Djali i Strumicës, Zoran Zaev, dikur shiste bostan nëpër qytetet e Serbisë…!

0
111
Muhamed Zekiri - Zoran Zaev

E kohës

Kryeministri i Maqedonisë së (Veriut), Zoran Zaev paskësh dhënë dorëheqje nga detyra e të parit të qeverisë në Shkup. Ky u bë lajm i ditës dhe pa hamendje po theksojmë se kjo është lojë politike se jo mahi…(sic!).

Djali i Strumicës, Zoran Zaev, dikur shiste bostan(shalqin) nëpër qytetet e Serbisë dhe, tashmë e kemi parë nga afër se si ka nostalgji për shtetin me “marrëdhënie vëllazërore” me Serbinë e Aleksandër Vuçiq(sic!).

Shqiptarët përmes partive politike dhe të kaolicioneve sa për pak pushtet, i pati rahatuar dhe ua mbylli gojën që, para faktorit ndërkombëtar(BE-SHBA) mos të flitet për çështjen e (pa)zgjidhur shqiptare në hapësirën etnike në Maqedoninë e Veriut!

Zoran Zaev po e luan lojën e mirë politike, sa herë që merrë golat nga mesi i fushës (politike në Shkup)! Ndërkaq, partitë politike shqiptare kanë mbetur duke u shtyrë me bërryla se kush do të jetë i pari në “krye të vendit”, në fund të korridorit të qeverisë në Shkup(sic!).

Partitë politike shqiptare, ndryshojeni kursin politik dhe tash e tutje duhet të merrni udhën me një kahje (kombëtare), ndonëse e pranoni ose jo, çështja shqiptare ka mbetur e (pa)zgjidhur ne hapësirën etnike në Maqedoninë e Veriut(!).

Çikago, 6 nëntor 2021


Skënder Karaçica
Executive Director

Albanian-American Association
of Intellectuals Businessmen and Activists

Phone: +1 (708) 983-5394 | Email: [email protected]