Halil Matoshi që në vitin 1992 kërkonte konfederatë islamike me Turqinë

0
135
Halil Matoshi

shkruan: Fahri Xharra

Bisedë kote, për çështje të kota ! e kisha titulluar shkrimin tim; por ja që po duhet të zbardhim do “dëshira“, do “parashikime” të cilat kur janë shkruar ishte ishin guxim i madh i artikull shkruesit i cili në rolin e Zhyl Vernit e parashihte udhëtimin në qendrën e tokës. Ishte viti 1992, një vit i rëndë politik për Kosovën dhe shqiptarët në përgjithësi. Por vizionarët, me “talentin“ e tyre si vizionar që janë i parashohin gjërat shumë herët; fatbardhësisht që edhe dështojnë.

Thuhet që rastësia është mbret i ndodhive; por edhe nëse nuk kërkon asgjë nuk vjen nga qielli.

“Suzana e mbron Sarajevën” shkrim i datës 12.03.1992 nr. 1443 në faqen “Duhet menduar edhe për këtë” shkruar nga Halil Matoshi. (“Zëri javor” 1992) Ishte për mua një befasi jo e këndshme, siç e thotë Pjetër Geci në reagimin e tij ndaj këtij propozimi “Ky shkrim më shqetësoi e më befasoi aq më tepër, kur u shkrua nga dora e një pende të mprehtë të gazetarisë së Kosovës, siç është zoti Matoshi ?“ Por, ja që shkruhet dhe mbetet si kujtim jetësor i një vrrage të synimit (ndoshta të pa) qëllimtë të një “zgjidhjeje” kombëtare për ne: ”Për një konfederatë islamike Turqi – Sanxhak – Bosne – Shqiperi – Kosovë“.

Nëse ideja nuk ka qenë e imponuar nga dikush, atëherë autorit i falet duke e bartur shkrimin në rubrikën “dështim” gazetaresk. Por nëse është e kundërta dhe që dikush ka folur në emër të “pendës së mprehtë“, atëherë mprehtësia e shkrimit të pret në fyt ardhmërinë, të futë në skutat e errëta të historisë, dhe dhomat e errëta të zhdukjes dhe zhbërjes.

“Udhëtimi në qendrën e tokës“, që nga viti 2000 u tentua, por fatbardhësisht temperaturat shumë të larta të cilat zhylvernët tanë nuk i kishin vlerësuar mirë i djegën “hartuesit dhe ekzekutuesit”, dhe ne mbetem si Republikë e pavarur dhe sovrane. Dëshira për ta çuar kombin përpara duke propozuar statusin e saj të ardhshëm i ka do rregulla shumë precize që varën nga lëvizjet gjeostrategjike në Europë.

Në shkrimi e përmendur lexojmë ”Perandoria e fundit, Jugosllavia po shpërbëhet (viti 1992), pikërisht duke implikuar depërtimin islam në Ballkan. Njohja e Bosnjës, dhe kujdesi i veçantè për Sanxhakun, nga ana e Turqisë dhe më pastaj edhe e Iranit, mund të shënojë shkëlqimin e gjysmëhënës në Mesdhe dhe Ballkan.” Ndal or burrë, ti ia paske pre teshat herët “Republikës Islamike të Kosovës”! Por, kush ta tha, kush të udhëzoi në këtë mënyrë ?

Me të vërtet është për të ardhur keq, shikimi yt ne filxhanin e fallxheshës turke dhe serbe “Shqiptarët etnikë me një truall ideal për një Republikë Islamike, me mbi 70 % të konfesionit islam, ndoshta nuk do ta lëshonin rastin për të provuar ndërtimin e shtetit mbi baza fetare.( islame fxh)“. Hajde parashikim i përcjellur me ndjellje të kobshme, hajde !

Pjetër Geci, në reagimin e tij (28.03.1992, po në “Zërin javor) në këtë broçkull i paska paraparë gjërat shumë mirë dhe saktë “Ne do të ndërtojmë shtetin tonë kombëtar shqiptar, në parimet e e demokracisë parlamentare Europiane, ku të tri konfesionet që i kemi brenda kombit tonë. do të jenë një mozaik ngjyrash si ylberi, që harmonizohen bukur dhe që na japin portretin e vërtetë shqiptar“.

Drejt, dhe pa ngjyrime interesi, diktati apo frike… ishte viti 1992 !
Ishte një e vërtetë e madhe historike që Europa na e kishte borxh çlirimin e Kosovës (1992), por ajo e bëri (1999). Po ne ? jemi, falënderues, jemi mirënjohës në rastin historik që nuk përsëritet më ?

Miku , “mendjemprehti i pendës“ shkruan edhe këtë “Pretendimet e sotme boshnjake për Republike Islamike me 41% të popullsisë myslimane janë naive (1992 ) në krahasim me përbërjen konfesionale myslimane të të gjithë shqiptarëve.” dhe ja propozimi i tij i fundit: “Konfederata Turqi – Shqipëri etnike- Sanxhak – Bosnje“ ia siguron islamit kontinuitetin historik në këto anë të botës, premton lidhje të forta financiare me Irakun, Iranin dhe pse jo edhe me Kuvajtin dhe me tërë botën islamike“, Parashikim zhylvernian, po sikurse ai i Davudoglut ! Zoti na ruajt!