Sa ka vlerë jeta e njëriut në Kosovë?

0
124
Skënder Mulliqi

Nga Skënder Mulliqi

Të vdekurit nga korona, na u shëndrruan në numer në vënd të dhëmbjes së madhe.Shumë kujtë i erdhi egjeli siq thonë para vaktit, së e mori murtja e shekullit, e cila Zoti e di së si na erdhi?!Na pushtojë frika të gjithëve, por që si çdo murtajë e cila e ka goditur njerëzimin, megjithate është mbijetuar nga shfarosja. Sikur ky popull mbas luftës nga problemet e shumta më të cilat u ballafaqua, e ka humbur shumë ndjenjën e dhëmbshurisë, të cilën e kishim para luftës. Popullit por edhe pushteteve ju erdhi keq për të vdekurit nga korona, por më rëndësi ishte të punojnë kafenetë.

Se ato u bënë të rëndësishme. Kjo vlen për të gjitha gjerat e rëndësishme në këtë botë, apo jo? Sundimtarët nuk i dojnë kafenetë. Ata e dëshirojnë veten në kafene. E kishim pikun e virusit, ku kafenet nuk kanë punuar për qytetarët, por kan qenë të hapura sigurisht dyert për pushtetarë!Së atyre iu duhen kafenet për ta treguar fuqinë e tyre ! Në kafene pos mezës dhe rakisë shtrohet edhe tema e politikës. Flasin ata për këtë temë edhe në vende të tjera, por kafenet janë bërë vende më specifike, ku duket së njerëzit edhe po marrin vendime te rendësishme.

Bëhën bashkë grupe të ndryshme të cilët japin mendime dhe marrin vendime. Ne kafene nisin edhe revolucionet. Kjo ka ndodhur historikisht në shumë vende të botës. Pushtetet në Ballkan, pa marr parasysh viktimat nga COVID-i, nuk janë rrëzuar nga froni! Nuk japin dorëheqje për pa zotësinë e tyre në menagjim të situatës dhe pa pergjegjësisë të cilën e kanë. Nuk janë larguar nga pushteti sikur që nuk janë larguar për 20 vite radhazi edhe pse lulëzuan banditizmat dhe plaqkat e të gjitha llojeve në Kosovë.

Nuk kan rënë asnjë pushtet së gjithmonë janë thirrë së janë duke i mbrojtur interesat shtetërore dhe interesat nacionale. Këtu e kan gjetur edhe strehën, e qytetarët sikur të gjitha këto i përqafuan?! Jeta jonë për gjithë këto vite ishte nën ingerencat e pushteteve hileqare. Kjo të cilën e bën kjo klasë politike për shumë vite nuk është politikë, kësaj i thonë politike e dreqit..!