Për pakicën “hyjnore serbe” ka kaluar koha e privilegjeve si në kohën e ish-Jugosllavisë!

0
131
Ura e Ibrit, Mitrovicë

Evropa përballë Kosovës

Në asnjë vend të botës demokratike dhe të lirive njerëzore, organizimet e jetës përmes (lexo: asociacioneve,-v.j.) nuk kanë brenda vetës kompetenca ekzekutive(sic!).

Diplomacia evropiane në Bruksel, karshi Kosovës po përdor kritere të dyfishta(sic!), që, përmes pretendimeve ekzekutive të asociacionit të komunave me “shumicë serbe” (sic!) në Mitrovicë, po bie ndesh me konventën e BE-së për ndarjen në geto të pakicës serbe me popullin shumicë shqiptare në Republikën e Kosovës(sic!).

JO! Asociacioni për komunat me “shumicë serbe” (sic!) me kompetenca ekzekutive! JO! Modeli i një “Republika Srbska” (sic!) në shtetin e Kosovës…!

Evropë, mbaje drejtpeshimin ndaj shqiptarëve dhe Kosovës, ndonëse nuk jemi në shekullin kaluar, kur e kur, ndaj popullit shqiptar në hapësirën e vet etnike në Ballkan, para syve tuaj u grabitën nga fqinjët tokat shqiptare dhe regjimet me radhë të Serbisë bën gjenocid dhe shfarosje në substancën kombëtare(Referencë kërkimore-shkencore të Akd. Mark Krasniqi, -v.j.)

Evropë, populli shqiptar në tokën e vet të Kosovës, shtetin e Serbisë dhe të ish-Jugosllavisë, kurrë nuk e pati konsideruar për shtet të vetin, por kjo u bë për shkak të pushtimit dhe të (ri)pushtimit të tokës së Kosovës, që nga koha e krijimit të krijesës së Jugosllavisë(1918) e deri në ndarjen përgjithmonë me Serbinë në vitin 1999.

Asociacioni për “shumicën serbe” (sic!) është synim për të vendosur gangrenën në shtetndërtimin e Kosovës!

Çikago, dhjetor të motit 2021


Skënder Karaçica
Executive Director

Albanian-American Association
of Intellectuals Businessmen and Activists
Phone: +1 (708) 983-5394 | Email: [email protected]


Shënim: Të drejtat e serbëve duhen parë në një kontekst europian, që kosovarët kur të kundërshtojnë, të mos dalin bllof. Duhet të dini se psh. në Danimarkë, janë Grëndlanda dhe Ishujt Faroe me vetë-administrim – të drejta më shumë se serbët në Kosovë kanë. Danimarka jep miliona Euro në vit për t’i pasur ato dy territore nën mbretërinë daneze. Dhe ata rrinë sepse nuk kanë ku shkojnë. Tani nëse Asosacioni kërkomn më shumë se kaq të drejta sa kanë Grëndlanda dhe Ishuijt Faroe, atëherë keni bazë në pretendimet e Kosovës, për ta kunfërshtuar Asosacionin. Ose duhet gjetur ndonjë argument tjetër për ekzistencën e Kosovës etj. që ta kundërshtoni këtë kërkesë të serbëve, sepse ata do e kërkojnë gjithmonë këtë, duke i shkaktuar problem Kosovës dhe mundet se komuniteti ndërkombëtar do i përkrahë ata – se ti thua në asnjë vend – e del bllof pastaj. /AÇ