Tregim nga libri “SHOKË VITAL VIGANIKË SHOQE VIGANESHA VITALE”
Sali leka
Lexues të apasionuar për letërsi në prozë, poezi e melodi, por edhe me vullnet, guxim, ovacion e krenari për dashuri,lumturi,harmoni e mrekulli. Së afërmi do të lexoni librin me titull: “me dashurinë e vec për dashurinë”, libër shumë I vecantë dhe mjaft iteresant nga librat e mi të tjerë. Por akoma më I vecantë e më interesant është romani I madh me titull: “ME GËZIMIN E KUJTIMEVE TË SHOKËVE E TË SHOQEVE TË MIJA”, që kam dëshirë të madhe ta botoj pas tre-pesë vjetësh. Ndërsa sot po citoj kujtimin e parë nga shtatëdhejtë e pesë kujtime që ka libri.
U dashurova me një vajzë vitale e vigane dhe e pagëzova me emrin “JETA”. Mirëpo Jetën e mirë e dashuroi edh eshoku im Lirimi i dashur fisnik e besnik. Ta gëzosh Jetën e mrekullisë e ta mbajsh mirë, si perëndesh Hyjnore, i thashë unë shokut tim Lirimit kreshnik. Jo ,jo ,o poet, o shoku im i veçantë, më tha Lirimi. JETA është e jotja, të gëzoni e të jetoni. Unë nuk e dija se dashurohet me ty, prandaj i shfaqa dashurinë time. Epo ateherë do të veprojmë drejt o Lirim, o shoku im sublim, – i fola unë. Do ta lejmë JETEN tonë të dy, të dashurohet me cilin të dojë, e lirë të shikojë e për dashuri vetë të kërkojë.
Shoku im Lirimi, u gëzua shumë, i pëlqyen fjalët e mija, më kapi për dore e më tha: Eja shoku im poet human, bujar i dashur, guximtar trim, t’ia themi JETES tonë lajmin e mirë dhe vrapuam e takuam JETËN e urtë e të butë. JETË O JETË, – i fola unë i pari. Bëj sic di e do vetë. Qysh sot mua e Lirimin na ke të dy shokë të fortë e besnikë. Kurse për dashurinë kërko e gjej dikë tjetër njeri. Ndërsa JETA na falenderoi e na tha: Jam shumë e gëzuar që jeni të dy shokë si dy vëllezër për kokë.
Po aq e gëzuar jam, që nuk u grindët, nuk u vratë e nuk u masakruat për dashurinë për mua, sic bëjnë djem e burra të tjerë, që vriten e coptohen për dashurinë e një vajze. Për simpatinë e admirim për ju të dy do tu afroj shoqen time e zgjidheni vetë,-na tha JETA jonë humane. E si e ka emrin e familjes shoqja jote? E pieta unë JETEN. Vera e ka emrin shoqja ime o poet I humorit, I gëzimit,-mu përgjigj JETA.
Epo Vera edhe si emër u përshtatka e ngjasonka me Lirimin, me shokun tonë,-fola unë përsëri. Vera me Lirimin do ti lulëzojnë e blerojnë malet e fushat plot me lule e trëndelina nëpër pllaja e lëndina. Eja nesër e na sill Verën e luleve, – ju luta unë JETËS tonë. Do ta sjell patjetër o poet i papërtuar me laps e letër, Verën e bukur mu përgjigj JETA. Të nesërmen edhi JETA bashkë me shoqen e saj Verën e bleruar plot freski. Unë sa e pashë I thashë: Sa shumë qëi përshtatesh Lirimit, moj Vera e lulëzuar dhe i afrova të dy bashkë. Po ti me cilën përshtatesho poet i shkëlqimit, i admirimit, i dashurisë së vërtet njerëzore dhe I harmonisë shoqërore, – më pyeti Vera mua. Ndërsa unë iu përgjigja Verës hazër xhevap: Mua më përshtatet ajo shoqja tjetër e jotja, sepse JETËN, unë e Lirimi e kemi tani shoqen tonë si motër e mirë. Përvec JETËS unë s’kam shoqe tjetër, -ma ktheu fjalën Vera.
E pamundur mos të ketë shoqe tjetër Vera plotlule e aroma dafinash e trëndelinash, – fola unë pësëri Verës mahnitëse e magjepseëse. Bëra shaka e humor me ty o poet epiko-lirik, më tha Vera. Se JETA më ka folur që poeti është edhe shakaxhi, gazmor e humor e qesh sa të duash. Është satirik e sarkastik eposik I madh e romantik pa kufi e pandalim. E për ty kam shoqen tjetrën që të përshtatet aq mirë saqë do të knë inat e zili edhe ciftet e dashnoreve të artistëve të HOllivudit Amerikan. Por shoqja tjetër e imja vjen në Tiranë mbas tri ditësh,ka shkuar me nënën e saj në qytetin e lindjes, – më tha Vera e mrekullueshme. Dërgoi shoqes telegram urgjent dhe shpejt letër rekomande, – ju luta unë Verës së sinqertë. Shkruaj e thuaj : poeti, shoku im të dashuron e të këshillon kët tri ditë puthu atje ku je dyqind herë me cilin të dojë vetë, se kur të kthehesh në Tiranë poeti do të puthi dyqind milion herë , gjithmonë dimër e verë.
Qeshëm e ja plasëm gazit me të madhe Lirimi, Jeta, Vera edhe unë autori I këtyre fjalëve dhe këtij libri me shumë kujtime. Pastaj u ndamë dhe mbas tri ditësh u mbodhem në vendin e takimit. Lirimi me Verën erdhën cift. Kurse Jeta erdhi me shoqen e Verës. Mbasi u përshëndetëm , unë I fola I pari:oj Vera! Oj Vera e Lirimit e blerimit e shkëlqimit! Kjo shoqja jote, trupin buzët e faqet I paska beterr e krejt sterr, por ama mjekrën e paska mjalt e sheqer dhe e putha fort në mjekër. Pastaj i thashë: Më fal , më fal! Bëra shaka e humor romantik. Se ti o shoqja e Verës qënka super mrekulli e vigane shëmbullore. Madje ti o krenare e guximtare planetare, ma kaloke e qenke edhe mbi mua poetin voluminoz, i mbushur plotme poezi jetike mbi Qiellore dhe Teuratike Hyjnore. Prandaj po nuk me dashurove , më qëllo me dy shuplaka fytyrës për dënimin e puthjes së mjekrës.
Por shoqja e verës u afrua akoma ngjit me trupin tim dhe më foli me butësi: nuk të qëlloj kurrë me shuplaka o poet që nuk ngec në kllapa. Më ka folur Vera për ty. Të kam dashuruar qysh pa të parë me sy . e tani dua të thith zemrën. Edhe unë dua ta thith shpirtin, – I fola unë dhe I putha dy herë mjekrën. Pastaj e mbodha me krahët e mi dhe i rrëshqita buzët e mija në gushën e saj sherdelike e magnetike. Mirëpo këto ngjarje të shkëlqyshme e të pëlqyeshme dhe të tjera kujtime të gëzueshme e të paharrueshme do ti lexoni në faqet e librit “me gëzimin e kujtimeve të shokëve dhe te shoqeve të mija” unë autori i këtij libri të vecantë, kam qënë shumë i fortë dhe jam e do të jem. Oqean i madh indi e gjaku për shokët e shoqet e mia kam e do të kem sidomos tetë shoqe, shtatë shokë.
Shteti kumunist ka qënë shtypës mizor i mendimeve të mira oponente, humane e disidente. Aq sa ishte mizor e brutal e i egër, ishte dhe injorant e mediokër, që nuk kuptonte: sa më shumë ti shtypësh mendimet e njerëzve, po aq me forcë reagojnë njerëzit guximtarë e krenar dhe gjejnë metoda e marifete të jera për ti dhënë mendimet e tyre. Kështu unë, shkrimet që nuk I botonte censura ua jepja njerëzve të njohur e të panjohur. Shumica e tyre më kanë kuptuar e falenderuar. Vetëm dy vajza e tri gra më kanë folur keq, sharë e ofenduarbanalisht. Kurse tridhjetë e shtatë burra me kanë denoncuar e dorzuar shkrimet e mia në organet e policisë, duke më quajtur shkrimtar i deklasuar dhe i degjeneruar moralisht e politikisht, kundra partisë, komunizmit e marksizmit.
Kurse burri i Rasnijes më thoshte: “Ty or manar nuk të kallëzoj në polici,se ti edhe Enverit I ke bërë syhyre magjie e nuk të dënon as të pushkaton. “Burri I Rasinijes nuk e donte shkollën, as artin e letërsinë, as njerëzzit e shkolluar dhe I quante gomarqë duhetn lidhur fort me kapistër, por Enveri I lën të lirë. Nuk dinte as me numëru. Më thoshte mua I ke dhënë pesëqind faqe shkrim Rasinijes e këto I dukeshin shumë. Në fakt unë Rasoinijes I kisha dhënë njëmijë e pesëqind faqe romane e novella e poezi, sepse ajo lexonte shumë. Për dëshirën, pasionin e vullnetin e Rasinijes për të lexuar do ti shikoni në pjesën e dytë të këtij romani.
As jam dekurajuar as kam ndaluar nga prockullat e gelbockat e burrave zhel zhig si burrri I Rasinijes mendimtare e guximtare. Rasinjia shoqja ime fisnike speciale viganesha vitale si fratesa e sokolesha potenciale.
DASHURIA E PËRMALLIM, LOT E MJERIM
Ashtu si vjazë e mirë, e drejtë, e sinqertë, e dashur e besnike Ëngjëllesha e Qiellit e Perëndesha e Diellit, ka edhe vajza e gra të tjera Shqipëtare. Për këto gra të mrekullushme me veti, virtuale e cilësi të larta, shembullore dhe të pastra e të shkëlqyeshme Humano-Hyjnore, unë autori I kësaj novele përkujtimore,simbolike e jetike, poeti e romancieri voluminoz eposik Sali Leka, asnjë cast nuk kam përtuar e nuk jam plogështuar, por kam shkruar e shkruar libra, romane e novella për jetën e tyre, për dashurinë e tyre me shumë pengesa e telashe, ibrete e tmerre të paimagjinueshme.
Gjatë dashurisë së tyre me burrat që dashurojnë vajzat e gratë shqipëtare përballen keqas me brenga të lemerisura, me veprime të llahtashme obskurantiste të njerëzve që nuk e duan dashurinë e lumturinë, as qetësinë, rehatinë, harmoninëe gëzimin e jetës së vajzave e të grave shqipëtare, por duan t’i shohin keq e më keq, duke vuajtur e torturuar, duke qarë e vajtuar si në xhenem ferri e zi. Kështu në vitin 1987, unë shkrova e paraqita për botim librin me titull: “Dashuri e permallim lot e mjerim”.
Libri i ka ngjarjet me dashurinë e shokut tim me shoqen time, vjazë model e shembull. Por jeta e dashuria e tyre hasi në vështirësi të të pakapërcyeshme me strukturat e shtetit antihuman komunist, por edhe me disa segmente të shoqërisë anarshiste , anarkiste, që në ato vite quhej socialiste e komuniste, proletare e revolucionare. Prandaj dashuria e shokut tim Besarit dhe shoqes time Florinës, u mbyt në pellgun e mjerimit, të lotëvë e të përmallimit.
Familjet e të dyve i internuar për shkakun e burrave të burgosur e të arratisur nga fiset e miqtë e tyre. Librin me titull “DASHURI E PËRMALLIM LOT E MJERIM” në vitin 1987 nuk e botuan dhe mua më akuzuan e mu vërsulën se përkrah e ndihmoj armiqtë e partisë e të komunizmit. Lëvdoj dhe simpatizoj njerëzit e internuar të deklasuar e të dengjeneruar fundurina e mbeturina të shoqërisë mikroborxheze.
Libri i titulluar “shokë vital viganikë shoqe viganesha vitale” ka 225 tregime me ngjarje dhe episode të mahnitshme të paharrueshme. Akoma më të mrekullueshme të dobishme e të sahishme janë tregimet e librit “FISNIKËT E TEURATIKËT E SHEKULLIT 20”. Pascka se tani jemi ne shekullin e 21 edhe fisnikët e teuratikët janë pakësuar. Po ashtu edhe besnikët e kreshnikët. Akoma më keq janë shtuar kautikët munafikët rratikët, xhahilikët dhe urithikët.
Sali Leka Cel: 0683855304
Shënim ekskluziv me 7 vargje poetike lirike metaforike
Është koha me u gëzuar me admirim e pandalim.
Është koha me u dashuruar me aromë e shkëlqim.
Është epoka me jetuar me iradim jehon e krenari.
Është epoka me u lartësuar me vitalizim e ilmin.
Pavitalizim e ilmin nuk ka as dashuri as lumturi.
Pa iradim e krenari nuk ka jet me blerim e mrekulli.
Por edhe ditën me diell muz skëterr errësim.
Tiranë, dhjetor 2021