“Ti” është romani me temën më interesante që keni lexuar ndonjëherë. Shkrimtari Ilir Muharremi ka përfshirë, dashurinë, divorcin, luftën e fundit në Kosovë, drogën, plaçkitjet, burgun dhe prapë dashurinë. Po ju sjellim një fragment nga ky roman:
“Hyra në bankë, ecja ngadalë, madje tash isha mësuar dhe nuk kisha ndonjë frikë. Vazhdoja me të njëjtën metodë…: letrën, pa zhurmë, fjalët i lexonte punonjësja dhe m’i jepte paratë. “Hajde pra, e di që mund ta bësh më mirë se aq.”, – i thashë punonjëses. “Janë shumë para.”, – u përgjigj ajo, që kishte sy të mëdhenj dhe balluke në ballë. Kishte veshur një kostum jo firmato, por nga më të lirët, siç dukej. “Janë thjesht njëqind lekë të bashkuara në një, tash të gjitha paratë, që i ke në sirtar.”, – i thashë. E ktheja kokën pas, askush nuk më vërente…”