpjekjet e tij për demokrat8izim të partisë demokratike.

Gilman ata qe te njofen nga afer sonte i ke tronditur shumë, ishe nji intelektual, nji mike i mire, goje embel por rebel kur duhej, i papajtueshem me te keqen, nuk pranove t’i bashkangjitesh politikes te ndyrë.

Shume te luftuan, po lisi i kultures nuk rrezohej, kush te rrezoi sot o miku i jone Gilman Bakalli? Vdekja qe nuk pyet se ka drejtesi, po, po kjo te rrezoi ne kohen kur çdo kush kishte nevoje per keshillen tande, per te degjuar apelin tand, po do i mungosh auditorit, emisioneve televizive, ku ti ndiqeshe me vemendje te madhe nga shikuesit.

Vdekja eshte e pabese, ndeshkon atje ku nuk pritet, ndeshkon ne zemren e nji lisi qe kishte vetem hijen e nji intelektuali demokrat, nji hije qe shume kush donte te pushonte prane hijes te ketije lisi…

Ky lis sot u shua per dhé, po nuk shuhet Gilman Bakalli, emri dhe vepra jote jane udherrefyes te demokracisë se vertetë, rranjet tuaja leshojnë filiza te rinj.

Me Gilmanin u njoha rastesishte kur ishte deputet, u takuam ne Rome, diskutuam shume gjera qe i kishim te perbashketa, pamvaresisht diferences ne moshe, u ndiem vertet moshatarë, me rinonin fjalet e Gilman Bakallit, keto fjalë sonte me jane lidhur ne gryke, nuk mundem t’u besoja per momentin komenteve te Arben Çokajt, Sokol Pepushajt, Gjergj Zefit dhe te qindra qytetareve qe shprehnin habinë, shprehnin ngushëllimin.

Nuk mundem te shkruaje ma i dashuri Gilman Bakalli, ti do mbeteshe ne altarin e kujteses, Shkodra dhe mbare Shqiperia perloten per kete intelektual te rrallë.

Lamtumirë miku i te gjithve, lamtumirë profesir, lamtumirë demokrati i flaktë e me dimensione humane, Gilman Bakalli.
Me dhimje dhe lot ne sy u shkruan keto pak rreshta per ty sonte, miku i mire, miku i inteligjences Shqiptare.