IMAGE POINT FR/NIH/NIAID/BSIP/Universal Images Group via Getty Images
TheBlaze.com, PHIL SHIVER, 26 nëntor 2021 – Përktheu Arben Çokaj
Një variant i ri COVID-19 i identifikuar së fundmi në Afrikën e Jugut po shkakton shqetësim nga ekspertët e shëndetit publik në të gjithë globin, për shkak të numrit të tij të lartë të mutacioneve dhe rritjes së transmetimit tek të rinjtë. Disa madje po paralajmërojnë se tipi i ri mund të rezultojë të jetë më i rrezikshëm se varianti Delta.
Cilat janë detajet?
Është e paqartë se ku lindi fillimisht ky tip i ri, i njohur më parë si B.1.1.529, por ai u zbulua për herë të parë në Afrikën e Jugut dhe që atëherë është zbuluar midis udhëtarëve afrikano-jugor në Botsvanën fqinje si dhe në Hong Kong, raportoi Associated Press. Të premten, Izraeli tha gjithashtu se kishte zbuluar disa raste.