SHQIPËRI RILINDJESH

0
132
Rrustem Atdhe Geci

SHQIPËRI RILINDJESH

Në Çamëri e gjithandej pellazgjisë
tharë nuk janë shirat e bukës dhe
as vetëtimat e bubullimat e reve,
tharë nuk janë as gurët e shkruar
as e gjelbra e frutave dhe e ullirit.
Në Çamëri e gjithandej Shqipërisë
tharë nuk janë valët e detit,as qiell
i tokës, as vallëzimi i ylbereve në
kopshtet me ullinj dhe portokalle;
Në Çamëri e gjithandej Prevezës
tharë s´janë gjuha e as folklori, as
qeleshja bardhë, as kujtesa kombit
as dora Thotit, Zeusit dhe e Pirros
Në Çamëri e gjithandej Dodonës.
gjallë është kushtrimi i Çamërisë
dhe gjallë është ndjenja kombëtare
e Thesprotëve, Kaonëve Molosëve,
Greqi e andartëve dhe fanariotëve
gjakun e genocidit mëse do ta lajë
ajo po i shtyp pellazgët e fundit
në emër të një zoti krejt të shpifur!
Në Çamëri e gjithandej pellazgjisë
gjallë është eposi i Epirit të lashtë
gjallë është grushti antik i arbërit
gjallë është, Shqipëri e Rilindjes.

Atdhe GeciDortmund, Gjermani, 2021