Pendarovski i Maqedonisë… po e “këshillon” Amerikën(!)

0
141
Stevo Pendarovski

Në vend të lajmit

Presidenti i shtetit (kontestues) të Maqedonisë, Pendarovski paskësha marrë yryshet e tij nacionaliste të njohura kundër shqiptarëve dhe Kosovës.

Në intervistën “ekskluzive” në TV21 ai ka theksuar se Amerika nuk e ka Kosovën prioritet të politikës së jashtme(sic!), sikundër në vitet 1990-1999, ishte kjo “këshilla” për Amerikën(!).

Kujt i duhet kjo “diplomaci” kuturu nga bulevardi i Shkupit, kur e kur, politika antishqiptare e regjimeve të kohës komuniste dhe tashti në kohen e demokracisë, politika aktuale e këtij shteti gjithherë ishte dorë e zgjatur e regjimit në ish-Jugosllavi dhe krahu i djathtë i Serbisë fashiste për baraspeshën e kohës politike kundër Kosovës!

Shqiptarëve dhe shtetit të Kosovës, nuk i duhet “diplomacia e hollë” e shtetit të Maqedonisë… dhe deklarata antishqiptare e presidentit të shtetit të (kontestuar)nga fqinji i tij Bullgaria, për të dhënë “këshilla” shtetit mik të përjetshëm të Amerikës për çështjen e Kosovës…!

Pendarovski harron se në hapësirën të këtij shteti me një të ardhme të brishtë, Maqedonia… jetojnë 45% të përbërjes kombëtare të popullit shqiptar në hapësirën etnike dhe, sa herë flitet për çështjen shqiptare nga qarqet e fqinjve tanë, mos të harrojnë se në shekullin e kaluar i kanë grabitur tokat tona!

Çikago, 10 nëntor 2021


Skënder Karaçica
Executive Director

Albanian-American Association
of Intellectuals Businessmen and Activists

Phone: +1 (708) 983-5394 | Email: [email protected]