Letër e hapur atyre që e dinë e nuk e flasin, edhe atyre që e dinë por e shtrembërojnë ose e fshehin !

0
131
Kultura e Vinçës

Nga Fahri XHARRA

Duke lundruar nëpër histori, e posaçërisht në historinë tonë të bujëshme dhe kolosale, më shkoi mendja tek ”Kultura e Vinçës”, ”Kultura e Komanit” dhe ”Shasi ilir i 365 kishave”. Unë për vete i njoh shumë mirë që të tri këto epoka të rëndësishme të historisë sonë të vjedhur e të stërvjedhur; por mendova për dashamirët e kombit tonë si ata shqiptarë dhe jo shqiptarë të cilët nuk kanë qasja në këto epoka titanike të kombit. Mos me thueni që nuk është specialitet i juaji, këto që po i përmendi ; se atëherë ma qoni mallin e një specialisti të zemrës i cili kishte me thënë së nuk e njoh zorrën qorre.

Por jo, Kultura e Vinçës nuk është zorrë qorre e historisë sonë por ndoshta janë mushkëritë apo zemra e kësaj historije të ngratë të vjedhur e të stërvjedhur, të përvetësuar e të shkruar sipas nevojave të ardhacakëve që u bënë ”patron” në tokën e huaj falë rrethanave historike. Desha ashtu këmbas të bisedojmë për Kulturë e Vinçës, e cila është kultura gati më mbresëlënëse e historisë sonë.

Keni dëgjuar për te? Nëse po ,pse nuk na keni folur kurrë? Apo juve jeni specializuar vetëm për kohën kur na ishte ndalur ora? Nëse nuk keni dëgjuar, ( e nuk e besoj që jo) atëherë është turp për një historian që mos dij asgjë për kulturën Vinçës. ”Diku nja 45 shekuj pra krishtit, thuhet që Vinça dhe kultura e saj janë shuar dhe pastaj paskan pas ardhur kulturat e neolitit të rinj, që i paskan pas dhënë emrin e Vinçës ( burimet serbe). Ju nuk e dini se si është quajtur Vinça në gjuhën e të parëve? Sigurisht që jo.

Ju e dini se kush., nuk kam nevojë t`ia përmendi emrin. Vinça, për herë të pare përmendet me 1893, kur në takimin e Shoqatës së Gjeologëve të Serbisë, Jovan Zhujoviqi iu tërhoq vëmendjen për këtë vend historik. Dhe kur me 1897 u gjetën eksponatet e para, u vërtetua që aty pra në Vinçë (afër Beogradit) gjendët një lokalitet parahistorik.

E dini ju zotërinj që në atë kohë Serbia e kishte njëfarë autonomie nga turku dhe vepronte si shtet i pavarur; dhe i lejohej që në atë kohë të bënte largimin me dhunë të shqiptarëve, zbrazjen e tokave tona nga Nishi e këtej, po ata në të njëjtën kohë i kishin gjeologët, historianët të aftë për të përvetësuar e vjedhur tokë e histori. Po ne?

Pra, Vinça u zbulua me 1897. Arkeologun Jovan Zhujoviqi e mësuan austro-hungarezët se ku të hulumtojë. Por ku ai e pa se nuk i takon kulturës së tyre, atëherë e mbyllen “çështjen“.

Bile duke e ditur të vërteten pellazge të  Vinçës

Në vitin 1948 në Vinçë u ndërtua Instituti i Fizikes, por në të vërteë Fizika Nukleare (nga “Vinça  Special Weapons Facilities – Serbia”)
Pse mu aty, që të shkatërrohen gjurmët historike pellazge?

Kur Vinça mori publicititet botëror, sebët e fajsonin Titon, që me ndertimin e Institutit “deshi ta humbë lashtësinë serbe”.

Të Kalojmë në temën tonë. Në Dresden të Gjermanisë, në hyerje të  muzeut “Residenzschlloss” gjendet skulptura, vepër e Basian Kraemerit, e cila skulpturë e ka një shkronjë të Vinçes.

Austriakët, si duket shumë herët e kanë njohur Kulturën e Vinçes. E ne shqiptarët ?

Referencat:

https://www.courrierinternational.com/article/2005/09/08/ecriture-les-balkans-avant-la-mesopotamie
https://www.sciences-faits-histoires.com/blog/archeologie/les-plus-anciennes-ecritures-ne-sont-pas-de-sumer.html
https://www.quora.com/Vinca-script-is-the-most-ancient-script-of-Europe-Where-can-I-find-some-Vinca-script-symbols
https://www.quora.com/Is-it-likely-that-the-Etruscan-script-evolved-from-the-Vinca-script

Fahri Xharra, 03.11.21
Gjakovë