O Agron Dalipaj, po me Fahri Xharrën ç’pate?

0
121
Agron Dalipaj

Fahri Xharra - koduar Shkruan Fahri Xharra

Gjatë karrierës sime si analist historiografik kam pasë sulme të ndryshme, por ato ishin nga ata që Skënderbeun e bënin serb, Shën Nënë Terezën e shpallnin si vllahe apo sllavo –maqedone, dhe noramlisht reagonin duke më fyer, dhe bllokuar e bllokuar faqen time të facebook-ut. Por, reagimi më qesharak është ky i t’ahtuquajturit “ etimolog “ me të cilin kurrë nuk jam pajtuar. Reagimete mia në privatisht kanë qenë këshilluese, sepse është e pamundur që ç’do fjalë turke dhe sllave e bënte me origjinë shqipe. Thuase ata kur erdhën në viset tona ishin memec dhe sapo filluan të flasin ia filluan shqip.

Më e rënda është kur të gjithë perendive mitik nga lashtësia iu ndërronte emrin dhe i shqiptaronte. Me këte Agroni “famë madh“ e humbte origjinalitetin pellazg të emrave. Nuk e di se ku e kishte qëllimin?

Shpesh më shkonte mendja mos është i ndërsyer nga greket që me “etimologjinë” e tijë, historia e ynë të humbas lashtësinë.

Metoda e tij është “rotacioni“ i shkronjave, të cilat i rrotullon ashtu si këtij i përshtatet dhe përfundimisht fytyra mitologjike e lashtësisë sonë të mos njihej më, dhe kështu grekët të dalin të kënaqur që një “shqiptar” po e humbë lidhëshmërinë antike me gjuhën shqipe. Grekët ashu e kështu dihen që neve nuk na pranojnë që jemi trashigimtarët e vetëm të lashtësisë historike mijëra vjeçare dhe se gjuha shqipe është një dokument i gjallë.

Që të ju spjegoj të gjitha marrinat e këtij “ etimologu” i kaloj caçet e një shkrimi, por se gjithëse si po iu japi disa shembuj, të Dalipajt:

”Ne mund të dëshmojmë se fjala [gëlqere] etimologohet brenda shqipes dhe nuk ka shans të jetë e prejardhur prej diku tjetër. Definitivisht gëlqerja është gur që shkrin dhe bëhet lëng kur bashkohet me ujin. Brenda fjalës gëlqere gjendet fjala gur.

Mjafton të bëjmë rotacionin l:r dhe kemi:
GËLQERE =GËRQERE =GËRQELE =GURQELE =GUR’QË’LE = GUR-QË-LË(ngëzohet) = gur që lu = gur që ju = gur që uj = gur që shkrin.

Forma GËRQELE, që përdoret ende në gjuhën e folur, me rotacionin q:ç jep:GËRQELE =GËRÇELE =GURÇELE = GUR’ÇERE = GUR’ÇARË =GUR’ÇELEt = gur që çelet= zbërthehetGUR’ÇEREt = gur që çaret, çahet gjatë bashkimit me ujin.”

Po ne, si ta quajmë gëlqerën tani ?
Fjala italiane allégro e shkruar në shqip siç dëgjohet nga italishtja, shkruhet: “ALEGRO dhe rotac. l:j (si te ulk : ujk, apo alkë : ajkë) jep: ALEGRO = AJEGRO = A’J’EGRO = A Jo EGRO = Asht Jo EGËR = i butë, i qeshur, i gëzuar.

Si te themi për alegron ?
Nderi ? Mund të themi se NDERI është nDARje që i bëjmë dikujt, për vlera të spikatura që zotëron në krahasim me të tjerët dhe për këtë arësye ai respektohet specifikisht e veçanërisht ndryshe nga të tjerët. Pra NDER vjen nga nDAR, i veçuar = i dalluar. ?

Vëllimi ? Ndaj fjala vëllim merr këtë trajtë:VËLLIM = VËLIM = (l:r) VËRYM = (i:y) VË’RYM =BË’RYM = mBË’RYM = mBA RYM = sa mba rym = sasia që mban të ryme një enë. Kështu it. VOLUME, me rotacionin l:r jep = VO’RUME = VO RYME = BO RYME = mBA të RYME.

Thika: Mjafton të vëmë një apostrof te fjala thikë dhe e vërteta zbulohet vetiu:THIKA =T’HIKA = T’HI’KA = T’HY-KA = Të HY KA = KA Të HY = të futet në trup = të shpon.

Rrota apo rrotat kanë si funksion të lëvizin një mjet. Mjafton rotacioni r:l dhe “latinishtja” ROTA kthehet në LOTA =LOT’A = LO’T’A = A’T’LO = A Të LO = Asht Të LO(zë).

Harmoninë, perëndeshën e lashtë e bën Helmime
Zeusin

Me paska sulmuar në portalet e ndryshme: “Fahri Xharra tha se emri Kosovë nuk është shqip dhe nuk ka origjinë ilire, reagon gjuhëtari Agron Dalipaj
https://www.botasot.info/aktuale-lajme/1712260/fahri-xharra-tha-se-emri-kosove-nuk-eshte-shqip-dhe-nuk-ka-origjine-ilire-reagon-gjuhetari-agron-dalipaj/

Si e spjegon Dalipaj “fjalë ilire dhjeta mijëra vjeçare Kosovo“

“Kosova (etimologjia). Ajo hapësirë që sot emërtohet Kosova, para 10 mijë vjetësh ka qenë e mbuluar me ujë (shih Fjalorin Enciklopedik Shqiptar) dhe nga largimi i ujërave ngelën dy rrafshe: ai i Dukagjinit dhe ai i Fushë-Kosovës”, shkruan ai.
Sipas tij, mjaftojnë dy rotacione të njohura (s:z e v:b) për të zbardhur misterin

KOSOVA KOZOVA – s:z KOZOBA – v:b K’O’ZO’BA Q’O’ZO’BA = Që Osht ZO BA Që Osht BA e ZOn = që asht e zënë (nga uji).

Pa më thuani, fjalës sllave “Kosovo“ i jep vlerë mijëra vjeçare: “Që Osht BA e ZOn = që asht e zënë (nga uji).”
Unë e përqesha në rast dhe i thashë për te gjetur prejardhjen e emrit të drurit Vidhi, e ke lehtë ia hjek V dhe e shton P dhe të del origjina.

Shkas i Agronit është postimi im https://drini.us/kosova-kosovo-eshte-emer-sllav-por-jo-serb/, si dhe kritika ime ndaj Drejtorit të Institutit të Historise “ Ali Hadri” ku thotë që emri Kosovë është me origjinë ilire:

Tani po e shoh se ku qëndron niveli i Institutit të Historisë se Kosovës pa përjashtim edhe ai i Shqipërisë. Guxim shumë i madh qe Kryetari i saj te del publikisht me një hamendje, me një mosnjohje të historisë së Dardanisë. Ju lutem te jeni me të vëmendshëm me re kaluarën e lashtësisë sonë.Lexoje shkrimin, dhe fjala bullgare – sllavishte e vjetër ka etimologji.

Fahri Xharra, 25.11.21
Gjakovë