Në Klinë është promovuar libri monografik “Pjetër Gjoni në shtigjet jetësore e tereziane” i Prend Buzhalës

0
82
Prend Buzhala - Pjetër Gjoni

Shkruan: Lekë Mrijaj

Sot, në Klinë, në një ambient të ngushtë familjarë në një odë i punuar me një stil e art të veçantë e qe u mbajt nën patronatin e Klubit të Shkrimtarëve “Vorea Ujko” e LNSHA “Pegasi” në Klinë, është promovuar libri monografik “Pjetër Gjoni në shtigjet jetësore e tereziane” i Prend Buzhalës.

Të pranishëm veq miqve të autorit Buzhala e subjektit të librit-Pjetër Gjonit, krijuesve e intelektualve të tjerë morën pjesë edhe Forumi i Intelektualëve “Luigj Gurakuqi” Klinë i cili drejtohet nga prof. Pal Canaj, prof. Dodë Ndrecaj, përkthyes gjyqësor, Lekë Mrijaj, publicist njëkohësisht edhe famullitari i Budisalcit, dom Ndue Ballabani.

Moderimin e këtij promovimit e bëri Ismet Krasniqi-Lala, krijues e aktorë i mirënjohur kosovarë. Me kumtesa rreth librit në fjalë u paraqitën, prof. Mikel Gojani e Ismet Krasniqi-Lala, krijues e aktorë i mirënjohur kosovarë.

Që në fillim, shkrimtari Mikel Gojani, tha se librit i paraprin hyrja, si zuri fill ky libër, pjesa e në vazhdim mban titullin titullin tematik, Peligrinazhet tereziane të Pjetër Gjonit, (Takimet me Nënën Tereze e veprimtaritë kushtuar asaj), Frymëzime tereziane, (Puna me SHHB Nëna Tereze në Zvicër), Të tjerët për Pjetër Gjonin, Rrëfime nga Pjetër Gjoni, Kronikë nga gazetat, (Një kronikë që shënon vitet e rëndësishme të SHH Nëna Tereze)Madhe në fund libri përmbyllet me fotoalbumin artistik.

Ndërsa në vazhdim të recensionit të tij, prof. Gojani, veç e veç apo në esencë rrjedhimisht foli për të tre kapitujt e librit të Pren Buzhalës njëkohësisht i shpalosi rrjedhimisht aktivitet e përgjithshme të Pjetër Gjonit, si dhe takimin e Pjetër Gjonit me Nënë Terezën në vitin 1982 në Zllakuqan, duke e përshkruar atë moment si një ndjenjë shumë të rëndësishme dhe tepër mbresëlënëse, të cilin moment edhe sot pas ka shumë vitesh, protagonistit Gjoni si vegim drite i mbetet në kujtesë figura e të gjallë, e të rilindurit të Nënë Tereze, bashkë me veprat mbinjerëzore të saj në shërbim të humanizmit njerëzor dhe të shtresës së të gërbulurve.

Me këtë rast, prof. Gojani tha se autori Buzhala po ashtu përshkruan në mënyrë tepër autentike edhe Takimin e dytë, më 1995, në Romë me këtë humaniste të kombit tonë dhe të universit botëror, Nënën Tereze. Në këtë moment tepër të rëndësishme të zoti Gjoni pati privilegjin që për herë të parë ta takojë edhe Atin e Shenjtë – Papa Gjon Palin e Dytë, një moment tepër emocionues dhe me vlerë. Në mesin e shumë klerikëve sqaro autori Buzhala, veprimtari Gjoni, me këtë rast në Romë ka takuar edhe shumë klerikë të tjerë, në mesi e të cilëve edhe Kardinalin dhe personalitetin i laureuar me Çmimin Nderi i Kombit, Dom Mikel Koliqin, një personalitet i pavdekshëm i fesë dhe i kombit tonë.

Dhe krejt në fund të kësaj kumtese prof. Gojani tha se lirisht mund të konstatojmë se duke e lexuar këtë libër me vlera publicistike e dokumentare, njoftohemi nga afër me veprën e Pjetër Gjonit, humanist dhe atdhetar i denjë i çështjes kombëtare. Prandaj dëshiroj të potencoj se kjo monografi është një dokument i rëndësishëm dhe me vlerë, i cili nuk ndriçon vetëm jetën dhe veprën e tij njeriu humanist dhe atdhetar por, pashmangshëm, me këtë pasqyron edhe rrugëtimin dhe shkëlqimin e njeriut tonë dhe vlerat e tij, i cili edhe pse në mërgatë, bëhet faktor i realitetit ku jeton dhe vepron, edhe në dhe të huaj tha në fund të recensionit të tij, prof. Mikel Gojani.

Ndërsa me një kumtesë tjetër është paraqitur edhe Ismet Krasniqi- Lala i cili kumtesën për librin e prof. Buzhalës tha se ky vëllim kaq voluminoz ka karakterin e një monografie të mirëfilltë dokumentare. Për t’i shtjelluar nga shumë anë këto ecje në jetë të Pjetrit, për ta shtjelluar jetën e individit, nga njëra anë dhe zhvillimet kombëtare, shoqërore, humanitare apo edhe politike, autori e ka ndarë librin në katër pjesë funksionale: Pelegrinazhet tereziane të Pjetër Gjonit ((Takimet me Nënën Tereze e veprimtaritë kushtuar asaj); Frymëzime tereziane (Puna me Shoqatën Humanitare Bamirëse “Nëna Tereze” në Zvicër)”; Të tjerët për Pjetër Gjonin”, “Rrëfime nga Pjetër Gjoni”, “Kronikë nga gazetat (Një kronikë që shënon vitet e rëndësishme të SHHB “Nëna Tereze”) dhe Fotoalbum.

Siç vërehet nga përmbajtja e tillë, lënda e trajtimit është e gjerë dhe e shumanshme. Mirëpo, duhet theksuar se autori tekstet e tij i mbarështron në disa përmasa. Kështu, kur Pjetër Gjoni rrëfen për jetën e tij dhe për takimet me Nënën Tereze apo për vizitat e tij në Indi te Shtëpia e varri i saj, rrëfimi bëhet në veten e parë; kur të tjerët flasin për të, atëherë fjala u jepet të tjerëve; kur vështrohet veprimtaria e Shoqatës Humanitare Bamirëse “Nëna Tereze” në Zvicër, atëherë fjalën ia lë dokumentit autentik; si raporteve, shënimeve të ditarit, kronikave të kohës, shënimeve historike, fjalimeve të Pjetrit para kryesisë së shoqatës e gjetiu etj.

Pothuajse një pjesë e madhe e librit përfshin edhe shkrimet e korrespondentëve të mediave shqipe të Kosovës në Zvicër, apo edhe në Shqipëri kushtuar kësaj shoqate, si dhe intervistave me Pjetrin. Në libër përfshihen edhe tekstet e filmave dokumentarë, si dhe në fund një fotoalbum i pasur, si dëshmi në kohë e nëpër kohë. Me interes janë publikimet e shkëputura në shtypin zviceran që i bëjnë jehonë veprimtarisë së kësaj shoqate e gjendjes së shqiptarëve të Kosovës që i përjetuan gjatë viteve ‘90 e gjatë luftës. Ndërsa në vazhdim të recensionit të tij, z. Ismet Krasniqi, foli për shtegtimet si sinonim i veprimtarisë së gjerë të Pjetër Gjonit duke thenë: “UDHËTARI I PËRHERSHËM: PELEGRIN TEREZIAN, SHTEGTAR NËPËR BJESJHKË: Pjetër Gjoni ka edhe një pasion tjetër, atë të shtegtimit nëpër male.

Miqtë e tij do ta kenë parë nëpër shumë foto, se si ai shtegton nëpër alpet shqiptare në Shqipëri e Kosovë, nëpër ato të Zvicrës e të shteteve tjera, me miq shqiptarë, zviceranë etj. dimë për shtegtimet e tij deri në Indinë e largët, për ato nëpër Afrikë apo Azi, e kudo nëpër Evropë, në shërbim të humanizmit e bamirësisë. Por këtë itinerar ai e pasuron edhe me udhëtimet e mundimshme nëpër bjeshkë e që dhurojnë pasion, peizazhe të bukura, zërat natyror të zogjve, erës, drurëve, ujërave…

Në një shënim të tij: Betreff: Shtegtim Luzern-Flüeli Ranft afërsisht 25 km. Apo: një sport iv eçantë: ecja nëpër brendinë e shepellave… si në brendinë e misterit. Një shënim tjetër nga Pjetri: “Ky është një sport që bëhet nëpër bjeshkë, por që ka shkallë të hekurit, një sport i tillë gjindet edhe në km.5 në rrugën Pejë-Rugovë.

Sipas informacioneve që kam, qenkam i vetmi nga Kosova që e ushtroj që nga viti 2009”. Ky shtegtim kaq domethënës, zë fill që më 1982, kur Nëna Tereze erdhi në Zllaku1an të Klinës. Ja si rrëfen Pjetri: “Dhe për të arritur në Kishë në orën 18:00 kisha kohë vetëm rreth 40 min. afërsisht krejt rrugën duhej të kaloja në vrap për të arritur me kohë, dhe ashtu edhe ndodhi.

Mirëpo, në të arritur pas atij vrapimi, na njoftuan se për shkaqe sigurie ajo sot nuk ka mundur të vijë, por sedo të vinte të nesërmen. Të nesërmen, e njëjta ngjarje me vrap e vrap në Zllakuqan me shpresë qe do ta takojmë Nanën Tereze. Papritmas prapë na njoftuan se edhe sot nuk ka mundur të vinte, por me siguri do të vinte nesër! Të nesërmen ishte ngjarja e ditës, e njëjtë, por ku arritëm, ajo në mbrëmje të asaj të mërkure arriti dhe na e gëzoi shumë, pa masë.”

Kurse për takimin e dytë në maj 1995 me Nënln Tereze, përsëri Pjetri rrëfen: “Nga Luzerni me dy autobusë, afërsisht 100 veta, u nisëm për në Romë… Pastaj jemi afruar për të hyrë në sallën ku do të vinte Papa, por para Papës, në Sallë vjen Nëna Tereze. Nëna Tereze , e shoqëruar me dy motra tjera, hyri në sall dhe deri sa u ul, në rendin e parë me ne disa prekshim duart e saj dhe ashtu, duke na përshëndetur, nga se duartrokitjet nuk kishin të ndalur, ashtu sikur në Zllakuqan para 13 viteve, e kisha përshtypjen se dukej edhe më e vogël. Sigurisht, vitet dhe angazhimi i saj pa ndërpre për të varfrit, për çdo ditë mbi 15 orë pune bën, por megjithatë dukej shumë energjike.

Ajo na përshëndeti me duart të bashkuara, sikur kur lutemi duke i kthyer nga të gjithë ne, herë në të majtë e herë në të djathtë, përshëndetje tradicionale e indianëve, por edhe e besimtarëve krishterë, kur luten.” Pjetri merr pjesë edhe në veprimtaritë tjera botërore kushtuar Nënës Tereze, siç është pjesëmarrja në shenjtërimin e saj në shtator 2016 në Romë, pastaj dy vizitat që i ka bërë te shtëpia dhe varri i saj në Indi, të cilat në libër përshkruhen gjerësisht dhe përcillen me fotografitë nga ato vende.

Në këtë mënyrë libri ka edhe karakterin e llojit letrar e dokumentar të udhëpërshkrimit. Ky historik i shoqatës vazhdon edhe me veprimtaritë e saj deri më 2009, kur Pjetër Gjoni ishte drejtues i saj, veprimtari këto të zhvilluara me realizmin e shumë projekteve a ndërtim shtëpish e ndihma humanitare jo vetëm në Kosovë e Shqipëri, por edhe në në Meksikë, Algjeri, Nepal, Zambi, Indi etj.

Moto e krejt kësaj veprimtarie është parimi i Nënës Tereze që të ndihmohen familjet më të varfërve, apo siç thoshte ajo, më të varfrit ndër të varfër. Në libër parakalojnë shumë emra, vende, personalitete dhe bëjnë që ky vëllim të përjetohet si një simfoni zërash. Kështu, pjesa e tretë “Të tjerët për Pjetër Gjonin», përfshin punimin e autorit Don Marjan DEMAJ me titull “Bashkëpunimi dhe kontributi për Misionin Katolik Shqiptar në Luzern i Pjetër Gjonit”, i Dr. Don Anton UKËS, përgjegjës i Misionit Katolik Shqiptar në Luzern, me titull “Pjetër Gjoni – emër me kuptim”, i Tahir Shabanit “Pjetrin e njoh si vëllanë tim të katërt”.

Shkëputen deklarata nga filmat dokumentarë që flasin për Pjetrin, siç janë: Feim Xhambazi – veprimtar, Nysret Krasniqi – veprimar, Xheloc Gjonaj (ish kyretar i SHB NT), Gjon Frroku- publicist, Lezhë, Zef Çoba- kompozitor Shkodër, Marco Giralometi- ish sekretar i SHB “NËNA TEREZE” në Zvicër, Dr don Lush Gjergji – kryetar i SHHB “Nëna Tereze” Prishtinë, Agim ALAJ, veprimtar etj., – tha në fund të recensionit të tij, Ismet Krasniqi- Lala.

Në vazhdim të promovimit të librit ka pasur edhe fjalë përshëndetëse e diskutime të tjera nga prof. Pal Canaj, don Ndue Ballabani, prof. Idriz Berisha, krijues e piktorë, Gjon Gjergjaj, krijues e skulptorë e Kolë Berisha etj.

Dhe krejt në fund të promovimit kryesisht për librin kanë folur edhe autori i librit, prof. Prend Buzhala si dhe Pjetër Gjoni (i cili edhe është subjekt i librit) të cilët edhe i kanë përgëzuar të pranishmit të promovimit të sotëm.