Gani I. Mehmeti
Si shembull, mora këtë urim nga FB.
Nuk di se ka diçka të keqe urimi në gjuhën shqipe. Është një urim i mjaftueshëm për datëlindjen e shoqes, në të cilin janë dhënë të gjitha: Urimi, dëshira për të jetuar gjatë, e lumtur dhe me shëndet.
Mua më kërceu e m’u duk si e tepërt, tani urimi edhe në gjuhën angleze! Vallë, a nuk mjaftoi urimi në gjuhën shqipe, a ka nevojë të urohet tani edhe në gjuhën angleze, si një gjuhë e huaj, ani pse ajo synon dhe pothuaj është bërë si një gjuhë botërore. Apo, ne jemi mësuar ta nënçmojmë gjuhën tonë Shqipe, gjuha më e vjetër në Europë, prej së cilës dolën edhe shumë gjuhë të tjera, që sot janë rritur e shtuar më shumë se vetë kjo, nga e cila dolën.
Nuk besoj të jetë edhe një popull tjetër në botë që kaq shumë e ulë Gjuhën e vet dhe vetvetën karshi gjuhëve dhe popujve tjerë, kaq sa ne!
Absolutisht nuk jam kundër mësimit e njohjeve të gjuhëve të huaja, por jam kundër përdorimit të tyre në komunikimin ndërshqiptar, pse përveç që është e panevojshme, e ulë dhe e nënçmon Gjuhën Shqipe, sikur kjo nuk paska fuqinë e të shprehurit dhe të kuptimit të mjaftueshëm!
Jam gjithherë me Fishtën, i cili mallkon të gjithë ata që e përdorin pa nevojë gjuhën e huaj në vend të shqipes!
Pra, mësojini, përvetësojini gjuhët e huaja, por të mos jenë e të mos i prdorni asnjëherë në dëm të gjuhës Shqipe, sepse ashtu nuk do të bëheni më të mëdhenj, as më të ditur, as më të fortë, përkundrazi!
Një të huaj, do e uroja në këtë mënyrë: Më parë në gjhën shqipe e pastaj edhe në gjuhën e tij, por jo një bashkëkombas timin!
Nderroje emrin tend Arabik pastaj fol per gjuhe SHQIPE.
Une e kam nderrue nga Mahmut Gllavurda ne Dardan Gashi
Komentet janë mbyllur.