Edi Rama një portofolie serbe

0
96
Rama në Beograd me Vuçiq

Këtë javë të shkuar kryeministri i Shqipërisë Edi Rama në Beograd gjatë fjalimit të tij në lidhje me nismën për “Open Ballkan”, u orvat të amnistoi Serbinë nga përgjegjësia dhe ndëshkimi që mbase duhet të vijë.

Nga Bekim Rexhepi

Serbia ka bërë shumë masakra në historinë e saj, dhe këto masakra bëhen nën ombrellën e shtetit, është e suksesshme në vetvete, për nacionalizmin e saj që sfidon botën duke mos u ndëshkuar ende. Një numër sosh masakra ajo ka të kryer edhe në Kosovë në periudha të ndryshme. Ndër masakrat më të mëdha që ka kryer është Masakra e Tivarit, e Drenicës dhe disa të tjera në periudhën e luftës së dytë botërore. Ndërsa për masakrën e Tivarit dhe të Drenicës thuajse ende nuk pati ndëshkime, as pendim dhe as kërkim falje.

Në luftën e fundit po ashtu janë kryer disa masakra të tjera 1. Masakra e Prekazit (Jasharajve), 2. Masakra e Reçakut, 3. Masakra e Izbicës, 4. Masakra e Rezallës, 5. Masakra e Dubravës, 6. Masakra e Krushës së Madhe (Rahovec), 7. Masakra e Rugovës së Hasit, 8. Masakra e Studimes (Vushtrri). Janë këto masakra për të cilat nuk ka ende përgjegjësi dhe asnjëherë ndëshkim ndërkombëtar.

Këtë javë të shkuar kryeministri i Shqipërisë Edi Rama në Beograd gjatë fjalimit të tij në lidhje me nismën për “Open Ballkan”, u orvat të amnistoi Serbinë nga përgjegjësia dhe ndëshkimi që mbase duhet të vijë. Edi Rama përdori strategjinë e retorikës që nga fjala e fundit e tha të parën; “e di se do të më quajnë tradhtar ” dhe vazhdoj më pastaj të amnistoj Serbinë nga papërgjegjësia dhe mosndëshkimi për krimet e saja, ndërsa kjo orvatje e Ramës për amnisti të kujton logjikën e asaj portofoljes sate që mbanë parat e huaja. A u bë Edi Rama një portofolje serbe, kur u orvat ta amnistoi Serbinë nga krimet, për këtë nuk ka më mëdyshje sepse tha;” që kërkim falja nga Serbia duhet të kërkohet në fund dhe jo në fillim të marrëveshjeve”.

Dhe le të pyesim më të qetë brenda logjikës; Ç’na duhen marrëveshjet në fund, nëse për masakrat nuk ka pendim dhe kërkim falje në fillim. Kjo është e pakuptimtë, kjo është e pa logjikshme, mbase edhe për vet kriminelët kjo do të thoshte se pas kësaj deklarate të Edi Ramës, ata mund të “thithin ajër më lehtë” sepse kjo për ata sinjalizon se ende paska budallenj nga ana e viktimës që nuk dijen të kërkojnë llogari që pari.

Kjo deklaratë e Ramës në Beograd është brenda logjikës së sëmurë që disi dhe prapë u këshillon armiqve; se mund të bëjë serish të gjitha gjërat siç kanë bërë më parë, sepse paska një strategji që do të funksionon edhe më tej, edhe për kohë të tjera, ndërsa kjo është ajo mundësia që na vije si peshqesh (nga Rama) se ne mund të bëjmë prapë atë që kemi bërë dhe prapë do të mund të shmangemi sepse do të gjejmë as marrëveshje që në fund të mos na kërkohet pendim dhe që të mos kërkohet kërkim falje para.

Kjo është deklarata e një budallai që fatkeqësisht është kryeministër i një vendi shqiptar, kjo deklaratë jap shkas për tu arsyetuar serish Serbia para krimeve të saja sepse do të thonë tash e tutje së pari të ketë marrëveshje dhe në fund të shohim… Fundi fundit ç’të duhet pendimi dhe kërkim falja, nëse më parë kemi para vetës për të zgjedhur marrëveshje, le të realizojmë në fillim marrëveshjet dhe të mos mendojmë për fundin e tyre, pasi të kemi marrëveshjet kërkesat për pendim dhe kërkim falje do ti pengojnë marrëveshjet, pra sipas kësaj le të nisemi dhe të mos mbesim në fund duke pritur.

Sido çoftë Edi Rama ka një rol të veçantë tashmë ay do të jetë oficialisht portofolin e Serbisë, këtë detyrë ne shqiptaret matanë kufirit dhe këtej nuk do ta përfillim, do të jemi në shënjestër për aktet tinëzarë dhe hileqare të tij. Edi Rama është turpi më i madh i shqiptarëve, le të qartësohemi.