“Pellazgët, Pararendësit e qytetërimit Greko-Romak” – libër i ri nga Mathieu Aref

0
143
Pellazgët - Mathieu Aref

Mathieu Aref Mathieu Aref, Paris

Shtepia Botuese “Plejad”
Titulli: Pellazgët
Pararendësit e qytetërimit Greko-Romak
Autori: Mathieu Aref
Perktheu: Ilirjana Angoni
Isbn: 978-9928-183-60-6
Cmimi: 1500 leke
Faqe: 544
Copyright: BOTIMET PLEJAD

BOTIMET PLEJAD, 2021

Teza ime në thelb lidhet me periudhën para-Helene, ndërsa në mënyrë plotësuese lidhet me periudhën arkaike. Ajo synon të studiojë trashëgiminë kulturore të së kaluarës lidhur me origjinat e qytetërimit Grek nëpërmjet referimit te Pellazgët.

Teza sjell një qartësim të ri lidhur me njohuritë tona historike dhe kulturore që ka të bëjnë më Greqinë (pra të këtyre periudhave) dhe nxjerr në pah fi llesat e qytetërimit Grek stricto sensu (në kuptimin e ngushtë të fjalës), qytetërim që u shfaq në fi llim të shekullit VIII para Krishtit.

Autorët më të lashtë antikë, ndër të cilët Homeri1), Hesiodi2), Hekate i Miletit, Helanikos-i nga Lesbos-i, Herodoti, Tuqididi, Diodori i Siçilisë, Straboni, Pausanias ose tragjedianët (Eskili, Sofokliu dhe Euripidi) i kanë përmendur gjerësisht Pellazgët sepse popullonin që nga koha e antikitetit më të hershëm rajonet që do të bëheshin Greqi dhe e kanë vënë në dukje në mënyrë të konsiderueshme autoktoninë
e tyre.

Këta Pellazgë (barbaro-folës sipas Herodotit), paraprirës të Grekëve, u lanë trashëgimi atyre (Grekëve) elementët thelbësorë të qytetërimit të tyre : mitologji, kulte, kulturë dhe një pjesë të gjuhës së tyre. Ky pasqyrim i pushtuesve Grekë, të cilët zëvendësuan një popullsi më të lashtë, pra atë të Pellazgëve, është në themel të gojdhanës si ajo lidhur me Përmbytjen e Deukalionit, e cila shpjegon popullimin e Helladës nga Grekët të lidhur me Helenin – i biri i Deukalionit – dhe të përcaktuar në nën-ndarjet e tyre në nivelin e bijve dhe të nipërve të tij, me të cilin janë të lidhur Dorianët, Eolianët, Jonianët/Atikët dhe Akenët.