Kompleksin Memorial “Adem Jashari” në Prekaz të Drencës e kanë vizituar 13 milionë qytetarë nga trojet shqiptare dhe nga vendet e botës

0
216
Adem Jashari

Në dritën shqiptare

Këtë e ka bër të ditur, Bekim Jashari, në një bisedë me TV Klan nga Shqipëria (me gazetarin Blendi Fevziu).

Në Prekaz dhe në Drenicë, u thyen kthesat e padrejtësive historike ndaj kombit shqiptar, që u bën para syve të Evropës me skenarët e njohur, të grabitjes së trojeve tona nga fqinjët dhe vrasja tragjike e Kosovës…!

Në Prekaz dhe në Drenicë, pushka e djelmenisë dhe flaka e luftës (UÇK) kundër regjimit fashist të Serbisë, shqiptarët e prekën ëndrrën shekullore të Lirisë dhe Pavarësinë e Kosovës…!

Në Prekaz dhe në Drenicë, erdhën për të vizituar Kullën e djegur, varret e familjes së Adem Jasharit, që u bënë lulet e Lirisë për Kosovën martire…!

Erdhën 13 milionë qytetarë nga trevat tona dhe nga vendet e botës për të parë nga afër se si vdekja heroike në Prekaz të Drenicës, e kthej mbarë historinë kombëtare dhe padrejtësitë ua kthej atyre që për dy shekuj, Evropa u bë e shurdhër për vdekjen dhe shfarosjen në substancë të shqiptarëve nga regjimet e Serbisë(!).

Në Prekaz në Kompleksin Memorial “Adem Jashari” erdhën për të vizituar 13 milionë qytetarë nga trevat tona dhe nga vendet e botës!

Erdhën në Prekaz dhe në Drenicë…!

Çikago, nëntor të motit 2021


Skënder Karaçica
Executive Director

Albanian-American Association
of Intellectuals Businessmen and Activists

Phone: +1 (708) 983-5394 | Email: [email protected]