“Kosova – Kosovo” është emër sllav, por jo serb

1
158
Drejtori i Intitutit të Historisë

shkruan Fahri Xharra

Origjina e emrit Kosovë, një dëshirë për të spjeguar të vërtetën e këtij emri lindi nga lajmi që i gëzoi shqiptarët, kur Daciqi tha se emri Kosovo është “serbisht” dhe që vendi i ynë duhet të quhet Dardani. Ai foli me gjuhen e tij diplomatike , gjuhë nga cila duhet pasur frikë. Shumë më e gjerë se pjesa ku tash shtrihet Kosova, Dardania e dikurshme arrinte deri në Nish në veri, duke ardhur deri në Shkup, në lindje kishte lumenjtë Morava e Varadari kurse në perëndim malet e Autoariatëve.

Mirëpo në shekullin e parë, para erës së re, kjo hapësire gjeografike bie nën sundimin romak, duke e bërë Dardaninë, provincë romake.
Pra kjo trevë ka një histori të begatshme që nga koha antike, mirëpo që me kalimin e kohës, nga ai rajon aq i gjerë, tkurret në kufijtë e një shteti që sot njihet me emrin Kosovë.

Por si rrodhi që nga emri “Dardani” kjo pjesë tanimë, të njihet me emrin “Kosovë”?
Më habitën historianët kur emrin Kosovë e nxorën me origjinë ilire.

A mund të ketë origjinë ilire ky emër? Jo dhe jo ! Nuk ka lidhje as me ilirishten e as me shqipen sa do e lashtë që të jetë ajo.

Gabimi më i madhi i shqiptarëve është kur për çdo imtësi sallave tek ne apo në tokat shqiptare në përgjithësi thonë që rrjedhë nga serbishtja. Historianet po e bëjnë ose po e pranojnë “historinë “ serbe që ata janë shumë herët tek ne dhe nuk po kthjellohen që asaj po i bëjnë një sherbim të madh.

Serbët janë shumë të vonshëm në tokat tona.
Dihet ditur që vetë sllavët ( jo serbët ) kanë ardhur së pari me krijimin e shtetit të Bullgarisë, në fund të shekullit të 9-të.

Ne duhet të dimë që Bullgaria sllave ( dhe Turkoike ) ka sundur në dokat tona mbi 200 vjet. nga viti 1186 – 1393 (Carstvo je opstalo od 1186. do 1393. a najveći uspon i širenje doživjelo je pod vlašću cara Ivana Asena I ), dhe të gjitha studimet tregojnë se ata i sllaviziun gati të gjithë emrat në tokat tona.

Ne duhet të dimë që sllavizimin e emrave të fshatrave, qyteteve, maleve dhe lumenjve dhe disa fjalëve tona e kryen bullgarët brenda 200 vjetëve. Koha e Borisit me pagëzimin e tij pasoi me ardhje të rusëve, të cilët së bashku me ndihmën e Bizantit u munduan të sllavizojnë çka ishte e mundur.

Vetëm një shembull : Duhet të shpjegohet jo vetëm neve, por edhe serbëve që emrat sllavë që i kemi nuk janë emra serbë. Serbët janë shumë të vonëshëm këndej pari. Të gjitha emrat sllavë janë nga sllavishtja e vjetër – ajo bullgare. Bullgaria është shteti i parë sllav në Ballkan. Bullgarët ashtu si ishin u konvertuan ne të krishterë në shekullin IX nga Bizanti Emrat sllav nuk guxojnë të përkthen direkt nga sllavishtja, se humbet origjinaliteti shqiptar i tyre.

Vetëm një shembull i thjeshtë, fshati Gjurakovc iu shqiptërua me Gurrakoc.
E vërteta është që fshati duhet të kete pasur emrin Gjuraj, dhe me ardhjen e sllavëve u bë Gjurakovac.

E kemi fshatin Osek ( afër Gjakovës ), nuk dimë se si ishte emri i parë, por duhet të dimë që sllavët e kanë gjetur një emër të ngjashëm dhe ja Osek. Në sllavishten e vjetër Osek i thonë baticës së detit. Mund ta përkthejmë ? Jo.

Fshati Baran afër Pejës Baran, në serbishte nuk ka kuptim por në sllavishten e vjetër është Dash.

Pse Capit i themi “Përq”? A ka kuptim në serbisht, jo. Nuk është as fjalë serbe, por sllavo bullgare. (I vjen dikujt era përq – thuhet, i vjen era CJAP)

Afër Gjakovës është fshati “Shishman“, si ta përkthejmë kur ai ishte emri Carit Bullgar Shishmanit

Pra, akademive, nëse duan t’i shpejtojnë gjërat në albanizimin e emrave sllavë iu del një punë serioze në një angazhim të tillë.
Emri Kosova ka lindur në kohën e Bullgarisë së shek 11-14.

Ku duhet të jetë i përafërt me ndonjë emër të ngjashëm në shqip, sepse “amselfeld” ose “fusha e mëllenjava” nuk ka mundësi të emri i dikurshëm i Kosovës.

Kosovo, emra qytetesh dhe katundesh janë me qindra në shtetet sllave duke filluar nga Rusia e këndej

Ardi Kule në shkrimin e tij “Emërtime të vendbanimeve në Shqipëri dhe kuptimet e tyre: “Vendbanimet me prapashtesat -an, -anë, -ani, -in, (-anum, -anium) (italisht -ano) dhe -isht/-ishta (-ista/istum) janë latine dhe ndodhen vetëm në territoret shqiptare në Ballkan (ose fare pranë tyre) dhe në Rumani. Në vendet e tjera sllave ku nuk ka shqiptarë, nuk ka vendbanime me prapashtesën -isht, -ishta, -an, -ani.

Edhe pse ndonjëherë këto emërtime mund të kenë rrënjën e fjalës sllave, prapashtesa latine tregon se janë vendosur nga një grup etno-linguistik tjetër me traditë romake-bizantine. Më poshtë kam paraqitur listën e toponimeve jo shqipe të vendbanimeve në Shqipëri dhe shpjegimin e tyre në gjuhët përkatëse:

Shpeh herë, kur them “sllavishte e vjetër” nënkuptoj bullgarishten e vjetër. Në Shqipëri, vërejmë se shumica dërrmuese, në mos të gjitha toponimet sllave, i përkasin valës së parë sllave, d.m.th. janë në bullgarishten e vjetër, dhe jo në serbisht.

Ndërsa në Kosovë vërehen disa fenomene të tjerë shumë të rëndësishme për studimin e historisë së shqiptarëve. Në shumë raste kur emërtimi i vendbanimit është në gjuhën sllave, shqiptarët dhe serbët përdorin variante të ndryshme të së njëjtës fjalë. Kështu shqiptarët përdorin variantin më të lashtë të bullgarishtes së vjetër, ndërsa serbët përdorin variantin e ri të fjalës në serbisht. P.sh. emërtimi Suharekë (suha reka – lum i thatë) që përdorin shqiptarët (në bullgarishten e vjetër) është më i lashtë se varianti Suva Reka që përdorin serbët në serbisht.

Po ashtu edhe për emërtimin Suhodoll (suho dol – fushë e thatë) që përdorin shqiptarët është varianti i bullgarishtes së vjetër, ndërsa serbët përdorin variantin e ri serbisht Suvi Do. Emërtim tjetër është edhe Dobërdoll (fushë e mirë) vs Dobri Do, Strellc (стрелац-shigjetar) vs Streoc, etj.

Një tjetër mënyrë se si dallohen emërtimet e përdorura nga shqiptarët përkundrejt atyre të përdorura nga serbët është prapashtesa -vac dhe -vec/-evc/-ovc/-ec/-oc. Ndërkohë që serbët përdorin pëgjithësisht prapashtesën serbe -vac, shqiptarët përdorin prapashtesën bullgare -vec, ose -evc/-ovc ose variantet e shqiptarizuara të saj -ec/-oc. Kështu, varianti serb Orahovac, në shqip bëhet Rahovec, Brestovac – Brestovc, Drenovac vs Drenoc, etj.

Ka raste kur serbët gjithashtu përdorin prapashtesën bullgare dhe kjo ndodh kryesisht në Kosovën lindore, ndërsa shqiptarët përdorin prapashtesën serbe dhe kjo ndodh kryesisht në Kosovën perëndimore.

Gjithashtu, prapapshtesa -ovo, nuk është prapashtesë serbe por bullgare. Po të vërejmë hartën e Ballkanit me kujdes do të vëmë re se vendbanimet me prapashtesën -ovo gjenden kryekëput në territoret e banuara nga sllavo-maqedonasit dhe bullgarët, ose në territore të cilat kanë qenë nën sundimin e perandorisë bullgare në Shqipëri, Kosovë e Serbi. Është interesante fakti se më shumë vendbanime me prapashtesën -ovo (-ovë në shqip) ka në Shqipëri e Kosovë se sa në Serbi, Mal të Zi, Kroaci e Bosnje bashkë.

Pra emërtimi Kosovë (Kosovo) në fakt nuk është serb por bullgar.

Fahri Xharra, 23.11.21
Gjakovë

1 KOMENT

  1. EDHE EMRAT Fahri Xharra dhe Sabit Syla jane emra jo ne gjuhen sllave apo bullgare, e nuk jane as emra ilirikë as pellazgo-ilirikë, por jane emra Arabikë… dhe Tyrqelikë…

Komentet janë mbyllur.