RAPORTI I KE NJËSH ME OPOZITËN E KOSOVËS!

0
104
Josep Borrell

IDRIZ ZEQIRAJ

Shefi i Bashkimit Evropian, (BE-së), Borell, doli bllof, me akuzën për ndërhyrjen e Policisë Speciale në Veriun e Mitrovicës. Me qortimin për Policinë e Kosovës, ai u vu në mbrojtje të krimit dhe të kriminelëve ordinierë, të cilët “u zunë me pelë për dore”, në makro-kontrabandën që bënin veriorët me jugorët shqiptarë. Një përkrahje zyrtare e dhënë nga shefi Borell, shumëfishoi sjelljen rrugaçërore e kriminale të serbëve në veri, të cilët zbatonin urdhërat e presidentit Vuçiq, për rezistencë të dhunëshme. Edhe mbështjetja e opozitarëve partiakë ishte, çuditërisht, e bollshme dhe në një linjë me Serbinë!

BE-ja bënë thirrje të përsëritura, për bërjen e menjëhershme të Vettingut gjithëpërfshirës në drejtësi. Madje, sjell si model Vettingun e Edvin Ramës në Shqipëri! Realisht, se si rezultoi Vettingu i Ramës, kishte parashikuar, saktësisht, Prof. Dr. Sali Berisha dhe opozita shqiptare. Largo, me seleksionim, kundërshtarët politikë, me motivacionin fiktiv, për përformancë të dobët profesionale ose “gjetjet” e sajuara korruptive. Përndryshe, asgjë nuk ka ndryshuar në “drejtësinë” shqiptare edhe pas Vettingut. Të gjitha gjyqet i fitojnë ata që paguajnë në rrugë korruptive. Janë shumë mijëra prona që kanë humbur dhe po humbasin shqiptarët e Kosovës, me veprimet korruptive e kriminale të drejtësisë shqiptare!

E bëmë këtë parantezë, sa për t`i treguar BE-së, të rekomandojë një tjetër model Vettingu botëror dhe jo atë të hoshtaplerit, mashtruesit Edvin Rama, i cili rrënoi demokracinë plurale në Shqipëri dhe intrigon me ndërkombëtarët, për denigrimin, deri në shkatërrim, të kundërshtarëve politikë. Me keqardhje, ndërkombëtarët i kanë dhënë dhe vazhdojnë t`i japin mbështetje të bollshme, në misionin e tij errëtak, për pasurimin vetjak dhe të miqëve të tij oligarkë e kriminelë shqiptarë.

Vettingu në Kosovë i domosdoshëm dhe tërësor

Raporti i Këshillit të Evropës, (KE), për Kosovën 2021, i cili është njëjtësuar me opozitën vendore, porositë diçka tjetër për Vettingun, ndryshe nga BE. Lidhur me Vettingun, “KE konstatoi se rivlerësimi i plotë dhe i njëhershëm i të gjithë prokurorëve dhe gjyqtarëve, paraqet një burim shqetësimi serioz”!

Për këtë ka mospajtime në Kosovë: “Si presidente e vendit nuk pajtohem fare me këtë konstatim. Në fakt, mungesa e Vettingut do të ishte shqetësim serioz e jo përmbushja e këtij procesi”, – reagon presidentja Vjosë Osmani.

PRONTO-mafia ka mobilizuar argatët e saj në drejtësi: “Nuk i përgjigjemi qeverisë aktuale për Vettingun, pa pjesëmarrjen e ndërkombëtarëve!” Një sjellje e tillë fletë shumë, sepse këta argatë, të cilët e kanë sjellur “drejtësinë” në Kosovë, në degradimin e sotëm mjeran, janë nën pushtetin e ish-pushtetarëve, ende të fuqishëm. Qëndrimi kontradiktor i KE, në raport me BE-në, po i favorizon sabotuesit e Vettingut, prokurorët dhe gjyqtarët, të cilët, deri me tani, nuk kanë treguar as seriozitet dhe as gadishmëri bashkëpinimi me Ministrinë e Drejtësisë, lidhur me organizimin e Vettingut!

Sllogani alarmues i LVV se “Një njeriu s`i nënshtrohet një popull”, i ekspozuar anekënd Kosovës, në hapësirat murale të dukshme, mbetet gjithnjë shqetësues, qoftë edhe tani, kur – ai njeri – është i neutralizuar dhe larg Kosovës. Strukturat mafioze të krimit dhe të hajnisë zyrtare, kanë depërtuar në çdo qelizë të shoqërisë sonë. Rrjedhimisht, edhe në sistemin e drejtësisë, duke e bllokuar atë tërësisht.

Premtimet e bujëshme, veprimet e ngadalshme, dëmtojnë LVV

LVV kishte premtuar në zhbllokimin e kësaj situate fatale për shoqërinë. Konstatimi i krimeve dhe të makro-hajnive, për dy dekada radhazi, kryesisht, nga partitë-banda të PAN-it, kishte pritshmëri të veprimit të shpejtë në opinion, që LVV do ta bëjë hapin e duhur, duke i vënë para përgjegjësisë kriminelët dhe hajdutët. Por, kjo as nuk ndodhi dhe as nuk po ndodhë! Madje, sfidimi i i kriminelëve dhe i hajnave është i organizuar, gjë që largon shpresën, për të realizuar premtimet, në një të ardhme të afërt. Dhe, kjo ka zvetnuar besimin në LVV, pse nuk u jep goditjen meritore mujëshorëve, përgjakës dhe rrënues të Kosovës tonë.

Opinioni është praktik, kërkon zgjidhje, pa hyrë në pengesat faktike, sepse luftimi i krimit dhe të kriminelëve, qofshin të natyrës vrastare apo ekonomike, bëhet përmes prokurorëve dhe gjyqtarëve. Andaj, LVV, përkatësisht, qeveria aktuale, ngulmon në Vettingun e thellë, për hapjen rrugë të drejtësisë. Fundja, të plotësohet edhe kushti i sabotuesëve të drejtësisë, të djeshëm dhe të sotëm, duke u bërë pjesë e monitorimit të Vettingut edhe ndërkombëtarët.

Por, paraprakisht, duhet të bindën ndërkombëtarët se Kosova është përgjakur dhe vjedhur, madje, jo vetëm nga Serbia fashizoide, por, edhe nga bastardët vendorë, hafije të Serbisë, në praninë e UNMIK-ut burokratik e sihirxhinj. Thënë troç, krimet janë parë, janë evidentuar, por janë heshtur sirtareve të policisë. Kjo heshtje e fshehje 20 vjeçare, po dëshmohet edhe në procesin aktual, kundër disa të akuzuarëve në Hagë, për krime të luftës. Këtë habi po e shprehin edhe lukunia e avoketërve, zhvatës të miliona eurove të taksa-paguesëve të lodhur kosovarë! Por, gjithnjë, duke i parë si krime të vjetëruara, që nuk mund të freskohen e dëshmohen pas dy dekadave! Megjithatë, kjo bie ndesh me maksimën juridike se “krimit nuk i skadon afati!”

Për fund, LVV ka fituar bindshëm mandatin qeverisës, pikërisht, në saje të këtyre premtimeve, sa të nevojshme, aq edhe akute, për t`u plotësuar. Krerët e saj duhet “ta ulin hundën”, të pranojnë se bandat e krimit në Kosovë, janë krijuar gjatë luftës, janë forcuar dhe kanë vepruar e veprojnë përtej dy dekadave radhazi. Ato nuk mund të luftohen dhe, aq më pak të mundën, pa ndihmën e ndërkombëtarëve.

LPK-istët e djeshëm, majtistët e sotëm PAN-istë, duhet t`i lënë përrallisjet se “ne e çliruam Kosovën, ndërsa ndërlkombëtarët vetëm na mbështetën!” Liria e Kosovës është vepër ekskluzive e ndërkombëtarëve, me “Apaçët” bombardues të saj. Qershori i vitit 1999, e gjeti Kosovën të shkretuar, të mundur, pa shpresë qendrese dhe çlirimi, me forcat vetanake të Kosovës. Përlavdërimet tjera, janë bruçkulla, pallavra. Megjithatë, kjo, assesi, nuk e zvetnon luftën heroike të luftëtarëve shqiptarë, edhe pse në raport të forcave të barabarta me armikun. Shpallja e pavarësisë të Kosovës, më 2008, duhej të ishte plotore, të paktën, në kufinjtë e saj të 1912-ës. Mjerisht, u bënë lojëra të pista, fort zhgënjyese. Dhe, jemi këtu ku jemi!

BE të mos favorizojë Serbinë, në kërkesat çmendurake!

Disa bastardë, për krimet e bëra gjatë dhe pas luftës, ndaj bashkëkombasëve të tyre, të shantazhuar nga Serbia, filluan pazaret konspirative, të cilat rezultuan me nënshkrimin e marrëveshjeve për Demarkacionin, Asociacionin, faljen e 24 hektarëve tokë Manastirit të Deçanit, prona të qytetarëve vendorë dhe pasuri shoqërore. Dhe, tani, ndërkombëtarët, pasi realizuan faljen e 8.200 hektarëve tokë Malit të Zi, duan ta realizojnë Asociacionin, duke e bërë Serbinë hisedare në Kosovë. Dhe, krijimi i një “Republika Srbska” brenda Kosovës, në perspektivë të shkëputjes dhe të bashkimit me Serbinë.

Ata, ndërkombëtarët, stopuan ndërtimin e auto-rrugës që ndërlidhë tri shtetet fqinjë: Kosovën, Malin e Zi, Shqipërinë, përkatësisht, Deçan-Plavë-Guci-Malësi e Mbishkodrës-Bregdeti Adriatik, një arterie sa interesante, aq edhe dobiprurëse, për të tri shtetet e cituara. Vazhdimi i ndërtimit kushtëzohet me zbatimin e një Marrëveshje, të bërë dhunshëm, nga një president i shantazhuar, në përpjekjen e tij të dështuar, për të shpëtuar nga akuza e rëndë të krimeve të luftës.

E keqja e madhe e Kosovës është se asaj i mungon Institucioni i Përgjegjësisë, qoftë shtetërore dhe partiake, e cila do ta pamundësonte livadhisjen e tipit Hashim, i cili “lozi koçe” me të gjitha institucionet e vendit dhe vet popullin e Kosovës, duke ua lënë “këmbët e arushës në dorë”, qeverive pasuese!

Habitë fakti se si ndërkombëtarët gatuan çorbën “Bosnjë” dhe, tani, një pishpirik bandit, Dodik, tallet me ata dhe kërcënon Evropën dhe botën, me Serbinë dhe Rusinë! Ky shembull tipik dhe unik, është mjaftueshëm bindës, se bota demokratike, përkatësisht, SHBA me aleatët e saj, shtetet e Quintit, duhet ta stopojnë Serbinë, në aventurat e saj të rrezikshme në Ballkan.

Janë ekstrem të papranueshme thirrjet e fundit të përfaqësuesës evropiane, Viola von Cramon dhe të ambasadorit gjerman Joern Rohde, për zbatimin e Marrëveshjes për “pronat” e Manastirit të Deçanit. Në këtë rast veprohet sikur problemi i pronës kishtare, të jetë në pre histori dhe jo në dekadën e fundit të shekullit të kaluar!? Personalisht, jam dëshmitar okular, kur në hapësirën-qendër, brenda 12 hektarëshit, ishte pushimore pionierësh nga e gjithë Kosova, sipas një grafiku për shfrytëzim. Dhe, ne, nga shkollat e Istogut, bënim eskurzione të organizuara. Ajo ishte pronë shtetërore dhe nuk kishte asnjë qasje kisha serbe.

Referimi se ratifikimin e Marrëveshjes në fjalë, e ka bërë Gjykata Kushtetuese e Kosovës, është cinik dhe hiç valid. Në rastin konkret, nuk ka funksionuar asnjë segment i drejtësisë. Përkundrazi, drejtësia ishte e kapur nga individët dhe bandat, të cilat vrisnin e vidhnin shpengueshëm, sepse nuk guxonte kush t`i zbulonte, hetonte dhe ndëshkonte. Fundja, asnjë epoke, asnjë shteti nuk i kanë munguar banditët dhe tradhtarët. Atëherë, pse të jetë imune, përjashtuese Kosova.

Mandati i afatizuar i Gjykatës Speciale, është kriminal

Hashim Thaçi, dikur kryeministër, më vonë president, ka deklaruar se Gjykata Speciale është themeluar, për arsye të vrasjeve të dëshmitarëve në Kosovë. Ndërkohë që, dëshmitari, ndoshta i fundit, është vrarë dhe kallur në veturën e tij, në shkurtin e këtij moti, mandati i kësaj Gjykate kufizohet deri në mbylljen e vitit 2000!?

Çfarë logjike sakatosëse dhe idioteske, e kufizon, në kohë, mandatin e kësaj Gjykate, si e vetmja shpresë, për ta shpëtuar popullin e Kosovës, nga banditër e banda vrastare e hajnore?! Është skajmërisht e habitshme, se si bota demokratike, pas atij intervenimi ushtarak, ndërhyrjes humanitare hyjnore, për ta shpëtuar një popull, në prag të shfarosjes, tani, shpërfaqë talljen dhe cinizmin grotesk, duke reduktuar në hiç, një drejtësi për viktimat, sa të pafajshme, aq edhe numerike në Kosovë!

Pozitë dhe opozitë duhet të jenë njësh, në mendime dhe veprime, për t`i emërtuar fajtorët përgjegjës, qofshin individ apo grupe, arsyen e shkeljeve të rënda ligjore, penalizimin e tyre, duke pranuar se Gjykata Kushtetuese dhe vet Parlamenti i Kosovës, u janë nënshtruar individëve dhe grupeve prepotente, mujëshore, në marrjen e vendimeve fatale për Kosovën.

Për ta konfirmuar këtë të vërtetë sipërore, të ftohen SHBA dhe shtetet e Quintit, t`i bëjnë analizat përkatëse, në ç`rrethana imponuese janë nënshkruar Marrëveshjet dhe janë ratifikuar nga Gjykata e Parlamenti, për Demarkacionin, Asociacionin, “pronësia” e Manastirit të Deçanit, “zgjedhja” banditeske e Hashimit president e deri tek pagesa e lobimit për ndarjen e Kosovës!!!