Platforma më e madhe online e librit shqip, Bukinist.al publikon 10 librat më të shitur të muajit nëntor, periudhë në të cilën është zhvilluar edhe Panairi i Librit. Shfaqen autorë të rinj si Lea Ypi: Kryesojnë librat e biznesit dhe zhvillimit personal: Rikthim tek klasikët e huaj dhe shqiptarë….
Muaji nëntor përkoi me zhvillimin e Panairit të 24-ërt të Librit në mjediset e Pallatit të Kongreseve. Njëherësh, edhe platforma më e madhe online e librit shqip, Bukinist.al zhvilloi fushatën 25-ditore të quajtur “Nëntori i librit”, ku pati oferta deri në 50%, informim të vazhdueshëm për titujt e rinj dhe intervista me botues për librat që u hodhën në qarkullim për herë të parë. Surprizë e muajit të kaluar ishte romani “Të lirë” i Lea Ypit, i cili pasi është botuar në gjuhë të tjera vjen edhe në shqip.
“Rruga jonë – rruga e suksesit në biznes”, një libër i shkruar nga biznesmeni, trajnuesi dhe filantropi Vasil Naçi, dhe Dr. Alma Bici, sjell modelin e Agna Group si model suksesi për zhvillimin e një sipërmarrje, me kulturën, vlerat dhe bindet që përqafon një biznes. Risi ka qenë edhe libri me tregime i Julio Cortazarit, sjellë në shqip nga Aurel Plasari dhe botuar nga Aleph.
“Derrkuci i Krishtlindjes” nga Joanne K. Rowling, i sapobotuar nga Dituria, ka ngjallur interesin e lexuesit, ndonëse nuk ka nisur ende të ndihet atmosfera e Krishtlindjes.
Dostojevski dhe romanin e tij “Krim dhe ndëshkim” mbetet ndër klasikët më të pëlqyer nga lexuesit. Mes klasikëve modernë renditen edhe librat e Ismail Kadaresë dhe Jeffrey Archer.
Edhe librat e zhvillimit personal si “Babai i pasur, babai i varfër” i Robert Kiyosakit dhe “S’ka më justifikime” renditen ndër 10 titujt më të kërkuar të muajit nëntor tek Bukinist.al.
Për më shumë, ju ftojmë të ndiqni librat më të kërkuar, si më poshtë:
Libri është një gjysmë roman autobiografik, gjysmë ese filozofike, për lirinë dhe çfarë do të thotë të jesh i lirë dhe të kesh përgjegjësi si individ në periudhën e ndryshimit të sistemeve. Libri flet për një fëmijë që rritet në fund të viteve ‘80 në Shqipërinë e komunizmit, është një lloj roman formimi, romani i rritjes, ku personazhi kryesor rritet, kapërcen fëmijërinë dhe përjeton hyrjen në adoleshencë, ndërkohë që edhe shteti ku ajo jeton pëson të njëjtin transformim. Pra, është një fëmijë që kërkon lirinë në një vend që është gjithashtu në kërkim të lirisë.
Lea Ypi, profesoresha e Teorisë Politike në London School of Economics, sjell perceptimin prej fëmije të Shqipërisë së rrënuar në komunizëm dhe në përpjekjet e saj drejt lirisë në post-komunizëm. Ky roman ka qenë një befasi e madhe pasi po botohet në 15 gjuhë të ndryshme të botës dhe së fundi është përgatitur nga anglishtja në shqip nga shtëpia botuese Dudaj
“Rruga jonë, rruga e suksesit në biznes” nga Vasil Naçi dhe Alma Bici
Presidenti i Agna Group, trajnuesi dhe filantropi Vasil Naçi dhe Dr. Alma Bici sjellin për lexuesit librin e ri “Rruga jonë, rruga e suksesit në biznes”, – i cili në vetvete përmbledh një përvojë të gjatë në zhvillimin e kompanisë Agna Group dhe që ofrohet si model edhe për sipërmarrësit shqiptarë. Libri është një variant i përpunuar i botimit të mëparshëm “Është rruga jonë”, i parë me imtësi në kontekstin e zhvillimeve të reja në biznes
“Rruga jonë, rruga e suksesit në biznes” përfaqëson filozofinë e biznesit në Agna Group, është një formulë suksesi e jetësuar tashmë, drejtuesit e të cilës po e ndajnë me të gjithë ata që e kanë lidhur jetën me biznesin dhe e shohin të ardhmen brenda tij.
Përmes këtij libri ne kuptojmë më mirë sesi të ndërtojmë një kulturë në organizatën që punojmë, – mësojmë sesi të kemi punonjës dhe partnerë më të mirë dhe sesi të ndërtojmë një mekanizëm që të kemi klientë besnikë.
Ky libër vlen për të gjithë ata që e shohin jetën dhe biznesin si procese dinamike në ndryshme të vazhdueshme dhe menaxherët apo drejtuesit duhet të përballen me ndryshme të vazhdueshme.
“Gjuetari i balonave” nga Khaled Hosseini
E veçanta e këtij libri qëndron në atë që Khaledi krijon botë brenda në libër dhe të fut në atë botë, në libër ti e përjeton jetën pa zbukurime, pa çmendurira e marrëzira ….vetëm në thjeshtësi. E teksa lexon e lexon dhe jeton në faqet e këtij libri të vjen keq për fundin e papritur. Të duket sikur shkëput një pjesë tënden dhe e lë mënjanë, të vjen ndërmend çdo episod i librit dhe kthimi në botën “me këmbë në tokë”.
“Babai i pasur, babai i varfer 1” nga Robert Kiyosaki
Libri është një udhërrëfyes i mirë për mënyrën sesi duhet të shikojmë paranë, sesi duhet ta shpenzojmë atë, mënyrën sesi duhet të investojmë të ardhurat tona. Pak por e sigurt secili prej nesh kur ka lexuar librin e ka gjetur veten në atë që në libër quhet “kurthi i miut”, që do të thotë të punuar vetëm për të mbijetuar dhe jo për të investuar. “Kurthi i miut” është rasti i një personi i cili punon vetëm për të arritur ti mbijetoj shpenzimeve që lindin gjatë një muaji dhe nuk i mbetet asnjë e ardhur për të kaluar në muajin tjetër. Me të drejtë konsiderohet edhe sot si “libri i shenjtë i sipërmarrjes”.
“Krim dhe ndëshkim” nga Fjodor M. Dostojevski
Pa dyshim vepra më e fuqishme e F.M.Dostojevskit. Një libër që të përpin. Ndoshta nga të rrallët libra që mund të lexohen shumë herë. Magji e psikanalizës së vërtetë. Dhe një psikanalizë tjetër, më vete është edhe mënyra e jashtëzakonshme si e përshkruan Stefan Cvajgu Dostojevskin
“S’ka me justifikime” nga Brian Tracy
Ky libër do të të shërbejë si udhëzues që të bëhesh hap pas hapi njeri madhështor që të mund të bësh arritje madhështore në jetën tënde personale dhe profesionale, përmes tri fushave: qëllimet personale; qëllimet në biznes dhe lumturinë e përgjithshme.
“Qielli i rremë dhe tregime të tjera” nga Julio Cortazar
Shpjegimi i alkimisë së fiksioneve të Cortázar-it, që shkrin fantazine me irreale me jetën gazmore te trupit dhe te mugés, jetén e imagjinates, te lire dhe pa pengesa, me jetén e kushtezuar të trupit dhe të historisë, qendron te stili. Një stil që mrekullisht shkërben rrefimin gojor, zhdervjelltésinë e rrjedhshme të së folurés sé perditshme, shprehjen spontane, pa kozmetike dhe pa vetëfryrje, té njeriut të rëndomtë…
“Derrkuci i Krishtlindjes” nga Joanne K. Rowling
Nga gjenia krijuese e J.K. Rowlingut vjen një nga tregimet më të bukura të Krishtlindjes shkruar ndonjëherë, i mbushur me butësinë e parezistueshme të fëmijërisë përballë misterit të madh të humbjes.
Një aventurë emocionuese për dashurinë e një fëmije për gjënë e tij më të çmuar dhe se sa larg do të shkojë për ta gjetur. Një përrallë për të gjithë familjen, nga njëra prej tregimtareve më të mëdha në botë.
“Bija plangprishëse” nga Jeffrey Archer
Ky libër është vazhdimi i sagës së “Keini dhe Abeli” dhe vazhdon të zbulojë detaje emocionuese të jetës së Florentinës, bijës së multimilionerit Abel Roznovski.
“Pallati i ëndrrave” nga Ismail Kadare
Pallati i Ëndrrave” është një nga romanet thelbësore të Ismail Kadaresë, me frymën e epikës, të cilën letërsia europiane e quante të shteruar: me njëmbëdhjetë romane, – titujt kryesorë të të cilëve po përkthehen herë pas here, vepra e tij vazhdimisht ka qenë në listën e kandidaturave për çmimin “Nobel”, në emër të letërsisë së Shqipërisë. Ai do ta meritonte atë çmim edhe sikur të kishte shkruar vetëm “Pallati i Ëndrrave”, si hipotezë mbi historinë e vërtetë të viktimave të vrasjeve të mëdha ose mbi atë pagjumësi kolektive që perandoria otomane nuk mund të tolerojë.
Librat i gjeni online tek Bukinist.al