Në familjen time në Çikago dhe filmi “Nëntori i Dytë”

0
183
Flamuri shqiptar

Fletëza historike

Për nder të Festës së Flamurit, Ditës së Pavarësisë së Shqipërisë (28 Nëntor 1912), në familjen time në Çikago dhe filmi “Nëntori i Dytë”!.

Tashmë larg atdheut dhe malli, që, si thoshte Ismail Qemali, e qan gurin, përmes filmit u aktivizua kujtesa e orës së historisë për të bër Shqipërinë të lirë për shqiptarët; pesëqind vjet luftë, pesëqind vjet vetmi nën Perandorinë Osmane.

Njerëzit e udhës të Ismail Qemali ishin nisur për në Vlorë për të shpallur Ditën e Pavarësisë së Shqipërisë dhe Flamuri Kuq e Zi i qendisur nga Marigona,u bë ora e madhe e historisë në vete për popullin shqiptar dhe Shqipërinë tonë!

Për fëmijët, foli Ismail Qemali: Këta do të gëzojnë Shqipërinë e lirë!Në përgjigjën e zotit të konakut ku kishte shkuar me shokët e udhës Ismail Qemali se nuk bëhet kijameti për të qendruar edhe pak, ai i mbushur në shpirt me panteonin e atdheut, i thoshte: Kijameti bëhet për një minutë…! Për fëmijtë gjumi i rritë, ndërsa një popull që fle, vdes…!

Akti i shpalljes së pavarësisë,nënshkrimi i delegatëve në Vlorë… Kryeminsitri Ismail Qemali hyri në zyrën e tij dhe duke shikuar në programin e punës, e njoftuan se po vjen Isa Boletini…!

Po vjen Isa Boletini, po vjen Kosova në Vlorë…! Merre Flamurin dhe doli për të pritur Gjeneralin e Maleve të Kosovës.Përqafime dhe përmes Flamurit: Mirë se vjen Isa Boletini. E paçim për jetë Shqipërinë…! Pjesa e fundit e filmit “Nëntori i Dytë” dhe ardhja e Isa Boletinit në Vlorë, ishte skena e filmit që,deomos duhet të dalin lotët për orët e historisë kombëtare…! Lotët, që siç thotë fjala e popullit nuk është turp me qajtë për atdheun…!

Në familjen time në Çikago me filmin “Nëntori i Dytë” festuam Ditën e Flamurit për Shqipërinë e lirë!

Çikago, 25 nëntor të motit 2021


Skënder Karaçica
Executive Director

Albanian-American Association
of Intellectuals Businessmen and Activists

Phone: +1 (708) 983-5394 | Email: [email protected]