E dashuruar në ushtarin e UÇK-së

0
90
Ilir Muharremi - Ti - roman

“Për herë të parë sa isha në luftë fola në telefon me të dashurën time, Marinë. Sapo ra zilja, Maria e ngriti shpejt receptorin, nuk fola, heshta dhe ishte zëri i saj, zëri i ëmbël i voglushes sime. “Përshëndetje!”, – i thashë. “Je ti?”, – ma ktheu. I thashë: “Po”. “Si kalon?”, -më pyeti. Nuk u përgjiga menjëherë, e fantazoja fytyrën, trupin dhe ëmbëlsinë e saj. “Si në luftë më.”, – u përgjigja. “Po sheh gjëra të këqija.”, – më pyeti. “Po pakëz.”, – ia ktheva. “Po vriten njerëz?”, – më pyeti – “Sepse po shoh në lajme që njerëzit janë duke u vrarë. Alo!”. “Po zemër, jam këtu.”, – i thashë. Pika loti filluan të puthnin faqet e mia. “Do t’i bësh ballë gjithë kësaj dhe e di që do ia dalësh deri në fund.”, – më tha. “A mund të flasësh pak për veten për një sekondë. Çfarë po ndodh me ty?”, – e pyeta dhe mezi e mbaja zërin. “Mirë. E kam gjetur një punë si kamariere afër Universitetit të Tiranës. Mendoj se duhet të vendosemi të dytë aty. Të pëlqejnë rrugët e zhurmshme të Tiranës. Zemër”, – më tha. Unë vazhdoja të qaja tashmë me zë. “Po zemër, jam… ja… këtu. Thjesht…”, – e nxora zërin me një ofshamë. “A je i sugurt që je mirë?”, – më pyeti. “Thjesht më mungon shumë. Kjo është e gjitha”… Fragment nga romani “Ti”.