Gabriel Escobar vjen në Shqipëri për të fshehur korrupsionin e shekullit të Hunter Biden, djalit të Joe Biden

0
952
Hunter and the stripper

Për shumë e shumë vite ka pasur raporte të Bidens, që arkëtonin emrin e Biden, që nga koha kur Joe Biden ishte senator. Por Hunter, tha se ai kurrë nuk mori asnjë cent? Jo, ai mori miliona dollarë. Raporti ynë dokumenton 5 milion dollarë. Ne lëshuam një shtesë në raportin tonë, që tregon se rreth 6 milion dollarë ishin paguar në llogaritë e Rob Walker, një biznes që ai kontrollonte. Dhe sigurisht Rob Walker, tha se ai dëshironte të ishte një përfaqësues ose zëvendësues për familjen Biden. Pra ka 11 milion dollarë nga Kina...” – Senatori republikan Ron Johnson, Kryetar i Komitetit të Senatit të SHBA-së për Sigurinë e Vendit

Klajd Kapinova

Ardhja e zv/Sekretarit të Shtetit Escobar në Tiranë, është thjeshtë një formë e radhës propagandistike tipike socialkomuniste globaliste, që perdorin rutinë rregullisht komunistët amerikanë sa herë, që kanë në dorë forcën e pushtetit këtu, për të bërë zhurmë mediatike, për të mbuluar deshtimin e plotë politik dhe ekonomik brenda vendit tesh 11 muaj në SHBA, të administratës së mbrapshtë dhe të papërgjeshme të ish senatorit democrat Joe Biden. Escobar, nuk është miratuar nga Senati Amerikan, sikurse bossi i tij Antony J. Blinken, por është emeruar nga ky i fundit si zevendës i tij.

Ai thotë se në agjentën e tij në Tiranë më 9 dhjetor 2021, do të ketë si pikë referimi edhe “luftën” e “korrupsionit” që administrate Biden ka në takimet ndërkombëtare, ku bën pjesë edhe Shqipëria.

Gabriel Escobar, është Zëvendës Ndihmës Sekretari, i cili mbikëqyr politikën amerikane ndaj vendeve të Ballkanit Perëndimor dhe Zyrës së Shtypit dhe Diplomacisë Publike. Escobar, ka shërbyer si Zëvendës Shef i Misionit në Ambasadën e SHBA-së në Beograd.

Ja disa nga pyetjet për Escobar-in që kërkojnë përgjigje nga taksapaguesit amerikanë dhe miqët shqiptarë

  1. Si mund të pretendoni “luftën” kundër “korrupsionmit” në Shqipëri, kur administrata e juaj është e korruptuar me shembullin e Hunter Biden dhe familjes Biden kur dihet botërisht se media amerikane flet dhe shkruan çdo ditë për këtë temë!?
  2. Çfarë keni bërë ju në detyrën që keni tesh 4 muaj për të nxjerrë para drejtësisë djalin e bossit të bossit të tuaj Joe Biden dhe familjen e tij si të korruptuar!?
  3. Çfarë mund ti tregoni ju popullit dhe Qeverisë së korruptuar shqiptare Rama 3 mbi laptopin e Hunter Biden, djalit të Joe Biden!?
  4. A është vetë Biden pjesë e korrupsionit në bisnesin e djalit të tij, mbasi mediat rregullisht tregojnë me fakte, libra, foto, dokumente, e-mail etj., se ai ka përdorur avionin shtetëror e zv/Presidentit për të shoqëruar djalin e tij Hunter Biden në takimet me bisnesmenët kudo në botë!?
  5. Pse djali i Joe Biden “bisnesmeni” Hunter Biden ka marrë 3,5000.000 dollarë amerikanë nga gruaja e ish kryetarit të Bashksië së Moskës, në kohën që Joe Biden ishte zv/President i SHBA-së!?
  6. Çfarë ka bërë Departamenti i Shtetit për të xjerrë nga Afganistani qindra dhe mijëra qytetarë amerikanë dhe mijëra qytetarë afganë që për 20 vjet mbështetën trupat amerikanë në Afganistan!?
  7. Pse administrata Biden dhe Departamenti i Shtetit Antony J. Blinken dhe zv/Sekretari i Shtetit Escobar i dorëzuan listat e qytetarëve amerikanë dhe afganë forcave talebane terroriste, kur dihet se talebanët bëjnë pjesë në listën e zezë të grupeve terroriste nga vetë Departamenti i Shtetit në SHBA!?
  8. Të bashkëpunosh me terroristë duke u dorëzuar atyre listat e qytetarëve të tua amerikanë a përbën kjo trathti kombëtare!?
  9. Pse Antony J. Blinjken nuk ka dhënë dorëheqjen deri më sot mbas 120 ditësh kur amerikanët ende ndodhen brenda në Afganistan dhe nuk kanë mundsi të dalin jashtë nga frika se mund të vriten nga terroristë radikalë talebanë, të cilët bashkëpunojnë me Al Qaiden dhe ISIS në Afganistan, që gjithashtu janë pjesë e grupeve terroristë ne listën e zezë të terrorisve ndërkomëbater i përcaktuar nga vetë Departamenti i Shtetit!? (https://ww.youtube.com/watch?v=9XUVdZQË72)
  10. Si mundet Biden të luftoj korrupsionin administrata Biden, ku bën pjesë edhe Escobar, kur ai (Biden) drejtëpërdrejtë po pengon drejtësinë të investigoi për korrupsiopnin e familjes së tij dhe posaçërisht të djalit të tij Hunter Biden!? (https://www.youtube.com/watch?v=9XUVdZQW72)

Familja e Biden, është e korruptuar dhe kjo dihet botërisht dhe vetëm Shqipnia e Kosova nuk e dinë këtë gjë, sepse mediat e fuqishme sorosiane (RTVSH, Top Channel, Klan, Tv Vizion Plus etj.) ua shpërlajnë trurin me gënjeshtra dhe “suksese” të administratës së jashtëligjshëm të Joe Bidenit.

Vetë djali i tij, Hunter Biden, është në investigim kriminal për 4 çeshtje, midis të cilëve edhe për pastrim parash. (https://www.youtube.com/watch?v=H58pnJD31pk)

Shqiptarët, duhet t’a dijnë, se FBI merret me investigimin e çeshtjeve të pastra dhe tipike të mirëfillta kriminale, pavarësisht se kush fshihet pas tyre. Investigimi i tij shumëplanesh për 4 (katër) çeshtje delikate kriminale, po bëhet nga vetë DOJ (Departamenti i Drejtësisë së SHBA-së), me urdhër të Prokurorit të Përgjithshëm dhe FBI. (https://www.youtube.com/watch?v=x2b1jsZHGqI)

Këtu në SHBA, të gjithë e dijnë se Joe Biden sot në Shtëpinë e Bardhë, gënjen hapur botën dhe popullin amerikanë, se administrata e tij po “lufton” ashpër  “korrupsionin” nëpër botë, kur këtu administrata e Biden është vetë oktapodi i korrupsionit dhe po bën të gjitha përpjekjet për ta fsheh atë, sepse ka pushtetin në Shtëpinë e Bardhë dhe po shfrytëzon privilegjet e paprekshmerisë. (https://www.youtube.com/watch?v=CNnX_YH_zLs)

Pse media e kontrolluar nga Soros dhe të majtët esktremiste, Kongresi dhe Senati Amerikan i dominuar nga “demokratët” esktremistë të majtë, këtu asnjëherë nuk i bëjnë pyetje, për korrupsionin e djalit të tij, kur Joe Biden vetë ka gënjyer, duke thënë se nuk ka lidhje dhe nuk di asgjë për bisnesin e Hunter Biden, në një kohë që qindra e-mail origjinale e implikojnë atë, se është në dijeni të plotë për bisnesin e djalit të tij.

Senatorët dhe kongresmenët republikanë, sikurse edhe media konservatore dhe e pavarur këtu, kanë kërkuar herë pas here me forcë, që Kongresi dhe Senati të hetoj veprimtarinë kriminale të korrupsionit të familjes Biden dhe të djalit të tij Joe Biden. Me qindra dhe mijera foto të tij janë botuar here pas here nga mediat amerikane.

Gazeta New York Post (2020 e në vazhdim), ka një vit që ka hapur rubrikën e korrupsionit të familjes Biden dhe të djalit të tij Hunter Biden.

Sa here që kjo gazetë botohet në New York, rrjetet sociale globaliste të majta si Facebook dhe Twitter etj., bëjnë hapur çensurë, që amerikanëve të mësojnë të vërtetën çka bie ndesh me Kushtetutën Amerikane dhe me luftën kundër korrupsionit, duke përdorur dy standarte, sikurse thuhet në shqip: Qe Ligji, Qe Maliqi.

Laptop from Hell

Që në ditët e parë në Shtëpinë e Bardhë, shumë kongresmenë republikanë, kanë depozituar akt-padinë, për të filluar proçedurat apo proçesin e investigimit dhe të shkarkimit të Joe Biden nga Shtëpia e Bardhë.

Ju kujtojmë, se libri i ri më i lexuar sot në SHBA, me titull kuptimplotë: “Laptop from Hell”, është shkruar nga Miranda Devine, New York, 2021. Ky libër është më i kërkuari sot online dhe #1 Best Seller, sipas gazetës pro korrupsionit dhe Biden: The New York Times.

Nga ana e tjetër kujtojmë, se Lapotopi i famshëm i Hunter Biden ndodhet në duart e FBI në zyrat e saj në Washington D.C. Ky kompiuter dhe më saktë memoria e tij, si kopje origjinale e laptopit, është edhe në duart e ish Kryetarit të Bashkisë së New York-ut Rudy Giuliani, avokat aktual i Presidentit Donald J. Trump, të cilin ia ka dhuruar vetë tekniku i riparimit të kompiuterave.

Amerikanët, me të drejtë sot janë të shqetësuar, për ngadalsinë me qëllim, që DOJ dhe FBI po i bëjnë hetimeve dhe konkluzioneve, arrestimin e pashmangshëm për rastin më skandaloz më të madh në të gjithë historinë e korrupsionit shekullor të SHBA-së, si shenjë mbrojtje për Hunter Biden, sepse ai është djali i Joe Biden në Shtëpinë e Bardhë, duke krijuar kështu dy standarte të hetimeve dhe drejtësisë këtu.

Por administrata e demokratëve të korruptuar, vetë Biden dhe media propagandistike e majtë globaliste po vazhdojnë të mashtrojnë hapur, duke thënë se ky laptop është mashtrim dhe propagandë ruse dhe nuk ka të bëj aspak me Hunter Biden dhe Joe Biden, që shpesh përmendet në çdo e-mail, që përmban kompiuteri, të cilin ka përdorur vazhdimisht për shumë vite “bisnesmeni” Hunter Biden.

Nga laptopi aktual, që përben edhe Dosjen e Korrupsionit të Shekullit 21, del se Hunter Biden ka marrë nga qeveria komuniste kineze $10,000.000 për të bërë lidhje bisnesi me kinezët, e cila është depozituar drejtpërdrejtë në numërin e llogarisë së tij në bankë.

Në këtë histori turpi, është i përfshirë edhe vëllai i Joe Biden, axha (xhaxhai) i Hunter Biden, Jim Biden. Këto lidhje bisnesi privat familjar, i ka bërë me Partinë Komuniste të Kinës, në Pekin (në vitin 2013) Ukrahinën, Rumaninë, Rusinë, Kazakistan, Shangai, Hong Kong, Monte Carlo etj.

Ai e ka takuar Joe Biden, kur ishte në Pekin, duke ftuar njerëzit për të ngrënë mengjesin bashkë me bisnesmenët shok të djalit të tij. Shumë prej tyre ai i ka prezamtuar edhe në Shtëpinë e Bardhë, kur President ishte Barack Hysen Obama dhe zv/President Joe Biden, në kafeterinë “Milano” në Washington D.C.

E gjithë familja Biden, ka marrë para prej tij, sepse i zgjuari “bisnesmeni” Hunter Biden, ka qenë në qendër të këtij korrupsioni galopant në të gjithë historinë e skandaleve të SHBA-së.

Ky është sipas mediave amerikane është Skandal i Shekullit, për të cilin Joe Biden nuk do që të flitet dhe shkruhet në mediat amerikane. Këto fakte u fshehen me qëllim edhe sot e kësaj dite publikut amerikanë nga DOJ, FBI, Big Tech dhe në veçanti nga rrjetet sociale Twitter dhe Facebook, duke e kthyer SHBA në grupin e vendeve të botës së tretë, ku korrupsioni total është marramendës, si pjesë normale e jetës së këtyre shteteve të pazhvilluara dhe të prapambetura.

Sot për hipokrizi, Biden flet, bërtet si diktator dhe gënjen regullisht dhe çdo ditë përmes zyrtarëve të administratës së tij, se po “lufton” pa u ndalur korrupsionin kudo në të gjithë botën dhe në veçanti edhe në Shqipëri. Ai e sheh politikisht korrupsionin vetëm tek partitë, qeveritë dhe presidentët e djathtë konservatorë në të gjithë bota, duke fshehur me qëllim korrupsionin real, që ekziston në administratën e tij, në familjen e tij dhe djalin e tij, që është kampion i korrupsionit amerikan të shekullit 21.

Sot të gjithë fotot e pahishme origjinale me streepshow, prostitute…etj., që rregullisht botohen sot në New York Post, janë marrë direkt nga laptopi i Hunter Biden.

Biden dhe media e majtë, ka gënjyer sistematikisht deri tani, duke thënë se kjo është veprimtari sekrete e agjentëve rus, keqinformin rus dhe laptop nuk ekziston. Kjo gënjeshtër e administratës Biden doli zbuluar, kur nga laptopi filluan të botohen herë pas here fotot dhe e-mailet origjinale, të cilat janë me shumicë në kompiuter.

Ndaj djalit të Joe Biden, “bisnesmeni” Hunter Biden media amerikane shkuajnë dhe botojnë foto, e-mail etj., çdo ditë dhe unë kam shkruar, duke bërë një përmbledhje esenciale, për këtë ngjarje të nivelit të lartë korruptiv të Partisë Demokratike Amerikane, që sot përfaqsohet turpërisht nga administrata e Joe Biden, duke u mbeshtetur në mediat amerikane.

Ajo që është më e veçanta, është se unë jam mbeshtetur në fakte nga vetë mediat socialkomuniste qeveritare pro administratës Biden, si gazetat ultra të majta: The New York Times, Washington Post, Boston Glob, Los Angelos Times, Daily Neës, Politico, TIME, Newsweek, etj., dhe kanalet televizive, si: CNN, ABC News, NBCNews etj., të cilat në fillim të vitëve 2011 deri në vitin 2016, kanë shkruar gjërësisht çdo ditë dhe kanë bërë raportime direkte nga Ukrahina, Kompania e Gaznjerrëse Burisma, vendi i korrupsionit të Hunter Biden, kur ai ishte në bordin drejtues të saj, etj.

Këto media ndaluan më tej të informojnë popullin amerikanë, kur babai i tij Joe Biden vuri kandidaturën për herë të tretë në historinë e tij, për tu bërë kandidati demokrat, për postin e Presidentit të SHBA-së.

Në këtë mënyrë, media e majtë u bë mbuloja perfekte e tij, për ta pas më të lehtë dhe pa pengesa rrugën e turpshme drejt Shtëpisë së Bardhë. Gjatë kësaj kohe, kur mediat e pavarura panë se mediat globaliste të majta pro PD së SHBA-së, filluan të heshtin dhe të mohojnë ato, që vetë kishin thënë më parë, mediat e pavarura filluan të publikojnë foto dhe e-mailev, që implikojnë Joe Biden ish zv/Presidentin e SHBA-së, i cili, perdori në mënyrë abusive për konflikte interesi aeroplanin zyrtar të zv/President, për të ndihmuar djalin e tij, të bëj udhëtime bisnesi i shoqëruar shpesh herë edhe nga vetë Biden, në drejtim të shtetit komunist të Republikës Popullore të Kinës dhe në shumë vende të tjera të botës.

Vetë Senati Amerikan, gjatë vitit 2020, ka bërë në mënyrë serioze një investigim special, për korrupsionin e Hunter Biden të mbështetur në dokumente origjinale. Ky raport voluminoz, është botuar edhe në faqen zyrtare të Senatit Amerikan. Unë kam bërë një përmbledhje dhe kam botuar disa artikuj esencial, duke u mbështetur në këtë rasport tepër serioz.

Ky raport në formë të përmbledhur do botohet dhe në librin tim: “Presidenti Trump dhe keneta globaliste” (New York, 2021), e cila këto ditë del nga shtypi.

Ardhja e regjimit Biden në pushtet, me vota të vjedhura nga zgjedhjet presidenciale 3 nëntor 2020, bëri që Biden të ndaloj hetimin e korrupsionit në SHBA, e cila është me e madhja në shekulli XXI.

Ky skandal, po fshehet permes rrjeteve sociale Bing Tech dhe Big Media, e cila e ka fshehur dhe po e fsheh, duke bërë çensurë çdo pjesë të korrupsionit nga familja Biden.

Sapo republikanët të marrin në dorë Kongresin dhe Senatin Amerikan, në nëntor të vitit të ardhshëm 2022, është menduar dhe hartuar projekti, për të filluar menjëherë proçesin e shkarkimit të Joe Biden dhe Kamala Harris, ku kjo e fundit përmes deklaratave televizive, ka kërkuar që protestat e dhunshme anti-amerikane, që asokohe udhëhiqeshin nga organizatat anarkiste Antifa dhe BLM, nuk do të ndalen, duke nxitur dhunën. Ajo është e regjistruar në një studio televizive dhe filloj të buzëqesh.

(https://www.hollywoodreporter.com/news/politics-news/kamala-harris-lack-news-coverage-black-lives-matter-protests-1299205/)

Po ashtu menjëherë, do të filloi edhe proçesi i investigimit të korrupsionit të familjes Biden, vëllait të Biden dhe djalit të Biden Hunter Biden, për të cilin ekziston edhe laptopi i mbushur me dokumente dhe emaile korruptive, një prej të cilëve është edhe e-mail me presidentin serb.

Kujdes shqiptarë, ky është thjeshtë një formë propagandistike, kundër të gjithë forcave të djathta në botë dhe po kështu edhe në shtetin dhe Qeverine Rama 3, më të varfër dhe më të korruptuar në botë, Shqipëri.

Senati Amerikan mbi korrupsionin e familjes Biden

Në Washington D.C., gjatë një interviste në  “Hannity Show” (E mërkurë, 9 dhjetor 2020) të Fox News, senatori amerikan Ron Johnson (R-Wis.) foli për integritetin e zgjedhjeve dhe raporton se Hunter Biden është në 4 hetime kriminale federale, pastrim parash, për çështje që lidhen me marrëdhëniet e tij të biznesit në Kinë.

Kryetari i Komitetit të Sigurisë Kombëtare në Senatin Amerikan senatori Johnson, së bashku me kryetarin e Komitetit të Financave të Senatit, senatori Chuck Grassley (R-Iowa) lëshoi një raport në shtator të vitit 2020, që nxori në pah marrëdhëniet e huaja të biznesit të Hunter Biden.

Për të qenë e qartë, puna e komiteteve është përqendruar vetëm në të dhënat e administratës Obama nga Departamenti i Shtetit, Arkivat Kombëtare dhe Administrata e Regjistrave, Departamenti i Drejtësisë, agjenci të tjera federale dhe firma këshilluese e SHBA Blue Star Strategies, si dhe intervista me aktualët dhe ish zyrtarë të qeverisë amerikane.

Robert Hunter Biden, Burisma dhe korrupsioni

Hunter Biden, u pagua pa pasur asnjë profesion nga 50,000 deri 80,000 dollarë në muaj, për të shërbyer në bordin e Burisma, një kompani ukrainase e gazit natyror me një pronar të korruptuar, ndërsa babai i tij Joe Biden, ishte fytyra publike e politikës së administratës Obama-Biden për Ukrainën.

Por Burisma, nuk ishte shembulli i vetëm i “bisnesmenit” Hunter Biden, që kërkon të fitojë para në emër të familjes së tij. Gjatë hetimit të tyre, Kryetari senator Grassley dhe Kryetari senator Johnson zbuluan shembuj shtesë të Hunter Biden, anëtarëve të tjerë të familjes dhe bashkëpunëtorëve të tyre të biznesit, që ndjekin marrëveshjet financiare me shtetas të huaj, në pjesë të ndryshme të botës.

Senati amerikan diskutoi mbi ndikimin në politikën e qeverisë amerikane dhe shqetësimet e ngjashme. Komiteti i Senatit të SHBA-së, për Sigurinë e Vendit dhe Çështjet Qeveritare, hartoi dhe publikoi në faqen e saj zyrtare një Raport të Komisionit të Senatit të Shumicës së Financave të Senatit Amerikan.

Në këtë raport prej 87 faqesh, përfshihen: Përmbledhja ekzekutive, paraqitja, tabelat e përmbajtjes, konfliktet e interesit, zyra e zyrtarit të Presidentit Trump, dhe zyrtarit të Departamentit të Shtetit, të cilët kanë bërë të ditur për çështjet e pagesave, që lidhen më rolin e ofertave të kompanisë Burisma të gazit ukrahinas, mbledhjet e bordit ekzekutiv të Burisma, ku ish Sekretari i Shtetit John Kerry thotë se nuk ka njohuri rreth rolit të ofertave dhe bordit Burisma, ndërsa provat dhe dëshmitë dokumentare tregojnë të kundertën e tij. 

Sipas një anketimi të bërë nga Rasmussen Reports, më 15 dhjetor 2020, del se 67% e amerikanëve mendojnë se ish zv/Presidenti Joe Biden sistematikisht ka pasur dijeni dhe ka marrë profite (fitime) nga bisnesi i djalit të tij Hunter Biden, që është në hetim kriminal për 4 çështje të ndryshme nga DOJ dhe FBI dhe 62% e amerikanëve të pyetur thonë se Media dhe Big Tech (tashmë e korruptuar) e ka injoruar Skandalin e Shekullit të Joe dhe Hunter Biden, në mënyrë që të ndihmojnë fushatën elektorale të tij.

Më 15 dhjetor 2020, Senati Amerikan ka marrë në pyetje drejtuesit e Big Tech, për fushatën e Censurës totale, që i është bërë përdoruesve të tyre, pra popullit amerikan, Presidentit Trump, kandidatëve republikanë, duke shkelur dhe çensuruar dhe shkelur hapur amendamentet e Kushtetutës amerikane, për lirinë e fjalës dhe shprehjes.

Ecuria sistematike e korrupsionit të familjes Biden

Në fund të vitit 2013 dhe në fillim të vitit 2014, shpërthyen protestat masive në Kiev, Ukrainë, duke kërkuar integrimin në ekonomitë perëndimore europiane dhe dhënien fund të korrupsionit sistematik, që kishte pllakosur keqas vendin e tyre.

Të paktën 82 njerëz u vranë nga policia, gjatë protestave të përditshme, të cilat arritën kulmin në 21 shkurt 2014, kur Presidenti i Ukrainës Viktor Janukoviç u tërheq nga posti, duke ikur nga vendi.

Më pak se dy muaj më vonë, brenda një periudhe prej vetëm 28 ditësh, u shpalosën ngjarje të reja të rëndësishme, që përfshinin pjesëtarë të familjes Biden.

Më 16 prill 2014, Nënpresidenti amerikan “demokrat” Joseph Biden Jr. u takua me partnerin e biznesit të djalit të tij, Devon Archer, në Shtëpinë e Bardhë.

Pesë ditë më vonë, Nënpresidenti Biden vizitoi Ukrainën dhe ai menjëherë më pas u përshkrua në shtyp si “fytyra publike e administrimit të administratës së Ukrainës“.

Për më tepër, një ditë pas vizitës së tij, më 22 prill, Archer u bashkua me bordin e Burismas. Gjashtë ditë më vonë, më 28 prill, zyrtarët britanikë sekuestruan 23 milion dollarë nga llogaritë bankare në Londër, të pronarit të kompanisë së gazit ukrahinas Burisma, Mykola Zlochevsky.

Katërmbëdhjetë ditë më vonë, më 12 maj të vitit 2014, Hunter Biden u bashkua me bordin e Burisma dhe gjatë disa viteve të ardhshme, Hunter Biden dhe Devon Archer u paguan miliona dollarë nga një oligark i korruptuar ukrainas, për pjesëmarrjen e tyre në bord.

Protestat e vitit 2014 në kryeqytetin e vendit në Kiev, u njohën si Revolucioni i Dinjitetit, një revolucion kundër korrupsionit galopant në Ukrainë.  Pas këtij revolucioni, figurat politike ukrainase ishin të dëshpëruara, për mbështetjen e pasigurtë të SHBA-së. Zlochevsky, donte të ishte i siguruar, që zyrtarët e duhur ukrainas të ishin të vetëdijshëm për emërimin e Hunter në bordin e Burismas si levë.

Pozicioni i lartë i Hunter Biden në bord, krijoi një konflikt të menjëhershëm të mundshëm të interesi, që do të provonte të ishte problematik si për zyrtarët amerikanë ashtu edhe për ata ukrainas dhe do të ndikonte në zbatimin e politikës së pavarur të Ukrainës.

Hetimi i kryetarëve senatorë patriotë republikanë për konfliktet e mundshme të interesit filloi në gusht të vitit 2019, me letrën e Kryetarit Grassley drejtuar Departamentit të Thesarit, në lidhje me konfliktet e mundshme të interest, në lidhje me politikën e administratës së Obamës, në lidhje me transaksionin Henniges.

Gjatë administrimit të Barack Hysen Obamës, Komiteti për Investime të Huaja në Shtetet e Bashkuara (CFIUS), miratoi një transaksion, që i dha kontrollin Henniges, një prodhues amerikan i teknologjive anti-dridhje me aplikime ushtarake, një kompanie aviacioni në pronësi të qeverisë komuniste kineze dhe një firme investimesh me bazë në Kinë me lidhje të ngushta me qeverinë komuniste kineze.

Një nga kompanitë e përfshira në transaksionin Henniges, ishte një fond investimi privat miliarda dollarësh, i quajtur Bohai Harvest RST (BHR). BHR u formua në nëntor 2013 nga një bashkim midis firmës së lidhur me qeverinë komuniste kineze Bohai Capital dhe një kompanie të quajtur Rosemont Seneca Partners. Kjo e fundit Rosemont Seneca u formua në vitin 2009 nga Hunter Biden, djali i Zëvendës Presidentit të atëhershëm të SHBA-së Joseph Biden Jr., nga Chris Heinz, njerku i ish-Sekretarit të Shtetit John Kerry dhe të tjerë.

Njoftim për shtyp, Kryetar Charles Grassley, S. Comm. në Fin., Grassley ngre shqetësime rreth miratimit të administratorit të Obamës të Shitjes së Përbashkët të Kompanisë Teknike të SHBA-së, për Qeverinë Komuniste Kineze dhe Firmën e Investimeve të Lidhur me Biden, Familjet Kerry (15 Gusht 2019), (https://www.finance.senate.gov)

Kryetari senatori Grassley, ngre shqetësime serioze mbi administratën Obama-Biden dhe Kompaninë Teknike të shitjes së përbashkët për Qeverinë komuniste kineze dhe Firma e Investimeve të lidhura me familjet Biden-Kerry. (Peter Schweizer, “Brenda firmës Shady Private “Equity Firm” drejtuar nga Kerry dhe Biden”, New York Post (03/15/2018))

Hetim i mbështetur në dokumente sipas dëshmive të agjensive dhe zyrtarët amerikanë

Qasja në dokumentet përkatëse dhe dëshmitë është penguar vazhdimisht nga hetimet penale, procedurat e fajësimit, Covid-19, dhe disa raste të sjelljes obstruktive. Prandaj, ky hetim ka zgjatur më shumë sesa duhej. Përpjekjet e kryetarëve republikanë, janë drejtuar gjithmonë nga besimi ynë se publiku ka të drejtë të dijë për keqbërjet dhe konfliktet e interest, që ndodhin brenda qeverisë, dhe veçanërisht ato konflikte të shkaktuara nga veprimet e zyrtarëve qeveritarë.

Ky është një hetim i mbikëqyrjes së qeverisë së mirë, që mbështetet në dokumente dhe dëshmi nga agjensitë dhe zyrtarët amerikanë, jo një fushatë dezinformimi ruse, siç kanë deklaruar në mënyrë të gabuar senatorët demokratë.

Ajo që kryetarët republikanë zbuluan, gjatë këtij hetimi, është se administrata e Obama-Biden e dinte që pozicioni i Hunter Biden në bordin e Burismas ishte problematik dhe ndërhyri në ekzekutimin efikas të politikës, në lidhje me Ukrainën.

Për më tepër, ky hetim ka ilustruar shkallën në të cilën zyrtarët brenda administratës Obama-Biden, injoruan shenjat paralajmëruese të ndritshme, kur djali i zëvendës presidentit Joe Biden, u bashkua me bordin e një kompanie në pronësi të një oligarku të korruptuar ukrainas. Dhe, siç do të diskutohet në seksionet e mëvonshme, Hunter Biden nuk ishte i vetmi Biden, që arkëtoi zëvendëspresidencën e Joe Biden.

Ky raport, jo vetëm që detajon shembuj të transaksioneve financiare të gjera dhe komplekse, që përfshijnë antarët e familjes Biden, ai gjithashtu përshkruan gjendjen e vështirë të zyrtarëve të tjerë qeveritarë të SHBA-së, me të cilët u përpoqën të udhëzonin dhe mbështesnin përpjekjet e Ukrainës antikorrupsion. Komitetet investigative republikane, do të vazhdojnë të vlerësojnë informacionin dhe provat, kur ato bëhen të disponueshme.

Hunter Biden mori $3.5 milion nga Elena Baturina, gruaja e ish-kryebashkiakut të Moskës

Hunter Biden, hapi një llogari bankare me Gongwen Dong, për të financuar një zbritje globale prej $100,000 me James Biden dhe Sara Biden.

Djali i Joe ish zv/Presidentit të SHBA-së Hunter Biden, kishte lidhje me shoqata të ndryshme biznesi, si me Ye Jianming, Gongwen Dong dhe shtetas të tjerë kinezë, të lidhur me Qeverinë Komuniste dhe Ushtrinë Komuniste Çlirimtare të Popullore Kineze. Nga hetimet e bëra, doli se këto shoqata rezultuan në fitime prej miliona dollarë, në rrjedhën e parave në llogaritë e fitimit.

Nga ana e tjetër djali i perkdhelur i Joe “biesnesmeni” pa asnji kualifikim profesional dhe gjuhësor Hunter Biden paguan gratë jorezidente, që ishin shtetase të Rusisë ose vendeve të tjera të Evropës Lindore dhe që duket se ata janë të lidhura me një “rrjet të prostitucionit ose trafikimit njerëzor të Evropës Lindore”.