E “vërteta“ serbe , dhe “vuajtjet“ e tyre

0
146
Fahri Xharra

Nga Fahri Xharra

Serbët gjithëmonë kanë qenë të privilegjuarit e Europës, Europës e Azisë ! Ose të themi ndryshe ishin të privilegjuar edhe në kohën e turkut, sepse interesat turke shkonin krahas me ato serbe, sepse nuk durohej elementi i madh shqiptarë në kuadër të perandorisë Osmane. Shqiptarët ishin kryeneq, udhëhiqeshin nga një instinkt natyroror; nuk e duronin të huajin mbi krye. Me aq fuqi sa kishin, kohë pas kohë e ngritnin kryet dhe iu ç‘rregullonin punët turqëve…

Ne si shqiptarë që jemi nuk duhet të mahnitemi me pozitën e shqiptarëve gjatë kohes së turkut ; ata ishin individët që laheshin në të mirat turko-osmane dhe nuk iu hante palla për popullin e vet. Por edhe sikur t`iu hante, po sa të mëndonin shqip, iu shkonte koka në Stamboll.

Sidoqoft ne e vazhdojmë temën për serbët; për të “vërtetën” e tyre dhe “vuajtjet” e tyre gjatë historisë. E dini që ata “kanë” histori të gjatë ? Vajëhalli, të futesh në botën e tyre të shkrimit, ata do t`i gjejshë këndej pari që para Isusit, sepse dhe Isusi kishte dalur prej tyre, dhe normalisht paska pasë “folur” serbisht… “ Sa punë e madhe iu është dashur hebrenjëve që të gjejnë përkthyesin nga serbishtja në hebraisht që të marrin në shënim predikimet e Krishtit. Normalisht Isusi iste serb dhe vinte mu nga këto anë.”

Dhe ne shqiptarët sa mbrapa jemi me shkencë dhe histori ? Kurrësesi të “bindemi “që serbët ishin të parët e këtyre anëve ! “Hyzmetin” po e bëjmë në mënyrë të heshtur në shërbim të tyre, por mos ta zgjas. E kam “hallin” tek serbët si popull i vuajtur, që shepsh ngrisin pyetjen pse janë në shënjsëtër të të gjithëve ? Ç`farë hipokrizije nacionale serbe ?

Edhe sot e kësaj dite (viti 2021) ata janë të privilegjuarit e Europës, por ata “qajnë” për fatin e tyre të keq që askush nuk po i do!!!!!

Mendësit serb ankohen se vuajtjet e tyre ishin nga se qëlluan historikisht aty ku janë në një udhëkryq të madh në mes të lindjes dhe perëndimit dhe në mes të veriut dhe jugit aty ku kryqëzohen interesat e të gjithë botës. Dhe pyesin ; “ nëse dikur ishim në udhëkryqin e rrugëve sepse nuk kishte rrugë të mjaftueshme, po pse të jenë sot kur a rrugë mjaf? “ Por fesatxhinjë si janë ata thonë se a mos duhet kërkuar dikund tjetër arsyen në “ urrejtjën” që e kanë të tjerët ndaj tyre ?

EUREKA ! E gjetën. “nëse të gjitha rrugët çonin në Romë dikur, sot ato çojnë në Berlin dhe Vjenë.”, sepse “gjermanëve duke dashur të jenë zotërues të botës”, Serbia gjithënjë “paska qenë“ pengesa e tyre kryesore, sepse iluzionet gjermane qenkan thyer mu këtu në Serbi, që nga koha e qerreve me dy rrotë e gjer tek takset më të rënda”. Besoj që e kuptuat ?

Serbët po pyesin : pse po i pengojmë Europës ? (Zašto im smetamo? //web-tribune.com/iza-kulisa/istina-koja-se-planski-krije-od-srba-ne-napadaju-nas-zato-sto-smo-na-raskrsnici-puteva-vec-zbog-neceg-drugog )

Dhe japi përgjegjegje “sepse serbët janë i vetmi komb në Europë që nuk ngërthehet me interesat e tyre . janë të vetmit si racë e bardhë që iu kanë këthuer pushkën amerikanëve“

“Iu pengojmë sepse na jemi i vetmi popull që gjenetikisht e duam dretësinë, dhe jemi të vetmit që biejmë viktima të dretësisë“ – thonë serbët.

Ata vajtojnë dhe i “shkulin” flokët se po iu falsifikohet historia? Sipas tyre më shumë iu ka sjellur dëme falsikimi i historisë së tyre nga gjermanët se sat ë gjitha luftërat qe i kanë pasur !!!!! Imagjinoni “që bota të sundon m lehtë me ta, në më mënyrë të planifikuar iu është “shkatërruar” historia. Gjatë luftës së parë dhe të dytë botërore, nga Serbia janë marrur mbi 40 vagona hekurdhor të materialit arkivor. Kur bombardohej Beogradi me 6 Prill 1941, janë shkatërruar mbi 350 ooo libra që nga fondi mesjetar me vlerë të pa llogaritur”. Mjerim ! e shifni se çka kanë humbur serbë?

E vazhdojmë ndonjë here tjetër me “humbjet“ serbe, dhe me shkatërrimin e qëllimshëm të historisë së tyre.

Aurel Dasareti, (ekspert i shkencave ushtarake-psikologjike) në shkrimin e tij të fundit thotë ”Për një komb të caktuar, me rrënjët e veta-gjenealogjinë, me një kujtesë etnike, me një popullsi të dhënë, territorin, me zakonet e tij, gjuhën e tij, situatën gjeopolitike, pasuritë, cilësitë e mira e të këqija, duhen gjetur ligjet që i përshtaten.

Edhe pse shqiptarët nuk kanë druajtje të tepërt prej sundimtarëve, janë tejet të bindur dhe verbuar. Janë prej atyre kombeve që nënshtrohen jo pse autoriteti iu shkakton aq frikë, por sepse ata kanë aq frikë – jo nga autoriteti, por prej jetës – sa kërkojnë një pushtet të cilit t`i nënshtrohen. Ndërkaq, sundimtarët e tyre injorantë, kanë nevojë për një prijë të fuqishme, të fortë, që të kompensojnë ligështinë e tyre. Dhe, e gjejnë te fqinjët. Prandaj Shqipërinë e urdhëron Greqia, Kosovën Serbia, Turqia…

Fahri Xharra, 02.12.21
Gjakovë