Mbledhja e përbashkët e dy qeverive, Kosovë-Shqipëri

0
127
Mbledhja e qeverive

Sot në Elbasan po mbahet mbledhja e përbashkët, e shtata me radhë e Qeverisë së Republikës së Kosovës dhe Qeverisë së Republikës së Shqipërisë.

Disa marrëveshje pritet të nënshkruhen në këtë mbledhje.

Por, ato që tashmë janë bërë të ditura, janë marrëveshja për sigurime shoqërore, ku është kërkuar autorizimi për nënshkrim nga Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, marrëveshja për lejet e qëndrimit në afat 5-vjeçar, përmes një aplikimi të thjeshtë dhe ajo për lehtësimin e procedurës së njohjes së diplomave.

Do të nënshkruhet edhe një memorandum mirëkuptimi për studimin e fizibilitetit për ndërtimin/rehabilitimin e segmentit hekurudhor Durrës-Prishtinë, raporton Telegrafi.

Po ashtu pritet të ketë edhe marrëveshje në fushën e sigurisë.

Kurti: Le të flasim si diplomatë e të punojmë si patriotë

Kryeministri i vendit, Albin Kurti në mbledhjen e përbashkët të dy qeverive Kosovë-Shqipëri tha se shqiptarët janë njerëz optimist dhe në mot jo të mirë e kur bie shi, e që shiu në Kosovë thuhet se është bereqet.

Kurti tha se në mbledhjen e përbashkët tha se duhet të flasim si diplomat e të punojnë si patriot.

“Është mbledhja e shtatë e dy qeverive, por e para e imja si kryeministër…. sa herë që vij në Shqipëri, sikur qytetarët e Kosovës kam një ndenjësi të veçantë. Jemi një lis me dy degë…”, tha ai.

Kurti tha më tej se shoqëria në Kosovë befas ka përjetuar zëvendësimin e simboleve shtetërore dhe kjo ishte e dhimbshme.

Rama flet për marrëveshjen për heqjen e lejeve të qëndrimit dhe hapjen e pikës kufitare në Kukës

Në Elbasan ka nisur mbledhja e Qeverisë së Shqipërisë dhe asaj të Kosovës.

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama ka thënë se është kënaqësi të mbahet mbledhja e dy qeverive shqiptare, transmeton Telegrafi.

“Është gjithmonë kënaqësi të jemi bashkë. Ky është takimi i shtatë mes dy qeverive. Sot mblidhemi pas një viti sfidues të pandemisë, por edhe pasi kemi arritur sidoqoftë të kemi një numër të konsiderueshëm gjërash që kemi diskutuar edhe janë vënë në vijë”, ka thënë ai.

Rama ka deklaruar se tashmë kanë një numër te konsiderueshëm të marrëveshjeve, dhe se një pjesë e tyre janë në rrugë të zbatimit, transmeton Telegrafi.

Sfida e përbashkët është të rrisim zbatueshmërinë e marrëveshjeve dhe të realizojmë një energji të plotë në të gjitha fushat. Më vjen mirë që sot angazhohemi për heqjen e lejeve të qëndrimit përkohshëm, për hapjen e pikës kufitare të përbashkët në Kukës dhe për rregullimin e trafikut lokal të kufirit”, është shprehur ai.