SHKRUAR NGA PROF. PIRRO PRIFTI, 25 TETOR 2021
Në historinë e Shqipërisë, ka plot raste të cilat janë shfrytëzuar nga individë a grupe politikanësh, nëpërmjet të ashtuquajturës “Casus Bell-i”, për të destabilizuar vendin dhe për të shkaktuar konflikte të egra, kryesisht politike dhe sociale me qëllim marrjen e pushtetit duke mos pasur asnjë program konkret për përmirësimin e gjendjes në Shqipëri, por vetëm për t`i shpëtuar ligjit, të vetting-ut. “Casus Bell-i”, përfshin shkelje të drejtpërdrejta ose kërcënime kundër kombit, të cilit i shpall luftën. Termi ka hyrë në përdorim të gjerë në shekujt XVII-të dhe XVIII-të përmes shkrimeve të Hugo Grotius (1653), Cornelius van Bynkershoek (1707) dhe Jean-Jacques Burlamaqui (1732), ndër të tjera, dhe për shkak të ngritjes së doktrinës politike `e jus ad bellum` ose “thjesht teori lufte” (https://en. wikipedia. org/wiki/Casus_belli).
“Casus Bell-i” mund të përdoret edhe brenda kombit a shtetit nga formacionet politike për të larguar një formacion tjetër politik nga pushteti me qëllim që të rimarrë atë nga kundërshtarët. Kjo ka ndodhur në Shqipëri në shumë raste. Madje çdo 10-12 vjet në Shqipëri ka pasur konflikte të rënda social-politike shumë nga ato edhe të nxitura nga jashtë, nga fqinjët kryesisht.
Mund të përmenden rasti i largimit të Kryeministrit të Parë të vendit Ismail Qemali nga Esat Pashë Toptani, i cili krijoi një qeveri të dytë në Durrës me pretekstin e pritjes së Princit Ëied dhe lufta fetare e Haxhi Qamilit po në atë kohë; mund të përmendet Revolucioni i Qershorit ku u gjend si Casus Bell-i vrasja e Avni Rustemit, mund të përmendet kundërrevolucioni i Zogut, i cili rimori pushtetin me ndihmën e serbëve në 1925 pas 6 muajsh; mund të përmendet revolta e Fierit e realizuar nga Nol-istët në vitet `35 nga Riza Cerova.
Madje edhe pas vendosjes së diktaturës komuniste ka pasur çdo 10-12 vjet Casus Bell-i për të përmbysur diktaturën si apo për të mbajtur diktaturën në këmbë dhe mund të përmenden bomba në Ambasadën Sovjetike, lufta kundër bandave që vazhdoi deri në vitet `55 dhe mund të vazhdojmë me spastrimet brenda PPSH-së, me pretekste nga më të ndryshmet, spastrimet që vazhduan deri në vdekjen e diktatorit, spastrime që kishin si “Casus Bell-i”,edhe nga më banalet me qëllim që të largonin kundërshtarët e Diktatorit. Këto janë: Shkëputja nga BRSS-ja në 1961, shkëputja nga traktati i Varshavës në 1968, largimi i disa ministrave në 1974, shkëputja nga Kina në 1978, vrasja e Mehmet Shehut në 1981, përpjekja për reforma antipopullore nga Ramiz Alia gjatë fundit të viteve `80 me pretekstin e përmirësimit të ekonomisë popullore.
Ndërsa gjatë viteve të demokracisë, pas demonstratave të studentëve dhe ngjarjeve ne Kavajë e Shkodër, sistemi ndryshoi por njerëzit e PPSH-së mbetën në drejtim të Partive të reja të formuara dhe për shkak të keqdrejtimit ndodhën shkrirja e firmave piramidale dhe rënia e shtetit në `97, grushti i shtetit në `98 pas vrasjes së Azem Hajdarit, ngjarja e Gërdecit në 2007` dhe përpjekjet për mbulimin e ngjarjes, vrasja e 4 qytetarëve në janar 2011, dhe dalja nga parlamenti e Opozitës në 2018.
Të gjitha të shoqëruara nga “Casus Bell-e” specifike, ose siç mund të quhen në shqip pretekste, për të përfituar një palë mbi një palë tjetër.
Nëse këto momente të ndërlikuara i shkaktuan Shqipërisë shumë pengesa me pasoja zgjatjen e tranzicionit dhe mbajtjen e destabilizuar të Shqipërisë, konfliktet politike të ashpra vazhdojnë t’i shkaktojnë vendit përsëri probleme duke vënë në dyshim progresin e Shqipërisë madje dhe duke krijuar dyshime nëse qeverisjet dhe politikanët shqiptarë janë vërtet të interesuar në stabilitetin ekonomiko -politik të Shqipërisë apo jo. Interesant është fakti se, menjëherë pas tërmetit të vitit 2019 dhe pandemisë, problemet e Shqipërisë krahas gjendjes së emergjencës që krijuan këto dy fatkeqësi natyrore, i u shtuan edhe konspiracionistët.
Shkaku i daljes së konspiracionistëve shqiptarë me teoritë e tyre të konspiracionit nuk janë gjë tjetër veçse një mënyrë tjetër për ta mbajtur vendin jo të stabilizuar dhe aspak të qetë, qoftë nga ana sociale, qoftë nga ajo politike.
Mesa duket taktika për të mbajtur Shqipërinë në gjendje jo normale ka ndryshuar. Përse ka ndryshuar nga përpjekjet e menjëhershme për të shkaktuar konflikte politike me sajesa nga më të ndryshmet?
Sepse taktikat e konflikteve të ashpra dhe të dhunshme gjatë këtyre tetë viteve të fundit për të larguar mazhorancën qeverisëse të majtë nuk dhanë rezultat, madje duke dështuar në mënyrë spektakolare me bojkotin e parlamentit të ideuar nga `Demoni` i demokracisë, që sot është i shpallur non- gratta, por se nuk ka hequr dorë nga përpjekjet për të shpëtuar kokën e vet.
Konspiracionistët shqiptarë, ndoshta edhe të orientuar nga fqinjët, të cilëve u intereson një Shqipëri e dobët, kanë hedhur në tregun e gjerë të medies teori konspirative, pesimiste dhe depresive për popullatën shqiptare. Teori që kanë në fund të fundit një sfond të fshehtë:- Mbajtjen e Shqipërisë në gjendje fluide, ose `as mish as peshk` , pra duke kërkuar ti japin popullsisë shqiptare mesazhin se Shqipëria nuk ka të ardhme, që Shqipëria nuk bëhet.
Teoritë konspirative në Gjermani p. sh. , i quajnë edhe teori komploti. Këtë taktikë të re të veçantë të mbështetur në teoritë konspirative të çipeve që janë të këtyre përmasave, si:
– mos bëni vaksinat se kanë çip, dhe se kërkohet që të pakësohet popullata botërore (pra edhe këtu) duke vrarë moshat e vjetra???!!!
Miliarderi Soros ka dëmtuar Shqipërinë sepse ka financuar njerëz që po i bëjnë dëm Shqipërisë.
Partitë dhe grupimet e djathta perëndimore, pjesë e të cilave duhet të jetë dhe opozita shqiptare kanë nxjerrë teoritë konspirative se një grup anonim në SHBA me siglën `Q` apo `Qanon`, se Trump do të shkatërrojë veprimet e gabuara të Klintonit dhe Obamës dhe të Bidenit për nxitjen e demokracisë në vendet e botës së tretë dhe të botës islame.
Ideja e konspiracionistëve shqiptarë që përmendin teori konspirative të tilla është të shpëtojnë `demonin shqiptar të demokracisë` dhe nxjerrjen e Shqipërisë nga rruga e ligjit, dhe lënia e këtij vendi në pesë anarkitë e Fan Nolit që kanë ndjekur Shqipërinë këto 30 vite.
Se Shqipëria nuk ja vlen të zbatojë projektin `Ballkan i Hapur` apo `Projektin e Berlinit` sepse dëmtohet Kosova, apo sepse SHBA dhe Rama do të shkëmbejë territore Serbi-Kosovë.
Apo teoritë konspirative të `Të urtëve të Solomonit` apo të alienëve të cilat turbullojnë më shumë se sa janë kuriozitete për popullatën shqiptare,
se Shqipëria ka një varfëri ekstreme sikur të jetë Zimbabve apo Afganistani, duke dhënë shifra jo të sakte dhe opsione idiote për zhvillimin e ekonomisë, me qëllim që popullata të ngrihet në protesta kundër qeverisjes.
Ndryshimi i taktikës politike të opozitarëve dhe të grupimeve politike antishqiptare fqinje, nga gjetjet e “Casus Belli-t”, tek teoritë konspirative , me qëllim mbrojtjen e Demonit të Demokracisë, kundërshtimin e vetting-ut, rrëzimin e një qeverie legjitime që ka fituar zgjedhjet (sipas tyre me shitblerje votash), është një moment i ri në luftën politike shqiptare ku opozita ka pësuar një përçarje të thellë për shkak të Demonit të demokracisë i cili kërkon të shpëtojë veten duke u përpjekur të rimarrë drejtimin e PD, dhe të pengojë vetting-un për të shpëtuar veten dhe bashkëpunëtorët e tij të cilët janë pasuruar gjatë këtyre viteve nëpërmjet paligjshmërisë dhe korrupsionit masiv i cili ka prekur çdo pjesë të ekonomisë.