Njerëz të çmendur, rrugëve të Tiranës

1
1907

Dionis Xhafa

Rrugët e Tiranës mbajnë shumë njerëz, realisht të çmendur. Po, po, i kam parë unë me sytë e mi. Janë njerëz, që nuk është se vijnë vërdallë prej mendimeve të shumta që kanë, por prej faktit, se ata janë për t\u çuar në çmendinë, por se ecin rrugëve të kryeqytetit të shqiptarëve. Një rast i tillë më doli përpara syve, pikërisht te rruga “Myslym Shyri”. Një djalë rreth 30 vjeç, ecte si budalla dhe fliste me vete. Jo vetëm kaq, por ai bërtiste, duke përmendur edhe emra. Ky person i tmerroi të gjithë. Njerëzit e dëgjonin, kthenin kokën dhe mendonin se “ç’është ky njeri kështu?”.

Problemi nuk është vetëm te ky njeri, që bërtet ashtu pa ndonjë problem të madh, edhe pse aty është Drejtoria e Përgjithshme e Policisë. Problemi është se ky njeri përfaqëson një fenomen tepër të rëndë. Realisht shumë të rëndë. Si ai, në tërë Shqipërinë dhe në këtë Tiranë, ka plot e përplot. Këta njerëz, janë kontigjent, për të qenë njerëz, të cilët kryejnë krime. Ne, shteti, policia, të gjitha strukturat shtetërore, shkojnë në vendin e ngjarjes, vetëm pasi ka ndodhur diçka e rëndë. Po ja, ky personi nuk është mirë ndonjë ditë dhe i bie ndonjërit me çekiç, apo me çfarë do lloj sendi, që i del përpara? Del edhe ky “psikopat”, ndoshta edhe person që ka patentë. Po pse more, pasi është bërë gjëma, atëherë mblidhet policia, “farefisi e shoqëria”? Kështu bëhet?

E pra, në këte vend, çmenduria është rrugëve dhe ne akoma mendojmë si e si ta luftojmë krimin. Madje, potenciali për krim shkon shumë pranë policisë, aty ku forcat blu kanë qendrën e vet. Ja, në lajme kur unë i shkruaj ato ose kur i dëgjoj, kështu ndodhin ngjarjet. Një i çmendur vret në Shkodër, njëri në Dibër, njëri në Tiranë, njëri në Korçë e tjetri në Gjirokastër. Çdo rreth ka të çmendurit e vet. Mos mendoni se ka rreth pa të çmendur. Jo, nuk bën vaki. Ky vend, nga veriu në jug është i mbushur me njerëz të çmendur, që flasin me vete, prej hallit ose prej faktit se janë përnjëmend të çmendur, e të lojtuar nga fiqiri. Unë e kuptoj shumë mirë se një pjesë e këtyre njerëzve janë kështu, për shkak se edhe realiteti të bën të jesh ashtu.

Realiteti këtu ç’nuk bën, i ka bërë njerëzit si të hutuar, flasin me vete, përdorin emra teksa flasin me zë të lartë. Unë e di se gjysma prej “të çmendurve” nuk janë të tillë, por se ashtu sillen se i tillë është ky realitet. Ptoblemi është: Po gjysma tjetër? Ç’është kjo hata e madhe, more? Gjysmat prej këtyre janë të çmendur prej vërteti dhe gjysma janë të çmendur prej realitetit? Çfarë bëhet kështu, more? Epo, tamam mua më duket Shqipëria si kazan i madh, ku ka njerëz, ku shumica janë të çmendur, gjysma prej hallit dhe gjysma se janë vërtetë. Kjo, sepse ata të mençurit, ata që janë pikërisht me norma dhe me parime, e kanë kuptuar se këtu nuk rrihet dhe kanë ikur me familje jashtë. Këtu, ka mbetur llumi…

Përnjëmend llumi ka mbetur. Lum ai që shpëton dhe nuk bëhet palë me llumin. Por, në një vend si Shqipëria, nuk ka shpëtim, pa u bërë edhe ti palë me to. Çmenduri është ky vend e krime bajate e të tmerrshme kemi dëgjuar dhe dëgjojmë. Rehati veshët nuk kanë zënë. Të çmendur e çmenduri përjetojmë, çdo ditë, çdo natë, përherë, në çdo moment jetësor.

D.Xh, 6 tetor 2016

1 KOMENT

  1. Dionis,

    Ka probleme mendore, por nuk i paske verejt, çmendurine me te madhe mentale, qe po ndodh me rastin e te ashtuquajturave festa muslimane, kur ne mes te rruges dalin shumë njerez me probleme mendore dhe poashtu bertasin sikur egersira, dhe i trishtojnë njerezit normalë. Poashtu ne institucionet mentale te njohura si “xhamija” menaxheret e ketyre institucioneve ulërojne kur zbardh dita, pastaj edhe 4-5 here gjate dites bertasin si egerisira dhe i shqetosojnë njerzit normalë…

Komentet janë mbyllur.