Ringjall shpresën se tre institucionet më të larta të shtetit janë në harmoni të plotë midis tyre. Ringjall shpresën se tre drejtuesit kryesor kanë pak a shumë të njejtin qëndrim për problemet kardinale të Kosovës. Të ringjall shpresën në lidhje me qëndrimet në bisedimet me Serbinë. Të ringjall shpresën dhe të mbush me optimizëm pasi i kanë thënë dhe po i thonë, JO: Open Ballkanit; Ndarjes së Kosovës apo shkëmbimit të territoreve; Krijimit të Asociacionit të Komunave me shumicë serbe me kopetenca ekzekutive. Të ngjallin shpresë pasi ndryshe nga ish-komandantët po i japin një tjetër dimension drejtimit të shtetit. Të japin shpresë se vendimet merren nga institucionet dhe jo nga individët.Të japin shpresë se Kosova do arrijë të forcohet edhe më shumë në arenën ndërkombëtare…
Kjo nuk është e lehtë, është një sfidë e gjatë dhe tepër e vështirë, por jo e parealizueshme… Kjo treshe po nuk u “kap”, dhe po nuk ndryshoj qëndrim në lidhje me qasjen në dialogun me Serbinë, është në rrugë të mbarë. Kjo përbën një vlerë të fuqishmme për Kosovën, njëkohësisht një barrierë të pa kapërcyeshme për Serbinë. Të tjerat i bëjnë të mëdhejtë, i bën Amerika. Natyrisht një politikë e tillë ka edhe kostot e veta… Kosto që i marrin njerzit e punës… Shpesh ato janë në shënjestër të atyre që nuk punojnë dhe abuzojnë. Kështu u penalizua edhe Vetvendosja.
Fjala është për rezultatin shumë të dobët të saj në zgjedhjet e fundit të tetorit për pushtetin lokal ku ajo nuk mori asnjë Komunë! Paradokse shqiprare kanë ndodhur dhe ndodhin shpesh me shqiptarët andej dhe këtej kufirit! Megjithatë sovrani vendos. Ndoshta Qeveria Kurti II duhet të ndryshojë diçka, duhet të ndryshojë qasjen për shumë probleme të brendëshme, të shpejtoj reformat, të luftoj korrupsionin, të vej me pranga pas hekurave abuzuesit, të bëjë aktpaditë për krimet dhe gjenicidin serb në Kosovë.
Të bëjë, e të bëjë shumë më tepër për shumë probleme të Kosovës… E megjithatë duke e parë problemin në kompleks e krahasuar me bëmat e disa paraardhësve të tyre, mendoj se kjo është treshja më serioze e drejtimit të institucioneve të Kosovës që erdhi në pushtet nga fitorja plebishitare e Vetvendosjes në zgjedhjet parlamentare. Fjala është për tre shtetarët e sotëm të Republikës së Kosovës; Presidenten Osmani, Kryeministrin Kurti dhe Kryetarin e Kuvendit Konjufca. Dhe nuk kishte si të ndodhte ndryshe…
Kurti u largua nga pushteti në mënyrë arbitrare dhe jo demokratike. Një dorë të fortë ja dhe Grenell, dorën tjetër Beogradi me aleatët historik të tij, dorën tjetër ish- komandantët me luftën e egër dhe anadollake për pushtet… Populli e rivlerësojë Kurtin përsëri dhe e nxori në krye të vendit…
E drejta vonon por nuk harron… Kush më mirë se populli e thotë këtë? Askush! Po, ai vendos. Vendos me votë. Le të shohim se çfarë do ndodhë me rezultatet e balotazhit. Ato do jenë një provë… Një provë e vështirë për treshen aktuale të shtetarëve të Kosovës… E pavarësisht kësaj, tre Jo-të unanime të treshes serioze në mendimin tim, janë vendimet më të drejta dhe shpëtimtare për Kosovën e pavarur dhe ekzistencën e shtetit të saj. “OPEN BALLKANI” si ide Serbe, e asgjëson përfundimisht shtetin e Kosovës. Përse? Sepse Serbia nuk e njeh Kosovën. Për rrjedhojë kjo e fundit sipas tyre mbetet nën kufirin admonistrativ të Serbisë. Pra të dashur bashkëkombas të mi vendimi i Qeverisë për mos pjesmarrje në këtë nismë të vjetër por e veshur me ngjyra të reja, është UNIKALE për Kosovën dhe shtetin e saj. Nuk ka zgjidhje tjetër më të drejtë, më parimore, më atdhetare.
Nuk është çështje kosi, qumështi, leshi, preshi pasi këto janë gjëra të vogla. Nuk është edhe çështje autostrade, hekurudhe e gjëra të mëdha që duhen; por është çshtja më e madhe: Njohja reciproke… A e bën Serbia këtë? Natyrisht, në mendimin tim,JO. Atëherë cila është rruga që duhet të ndjekë Kosova? Rruga e vetme është REFUZIMI me neveri i kësaj nisme që asgjëson Kosovën e Pavarur dhe e “fut” atë nën Serbi. Kjo nismë është shumë e rrezikshme për gjithë shqiptarët dhe për Shqipërinë londineze; pa Kosovën prezente, pa i kërkuar ndjesë Serbia asaj, pa ndodhur njohja reciproke midis Kosovës dhe Serbisë. Kjo nismë vendos hegjemoninë serbe dhe ruse në Ballkanin Perëndimor, ku “ligjin” me Open Ballkanin e bën i fuqishmi. Këtë besoj nuk duhet ta pranojë edhe miku më i madh i shqiptarëve Amerika. Unë shpresoj shumë te Ajo…
Në vend të Open Ballkanit duhet të ishte përqafimi i proçesit të Berlinit. Edhe këtu qëndrojnë problemet e mësipërme por garant do ishte Gjermania apo “amerika evropiane” siç thuhet, së bashku me SHBA-në. Në “Open Ballkanin”, garant ështe Serbia dhe mentorët e saj; Rusia dhe Kina. Kosova t’ia dijë për nder “Treshes” që në unison i thanë Jo Ballkanit të Hapur… Nuk ishte kjo situata me qeveritarët e “djeshëm” atje, apo Jo? Njëri rrihte mbi thua, tjetri i binte patkoit…
Kështu ndodhi “atëherë” me ato “pushtetarët paraardhës” që bënë pazare me Serbinë në lidhje me Asociacionin e Komunave Serbe me kopetenca ekzekutive, ndarjen e Kosovës apo shkëmbimin e territoreve… E kam ripërsëritur deri në kupë qiellit, për mua, kjo ishte tradhëti kombëtare. Për fatin e mirë të Kosovës sot këto plane janë refuzuar absolutisht nga përfaqësuesit e tre institucioneve më të rëndësishme të vendit, nga Osmani, Kurti dhe Konjufca.
Kjo është alfa dhe omega për politikën e Kosovës nëse do ta ruaj pavarësinë dhe ta konsolidojë shtetin e saj. Të tjerat janë gjepura. Janë gjellë të gatuara me helme me veprim të gjatë në kohë, po i konsumove shkaktojnë vdekje të padiskutueshme. Unë mendoj se treshja e sipërpërmendur e Kosovës duhet të mbështetet fuqishëm nga populli, institucionet, intelegjenca, shoqëria civile, mediat etj. E të dy shteteve shqiptare dhe diaspora. Kjo rrugë është e vështirë, por duke patur me vete si mik të çmuar SHBA-në dhe shtete të fuqishme të BE-së do realizohet me sukses. Në planin e brendshëm sfida është po kaq e vështirë pasi Kosova ka shumë probleme që kërkojnē zgjidhje.
E krahas kësaj vështirësitë shtohen kur gjithë “makineria” serbe është hedhur kundra Kosovës e sabotimit të shtetit të saj. Le ti mbështesim udhëheqësit e Kosovës në sfidat e tyre tepër të vështira. Të shpresojmë se ato do jenë të vendosur dhe nuk do ndryshojnë qëndrim për këto tema jetike për Kosovën e shtetin e saj. Në të kundërt ata do humbin besimin e popullit dhe dështimi i tyre do jetë i sigurtë. Unë besoj në të kundërtën. Jamë shpresëplotë në realizimin e aspiratave të popullit të Kosovësn dhe forcimin e shtetit të saj. Kjo është historia, këto mendime vijnë dhe imponohen prej saj.
Ibrahim Kabili
Tiranë më 09.11.2021