13 marrëveshje të përbashkëta sot në Elbasan

0
87
Mbledhja e qeverive në Elbasan

Albin Kurti

Me 13 marrëveshjet e sotme në Elbasan, në mbledhjen e shtatë të dy qeverive tona po e liberalizojmë kufirin midis nesh për qytetarët, duke lehtësuar qarkullimin e qëndrimin, dhe, po e shtojmë bashkëpunimin ndër-institucional, duke shkëmbyer informacionet e përvojat e duke bashkërenduar detyrat dhe aktivitetet.

Marrëveshjet e sotme mundësojnë:

– leje-qëndrim të përkohshëm 5 vjeçar,
– lehtësim në procedura doganore – vendosja e zyrës doganore të Kosovës në Portin e Durrësit dhe Porto Romano,
– hapje e pikës së përbashkët të kalimit kufitar Shishtavec (Kukës) – Krushevë (Dragash),
– studim fizibiliteti për ndërtimin e hekurudhës Durrës–Prishtinë;
– kalendar i përbashkët kulturor vjetor;
– bashkëpunim për konservimin, restaurimin, mbrojtjen dhe promovimin e trashëgimisë kulturore
–  njësim i diplomave, certifikatave dhe gradave shkencore,
– ndihmë e ndërsjelltë juridike në çështjet civile dhe tregtare,
– përafrim të politikave bujqësore për heqjen e tarifave të kontrollit import-eksport;
– mbrojtje sociale për të moshuarit dhe fëmijët, dhe
– formalizim të Sekretariatit Koordinues Ndërqeveritar.

Falënderoj Qeverinë e Republikës së Shqipërisë, Kryeministrin Edi Rama dhe Sekretariatin Koordinues Ndërqeveritar drejtuar nga Gentian Sala për bashkëpunimin.

https://kryeministri.rks-gov.net/kryeministri-kurti-le…/
https://kryeministri.rks-gov.net/kryeministri-kurti…/