Këndi i diplomacisë
Serbia dhe synimet gjeo-politike në Ballkan nuk kanë ndryshuar. Në kronikat e kohës gjithherë pati “nisma” të rrafshit politik dhe diplomatik, në vitet 1931-1935 “Pakti Ballkanik”, ku mbreti i vetëshpallur Ahmet Zogu dëshironte që Shqipëria të bëhej pjesë e këtij projekti serb. Ky projekt i ngjashëm me “Ballkani i Hapur”(sic!).
(Ballkani i Hapur nuk është federatë, por bashkëpunim ekonomik, ngjashëm me atë që kanë vendet e BE-së, pa humbur asnjëra sovranitetin e vet. Zogu erdhi në pushtet me ndihmën e ushtrisë serbe… /AÇ)
Tashti po në vitin 2021, Serbia ka dalur me projektin tjetër “Ballkani i Hapur”, që përmes Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut, ndonëse vendet tjera ballkanike Mali i Zi dhe Kosova nuk dëshiruan të jenë në vijat e “projektit”, me synimet e faktorizimit të Serbisë në Ballkan.
(Ballkani i Hapur është nismë e Projektit të Berlinit, për rritjen e bashkëpunimit rajonal, pranimin e 6 vendeve të Ballkanit Perëndimor të njëra-tjetrës, dhe afrimin e legjislacionit me BE-në, që integrimi në BE të bëhet sa më shpejt. Nuk është projekt i Serbisë, por përfiton edhe Serbia nga kjo, edhe pse disa shqiptarë e kanë harruar komplet përfitimin e tyre, nga frika e Serbisë. Shqiptarët i shkrijnë kufijtë e lëvizjes së lirë e biznesit me njëri-tjetrin, në 5 shtetet e Ballkanit, ku edhe gjinden rreth 7 milion shqiptarë. Nga frika e Serbisë, disa shqiptarë, në emër të nacionalizmit po mohojnë heqjen e kufijve mes shqiptarëve, ndërsa Kosova furnizohet me mallra serbe… Kjo kundërshti e tyre për Ballkanin e Hapur mund të shikohet edhe si kontribut në favor të Serbisë. /AÇ)
Shteti i Serbisë i ka borxh popujve jo serbë boshnjakë, kroatë dhe shqiptarë në hapësirën ballkanike, deri në shkallë të gjenocidit në kohën e luftërave të shpërbërjes së ish-Jugosllavisë. Në asnjë mënyrë nuk duhet lejuar që ky shtet vrasës, në këtë kohë ende po luan me kartën me njërën këmbë me Rusinë e Putinit dhe me barkun në Evropë, për të marrë primatin e faktorizimit në Ballkanin e trazuar me skenarët shfarosës për popujt jo serb(!).
(Ka dy rrugë për qasjen ndaj Serbisë, ose si kemi qenë deri tani, me konflikte e luftëra, ose afrimin e Serbisë me shtetet e tjera dhe bashkëpunimin. Në vendet ku është zbatuar, liberalizimi i tregut, që synohet me Ballkanin e Hapur, ka sjellë gradualisht edhe liberalizimin e politikës. Kjo do të thotë se me Ballkanin e Hapur, Serbia më parë e njeh Kosovën, se sa në kushtet e tanishme. Prandaj BE dhe SHBA dhe disa liderë në Ballkan, përfshij këtu edhe Ramën, synojnë liberalizimin e tregut në Ballkan, por që po kumdërshtohet nga 3 vende, si Kosova, Mali i Zi e Bosnja. Po presim si po shkon ky proces… /AÇ)
Çikago, dhjetor të motit 2021
Skënder Karaçica
Executive Director
Albanian-American Association
of Intellectuals Businessmen and Activists
Phone: +1 (708) 983-5394 | Email: [email protected]