Ndjenjë vdekjeje dhe Kosova e përgjakur

0
150
Dr. Fahredin Hoti

Dr. Fehredin Sh. Hoti, Vdekja e një nate (poezi), Botim Olymp, Prishtinë, 2016

Krusha e Madhe e Bajram Currit, Ukshin Hotit dhe dr. Fahredin Sh. Hotit u bë gjeografia e vdekjes për lirinë e Kosovës.

Poeti kishte ndjenjë vdekjeje dhe Kosova e përgjakur. E kishin përcjellë ata të veshur në të zeza, që erdhën nga larg të qartur e të përjargur të veshur në të zeza, për të vrarë doktorin e Krushës së Madhe dhe krushjanët… Në librin me poezi si kujtim na dalin para diellit me ngjyrat e lirisë, djepat me ninulla për nënat e reja shqiptare dhe koha e flakës së luftës të djelmenisë (UÇK).

Jo hasëm i veshur në të zeza, nuk vritet Toka e Kosovës…! Kohë leximi: Poezitë e poetit Fahredin Sh. Hoti marrin udhën nëpër gjeografinë e atdheut (Kosova, faqe 5).

U rrite nëpër zjarrin e luftës
Fati i dhimbjes së madhe
Kalove nëpër djepat e tragjedisë
Nga shekulli në shekull brezni gjaku!

Sante jam bashkë me poetin e Krushës së Madhe, Fahredin Sh. Hoti dhe, sa të bukura janë bërë kulmet e kuqe, djepat plotë me ninulat e bilbilave të familjes, toka me bereqet, zilja e shkollës …Zogjtë e Krushës së Madhe nisin porosinë e madhe sa hije të paska Liria, Klosova jonë…!

Për fund është thënë nga kritika letrare se poetët vdesin me buzë në gaz për kombin e tij…!

Skënder KARAÇICA
Executive Director

Albanian-American Association
of Intellectuals Businessmen and Activists

Phone: +1 (708) 983-5394 | Email: [email protected]