“Ballkani i Hapur“, apo Dehja më Shlivovicë Serbe?!

0
70
Rama në Beograd me Vuçiq

Nga Skënder MULLIQI

Ballkani i Hapur, a mos është një martesë e zorit, apo martesë për pikë të qefit?! Nuk ka martesa pa interes sigurisht. Por, shtrohet pyetja çfarë interesi vërtetë është ky i Edi Ramës për Ballkan të Hapur? A mos është interes i tij përsonal, apo dashuri e pafundme ndaj Serbisë, apo çka tjetër? Sido që të jetë, e çfardo interesi qoftë ai, mund të lidhet vetëm më Edi Ramën, por jo edhe me interesat e shqiptarëve. Për çfarë integrimesh rajonale mund të bëhët fjalë kur kemi të bëjmë më një Serbi të cilën po e drejtojnë qetnikët? Çfarë do të dalë nga kjo nismë kur Serbia edhe pse nuk është dënuar nga GJND-ja, megjithate e bartë hipotekën e shtetit gjenocidial?

Çfarë mund të jetë kjo nismë integrimesh kur kemi të bëjmë më një Serbi e cila historikisht ka pushtuar trojët shqiptare? Çfarë ka të bisedon Rama më Vuçiqin kur ai në kufijë më Kosovën po dërgon aeroplanë ushtarak, tanke dhe municion ? Rama po e luan rolin e vëllait të vjetër, duke i bërë argat Serbisë hegjemoniste! Teatralitetet e tilla të Edi Ramës janë humbëse për interesat e shqiptareve. Kjo i ngjan romanit të Ismail Kadaresë , “Gjenerali i Ushtrisë të Vdekur”. Odisejadat në Biligrad të Ramës, nuk përfaqësojnë vullnetin e gjithë shqiptarëve. Ai mund të dehet më shlivovicë të mirë serbe, siq u shpreh Vuqiqi , i cili e priti Ramën, por nuk mund ti dehë edhe shqiptarët !

Nese Rama, Vuçiqi dh Zaev i dorëhequr kanë menduar se do të përparojnë idetë e tyre megalomane, ato gjithnjë e më shumë po zvetnohen në opinionin e gjerë publik. Takimi i Vuçiqit më Ramën pa dakordimin e shteteve të tjera në rajon, është vetëm një cirkusiadë! Edhe diçka. Me duket së nisma për “Open Ballkan” po i ndihmon më shumë destabilitetit në rajon, së sa integrimeve siç po thuhet.

Bosnja e Dodikut që shumë kohë po shkon nga sececioni apo jo. Edhe në Mal të Zi situata politike është fragjile pas humbës të pushtetit të Millo Gjukanoviqit, Opozita e deridjeshme në këtë shtet po shfaqë ide të hapura proserbe dhe ruse, që bien ndesh më interesat amerikane dhe evropiane, edhe pse ky shtet është në NATO.

Open Ballkan, pa Evropën e Bashkuar, nuk është gjë tjetër veç edhe një Rezervat, në të cilën po jetojmë. Evropa dhe Amerika duhet të interesohen pak më shumë së çfarë është duke ngjarë në Ballkan, që është nën çdo nivel të dinjitetit njerëzor. Ende popujt ballkanikë nga pushtetet e instaluara po konsiderohen si “Kope Delësh”, të mirë për tregti..!