Edi Rama më shpesh duhet me shkua në Zagreb dhe Sofje, ndërsa Beogradi për shqiptarët paraqet orën ugurzezë të tradhëtisë së madhe dhe vrasja e Kosovës…!

0
111
Rama në Beograd me Vuçiq

Koha shqiptare në peshojë

I pari i qeverisë shqiptare, Edi Rama, si shpesh po ia mësyen Beogradit me një nostalgji të veçantë se po shkon te “miqtë” e Shqipërisë dhe të vrasësit e orëve të gjenocidit tash e një shekull kundër Kosovës…!

Shqiptarët e Kosovës janë të ndijshëm dhe të neveritshëm, kur e kur shohin nga afër se si i pari i qeverisë shqiptare, Edi Rama, me buzë në gaz zbret në Beograd për të takuar pionerin e kryekriminelit dhe të kasapit të Ballkani (lexo: Slobodan Millosheviq), presidentin e përjargur të Serbisë, Aleksandër Vuçiq.

Diplomacia e “hollë” shqiptare(sic!) më mirë do të ishte që të ketë takime dhe bashkëpunim bilateral me vendet dhe popujt miq të Ballkanit: Zagrebin dhe Sofjen zyrtare e fare hiq me Beogradin vrastar të shqiptarëve dhe për “tokën e djegur” të Kosovës. Sa herë flitet për Beogradin dhe Serbinë, shqiptatrët janë të neveritshëm dhe, mënjëherë u vjen kujtesa e kohës të orëve të gjenocidit që ka bër ky shtet fashist në shekullin e kaluar.

Edi Rama në Beograd dhe ora e historisë na del përpara, kur e kur, na del para koha e tradhëtisë së madhe të “babës mbret” Ahmet Zogu, të Toptanit dhe të Kryezive të Gjakovës, që, përmes qarqeve të kohës antishqiptare në Beograd, kurdisej ora mbrapsht e tradhëtisë kombëtare dhe për vrasjen e Kosovës!

Edi Rama e ka zgjedhur udhën pa krye dhe, do të vjen së shpejti koha kur ai do të gjykohej nga historia (term i Hasan Prishtinës) për të bëmat e pamatura mirë dhe, nën velin e nostalgjisë të orëve të tradhëtisë kombëtare(!). Mbase do të vjen një kohë, dihet se për interesa të veta Serbia bën çmos për “mikun shqiptar”(sic!) Edi Rama, ndonjëra nga rrugët e sheshit në Beograd të mbajë emrin e të parit të qeverisë shqiptare (Edi Rama)!

Po kështu, regjimi antishqiptar në Beograd në shenjë nderimi për tradhëtinë e madhe kombëtare, sot njëra nga rrugët e sheshit në Vazhdovc e mban emrin e turkoshakut dhe të dorës së tradhëtisë kombëtare dhe të mikut më të mirë të Serbisë “Esad Pasa Toptani” në Beograd(sic!).

Edi Rama, kujdes me “diplomacinë e hollë” me Serbinë dhe me Beogradin e Aleksandër Vuçiq!

Çikago, 5 nëntor 2021


Skënder Karaçica
Executive Director

Albanian-American Association
of Intellectuals Businessmen and Activists

Phone: +1 (708) 983-5394 | Email: [email protected]


Shënim: Nuk mundet të bëhet Baqllkani i Hapur me Kroacinë e Bullgarinë, se janë në BE. Edi po merret me vendet që nuk kanë hyrë ende në BE, që të zbuten relacionet mes nesh, e të përgatitemi për në BE. Kjo është edhe arsyeja pse po merret me Vuçiqin, se janë 5 vendet e Ballkanit Perëndimor që duhet të afrohen, që të mund hyjmë më lehtë në BE. Është pjesë e Iniciativës së Berlinit. Janë edhe BE edhe SHBA pro Ballkanit të Hapur, shikoje dipllomacinë e hollë të Albinit, as Washingtoni nuk e ftoi Kosovën në Sumit! /AÇ