Sjellja e mijëra të burgosurve shqiptarë në Beograd ( 1912 ), të gjithë janë vrarë
Titull shokues në shtypin shqiptar: Edita Tahiri Brukselit: “Na shpërbleni për dialogun me Serbinë” ( Ajo po ashtu kërkoi që Bashkimi Evropian të njohë rezultatet e Kosovës në dialogun e Brukselit dhe të vendosë sa më parë për nënshkrimin e Marrëveshjes së Stabilizim Asociimit me Kosovën dhe liberalizimin e vizave për qytetarët e Kosovës . (16 Shtator 2015 http://www.shekulli.com.al/p.php?id=317591 )
Përshëndetja serbe, nga bregdeti serb – Durrësi !!!
Dhe tjetra: “Lufta e Parë Botërore /Historiografia serbe flet, e jona jo: si u zhdukën 200 mijë serbë në malet shqiptare”( Mund të quhet një ekspozitë mirëfilli politike kjo që do të çelet në Galerinë Kombëtare të Arteve më date 17 shtator 1915 nga Auron Tare, e konsideruar një ekspozitë në bashkëpunim me Ambasadën e serbe, si dhe konsullatën austriake të Shkodrës…“
Historiografia serbe flet për rreth 200 000 serbë të zhdukur në malet dhe moçalet shqiptare. Për shkak të humbjes masive të jetës, kjo tërheqje e ushtrisë serbe nëpër Shqipëri konsiderohet si tragjedia më e madhe në historinë e kombit të tyre. Ekspozita organizohej në kuadër tre 100 vjetorit të Luftës së Parë Botërore dhe ka të bëjë me një ngjarje historike shumë interesante dhe aspak e njohur nga publiku shqiptar.
( As një shtet në Europë nuk do ta kishte hapë një ekspozitë të tillë)
“Tërheqja e Armatave Serbe nëpërmjet maleve shqiptare në dimrin e 1915 dhe kalvari i gjatë i këtij marshimi më një përfundim tragjik”, qanë Auron Tare në njoftimin për mediat.; http://www.standard.al/lufta-e-pare-boterore-historiografia-serbe-flet-e-jona-jo-si-u-zhduken-200-mije-serbe-ne-malet-shqiptare/ )
(Fort me vaje dhe dhimbje u organizua kjo ekspozitë nën kujdesin e shokut Auron Tare. Vështirë të mendohet se si ai shpëtoi pa ndonjë krizë nervore ose sulm në zemër ! fxh)
Gazeta serbe shkruajnë për detin serb, sepse për Durrësin kishin shkuar
Miq të nderuar, nëse diplomacia shqiptare dhe ajo e Kosovës nuk e dine ketë: “Diplomacia si instrument konkret i aftësisë së udhëheqjes së politikës së jashtme të një vendi nuk ishte më një privilegj i rrethit të caktuar familjar, fisnor apo puthadorësh që shpesh udhëhiqej nga interesat e posaçme individuale e klanore.”(fxh)
“Diplomacia është një art në vete, e cila nuk mund të udhëhiqet pa i njohur teoritë moderne të rëndësishme të saj: të Teorisë së Forcës, Teorisë së Lojës, Teorisë së Integrimit, dhe Teorisë së Globalizimit të ndërvarur. (fxh)
Fjala e Edita Tahirit dhe njoftimi publik i Auron Tares tregon që diplomatet shqiptar janë larg diplomacisë “dhe se diplomacia ashtu edhe “strategjia” e cila vetëkuptohet është vetë paraqitja e politikës së jashtme të një shteti dhe është një tregues i vërtetë i forcës dhe mençurisë kombëtare.(fxh): “Marrëdhëniet ndërkombëtare vejërohen në kontekstin e mbisundimit të konflikteve dhe gjetjen e interesave krahasuese (komparative) por që edhe në këtë rast forca është mjeti më i mirë për kënaqjen e interesave qenësore të shteteve.
Diplomati i shkolluar dhe me përvojë duhet ta dijë se elementet thelbësore të marrëdhënieve ndërkombëtareve bazohen në madhësi të interesit dhe forcës i cili në bashkëveprim pozitiv e paraqet forcën kombëtare.
Shporruni nga unë thërriste Shqipëria ( Golgota shqiptare )
Diplomati i rryer duhet të dijë që, duke i mësuar mundësitë e realizimit të interesave nacionale në përputhje me marrëdhëniet ndërkombëtare, ai duhet dhënë rëndësi shumë të madhe si diplomacisë ashtu edhe “strategjisë” e cila vetëkuptohet që është vetë paraqitja e politikës së jashtme të një shteti dhe një tregues i vërtetë i forcës dhe mençurisë kombëtare.(fxh)” ( Fahri Xharra, Ç’është diplomacia? http://www.telegrafi.com/lajme/c-eshte-diplomacia-26-4129.html )
Së pari, nëse bisedohet në Europë për hatër të dikujt, ajo bisedë duhet te ketë edhe : “Diplomati i mirëfilltë e di se Teoria e Lojës niset nga ajo që qëllimi i çdo loje është përfitimi i potezave dhe pozitave më të mira ndaj kundërshtarit. Qëllimi i fundit është fitimi apo përfitimi i cili arrihet me përzgjedhjen e strategjisë më të mirë diplomatike.” e jo pritje e shpërblimeve.
Dhe për ekspozitën në Tiranë, diplomacia duhet ta di: “Diplomati që ballafaqohet me diplomaci e ky është roli i tij e di mirë se ekzistojnë lojërat me rezultatin e “ Zeros “ dhe ato të “ jo Zeros”. Te lojërat me rezultatin e “Zeros “ humbjet janë të njëjta për të dy pjesët dhe që loja me rezultatin e “Jo zeros “ nuk është e thënë që të arrihet gjithmonë me humbjen e tjetrit.“ Pra ?
A kishim me qenë në gjendje , apo a na ka shkuar mendja ndonjëherë ( konkretisht në Shqipëri ) të kërkojmë që në Beograd të hapet një ekspozitë e njëjtë, reciproke me titullin “Golgota shqiptare“, ku edhe ne të qanim dhe vajtonim me te madhe për një gjë, një kohë një tragjedi që populli serb nuk është i njoftuar, kurse për popullin shqiptar as mos të flasim: “Përndryshe nuk ka si të shpjegohet dalja e një fakti historik që ka ndodhur në tokat tona, që historiografia jonë nuk e ka përmendur, ndërsa ajo serbe e ka cilësuar si një nga tragjedia më e madhe në historinë e kombit serb. Ekspozita bën fjalë pikërisht për këtë ngjarje.
Duhet bindur opinion edhe shqiptar e edhe ai serb se ekspozita “Golgota shqiptare” nuk kishte me qenë bombë në Beograd, por një ulje e krenarisë serbe në garën diplomatike me ne. Por: ”Diplomati është një burrështetas, ndërsa në kuptimin figurativ e pasqyron një njeri shumë të matur, të kujdesshëm dhe të mprehtë.
Diplomacia i shpreh marrëdhëniet ndërkombëtare duke e nënkuptuar aktivitetin njerëzor si një “zanat” dhe shkencat politike. Shteti me anë të diplomacisë duhet të përmbushë detyrat e vetvetes, duke mos dobësuar asgjë nga obligimet e tij ndaj bashkësisë ndërkombëtare (170915).
Fahri Xharra, 09.11.21
Gjakovë
* Fotot nga “Golgota shqiptare”