ME FISNIKËT E KRESHNIKËT FESTOJ E KËNDOJ

0
120
Sali Leka

POEZI NGA LIBRI “JEHONA E AROMA E DËSHIRAVE TONA”

SALI LEKA

Kam dëshirë arom e vullnet me kënduar.
Jam me ilmin e vitalitet me u gëzuar.
Edhe me iradim e kimet me u lezetuar.
Pavitalizm e pa ilminim nuk ka gëzim as alegrim.
Pa iradim e pa kimet nuk ka lezet as shkëlqim.
Dëshira e vullneti janë mrekulli e mbarësi.
Kimeti, iradimi e lezeti jane jetë gjatësi.
Kimetin e lezetin e bleruarune i krijoj vetë.
I kam krijuar edhe në shekullin e njëzet.
Në kohën e skëterrit mizorist komunist.
Kur fluturonte topi e murtaja me rraketë.
Isha e jam poet optimist, humanist e modernist.
Jamë e do të jem krijues pambarim.
Ashtu si dielli në saba agim.
Me fisnikët e kreshnikët festoj e këndoj
Edhe vallëzoj i shkathtëzuar me isharet e marifet.
I papërtuar i aftëzuar si profet e hasret.
As rënkoj, as lengoj as nguroj as bej vaj me det.
Trupin e argëtoj, zemrën e dëfrej.
Dëshirat e ndjenjat i forcoj, shpirtin e rrëfej.
Ulem drejtë në Altar e them fjalën e vërtet.
E drejta dhe e vërteta janë bekim e shenjtëri.
Fjala e vërtet është zanafilla e alemit.
E foli Adami dhe Eva në kopshtin e Edemit.
Kur lindi Heveli i miri i mahnitëshmi si perëndi.
U tmerrua u ergësuar Kaini si ujku I zi.
Epo unë i përmalluar në shekullin e njëzet e kujtoj.
Me fisnikët e kreshnikët e kulturuar.
Edhe me ata viganikët e teuratikët e admiruar.
Djem e burra eposik e besnik të betuar.
O sa fort i kam nderuar edhe i nderoj!
Of aman sot ne shekullin e 21.
Fisnikët e kreshnikët janë pakësuar.
Viganikët e teuratikët a thua janë mbaruar?
O sa dëshiroj që guximtarët e bujarët të shtohen!
Viganikët e teuratikët të forcohen të vitalizohen!
Pa guxim e bujari nuk ka fisnikëri.
Pa viganikët e teuratikë nuk ka mrekulli.
Pa besimtarët e dijetarët nuk ka besnikëri.
Me viganikët e teuratikët o hej jehoj.
Po ku janë ku janë fshehur?
Sa jetojnë e sa kanë vdekur?
Unë betohem se kam me i gjetur!
Nuk lodhem, anëkënd i gjurmoj i kërkoj!
O sa gëzohem kur me sy i shikoj.
Me këngë e poezi i sajdis i uroj!
E si jeni o viganikët e teuratikë të filozofuar?
E ku i keni ata djem e burra besimtarë të pagëzuar?
A po i gjeni ata fisnikë e kreshnikë të paharruar?
Edhe ata guximtarë edhe bujarë të lartësuar?
Çdo mintut dua t’i shikoj me sy i krenuar!
Ungjillorët e besimtarët e kunguar.
Cdo second shkruaj e kendoj i pandalur.
Unë shëndetësohem per ju o fisnikë shembullorë.
Edhe krenohem me ju o teuratike hynor.
Jehona e krenaria janë shumë te larta.
Janë e do të jenë mbi të tëra në botë.
Lum ata që kanë zemra të bardha e të pastra.
Kush të dijë të flasi e te të thotë.
Kush të dojë të këndojë me mua i aftësuar.
Edhe të jehojë i vitalizuar i lartësuar!
Aftësia e krenaria bëjnë vepra shkëlqimtare.
Pa aftësi vitale nuk bëhët asgjë e dobishme përparimtare.

Sali Leka, 0683855304

Shënim special eksluzivme katër vargje poetike

Shkruaj cdo natë me vezullimin e yjeve te qiellit.
Punoj cdo ditë me shkëlqimin e rrezeve të diellit.
I vitalizuar me jehonën e Asrafilit.
I afësuar me aromën e Mikailit.

Tiranë, Nëntor 2021