KOSOVA E ALBIN KURTIT ENDE NËPËR KËMBË

0
88
Kalosh Çeliku

NGA KALOSH ҪELIKU

Unë, nuk kam pasur nënshtetsi të shtetit jugosllav, e as të Krahinës Kosovës. As, ende të Shtetit Shqiptar ”(Shqipëri). Sot, as të Republikës Kosovës. Edhe, pse kam jetuar, studiuar dhe punuar dhjetë vite në Kosovë. E di, ju do thoni, e ke të “shtetit” maqedonas. Po, e kam. Jo, të “shtetit” maqedonas jugosllav, po të Vendlindjes time rrëzë Ҫuke.

Dhjetë vite kam studiuar, punuar, dhe martuar me Gra besnike në Kosovë dhe në Maqedoninë Jugosllave. Ndoshta, jetën më të bujshme letrare e kam kaluar në Kosovë (Prishtinë). Dhe, në fund: Pas viteve ’80–ta, në Shkupin Historik Shqiptar nëpër male.

Para Lufte (1998 – ‘99), në Kosovë: studentët shqiptarë, që kishin marrë nënshtetësinë e Krahinës të Kosovës, dhe ishin punësuar në Prishtinë, pas pushtimit të Kosovës nga Millosheviçi, dhe dëbimit të tyre masovik nga Kosova. E kishin vështirë të këthehen në vendlindje, Maqedoni për nënshtetësi maqedonase. Pamarrë parasysh, punën e tyre në shtetin e “përbashkët” jugosllav. Nuk, u jepej nënshtetësia maqedonase, në Maqedoni.

E, ka thënë Populli Shqiptar. Nuk e kam thënë, Unë: Pa i rregulluar punët e Shtëpisë, mos dil në kojshi: t’i rregullosh punë e tyre familjare dhe politike. Albin Kurti, duhet t’i dalë zot nënshtetësisë malazeze, kosovare, maqedonase. Edhe, atë: SOT, Shqiptare HISTORIKE!…