Genet tona

0
1111
Zef Mulaj - Atje qirinjtë i ndez dielli

Genet tona

nga Zef Mulaj

Poezi kushtuar lumit Valbona në alpet e Tropojës

Valët e tua i kemi
Në frymamarrje,
në gjak.
Genet tona
i kemi në ty.
Un ja kam bërë autopsinë
e kohërave atdheut tim
në damarë i rridhje ti…
Në ty kemi larë bukuritë
E nuseve tona.
Zogjtë pijnë airozolet e tua
Mbi ahet dhe pishat.
M’i sjellin edhe mua këtu
Në brigjet e detit Adriatik.
Sonte do rri gjith natën
Në dritaren e horizontit
E në valet e tua do mbytem…
. . .
Kulshedrat nuk ngopen
Duke pirë edhe pikën e fundit
Të gjakut.
Kaltërsinë tënde e ngjyrosin
Me lëngun e vdekjes së biosistemit
Aty ku buron ti, aty ku lindëm
Aty ku lindin ngjyrat dhe dashuritë
Në valet e tua…