TemA, 8 tetor 2016
Ka ndërruar jetë në mënyrë të papritur Gilman Bakalli, pedagog i Universitetit Europian të Tiranës.
Bakalli është prekur nga një leuçemi akute, që nuk i ka dhënë kohë të bëjë betejën e tij kundër sëmundjes.
Bakalli është një nga personalitetet e filiologjisë në Shqipëri, i shkolluar në Universitetin e Graz-it në Austri.
Ai u përfshi përkohësisht në politikë në vitin 2005 si deputet i Partisë Demokratike, por u nda shpejt brenda më pak se dy vitesh prej saj dhe pas vitit 2009 vazhdoi jetën akademike.
Ishte një përkthyes i shkëlqyer, publicist i njohur dhe një zë i adhuruar i opinionit publik.
Shënim: Humbja e Gilmanit, është një humbje për Shkodrën dhe për shoqërinë shqiptare, pasi ai ishte një zë i guximshëm dhe shpesh i pakompromis, në përpjekjen e tij për ngritjen e shoqërisë sonë në një nivel më të lartë të arsyetimit dhe komunikimit. /AÇ