Antishqiptari i përbetuar Dukagjin Gorani e mohon vijimsinë iliro-shqiptare në Beograd

0
150
Dukagjin Gorani

shkruan Fahri Xharra

Albanofobi tashme i njohur, njeriu që më të madhe lobonte për rininë shqiptare, që të shkojnë në luftë në “Token e Shamit”, i biri i Hajrullah Goranit ish Kryetarit të Sindikatave të Kosovës në kohën e dhunës serbe, i cili kur mohoheshin shkollat shqipe dhe puna e shqiptarëve, e që ai për t’i ndihmuar Millosheviqit (që ai të bën prova, se a mundet ekonomia e Kosovës të funksionojë pa shqiptarë) bënte thirrje që shqiptarët ta lëshojnë punën (rasti flagrant PTT-ja e Kosovës), “urdhër” i cili edhe dëgjohej e mirëpritej nga shqiptarët e Kosovës.

Dukagjinit aso kohe baba Hajrullahu ia dha krejt “kapitalin” e Sindikatave të Kosovës (disa miliona marka), që i biri Dukagjini t’i ruajë në Vendet Nordike, sepse sipas tij nuk kishte besim tek të tjerët. Baba Hajrullahu fill pas luftës e krijoi Platformen “Kujtesa”, dhe i inkasoi deri vonë disa miliona.

Dukagjini, në kohën e përmendur më lart (pas luftës) mundohej të njolloste edhe Petro Markon, gjithashtu të denuar edhe nga PPSH-ja.

Ky albanofob, “patriot” kosovar, këshilltar i rangjeve më të larta të shtetit te ri të Kosovës paska marr pjesë në Beograd në takimin: ”Kosovo-Srbia: Drugaçiji pristup“ (Kosova –Sërbia: një qasje tjetër ), e qëllon nishanin mu në pikën më agresive serbe (i njejtë si Hasan Kaleshi, ne vitin 1972 në Stamboll), që shqiptarët nuk kanë vijimësi me ilirët. Eu, Dukagjin, eu ! se q’i ra donkës!

Po si ia qëllove të thuash atë, që e duan serbët?

Shqiptarët e Kosovës e lartësojnë idenë për veti, ndryshe nga ajo se çka paraqet shoqëria shqiptare sot: Prejardhja e shqiptarëve nga Ilirët është mit!

(Ku jeni Fatos Lubonja, Paskal Milo, Mustafa Nano, Olsi Jazexhi: gëzohuni se e keni një bashkmendimtar ne Kosovë), dhe vazhdon “Në kohën e Skënderbeut nuk kishte komb shqiptar ! Sepse sipas tij paska egzistuar një rregullim tjetër shoqëror !!!

Si ta përfundojë këtë shkrim me ketë njeri të mallkuar nga vetë Zoti?

E di ky njeri se çka është dhe kujt i shërben, apo ndoshta flet kështu se mos qenka i shantazhuar nga serbët, se ndoshta ne nuk dimë asgjë nga ajo se çka dinë serbët për llojin e Dukagjinit. Qofsha gabim !

…Druaj, vëlla, se sërish do të na bjerë mbi kokë fatkeqësia e kufirit të ndarjes së dy botërave… O Zot, mos lejo që në kohë të sprovave të mëdha dhe të jashtëzakonshme ta humb durimin dhe guximin, e mbi të gjitha mos lejo ta humb drejtpeshimin…” – i thoshte vetes Atë Gjon Nikollë Kazazi (1702-1752) i Gjakovës, në shënimet e tij.

Çudë, për besë – fliste populli, çudë e madhe.
Flitet e përflitet për këtë të zezë, sëmundje e kurrkund nuk hetohet Kurse në të njëjtën kohë Kajmekami (Serbia fxh) kërcënohej: ”Ata që dyshojnë në sëmundjen ( e tradhtisë, fxh), janë armiq të Perandorisë ( të Serbisë fxh ) dhe të gjithë ata, që e hapin fjalën se nuk ka sëmundje ( se ka tradhti, fxh ) dënohen pamëshirshëm”.

Referencat:
https://www.info-ks.net/vijesti/kosovo/131340/dukagjin-gorani-ilirsko-porijeklo-albanaca-je-mit
– “TRI HERË NË GJAKOVË, U THYEN LINDJA E PERËNDIMI“ nga Fahri XHARRA

Fahri Xharra, 06.11.21
Gjakovë