Cikël Poetik

0
106
Atdhe Geci

Cikël Poetik

1.
Në Prishtinë e gjithandej atdheut
vetëm populli e dinë se si fryhet
lumi, e ç´guxim ka dora tij, dhe
sa fuqi ka pavarësia e tradhëtuar!

2.
Ekziston populli, ndaj jemi dhe ne
Ekziston atdheu, ndja jemi dhe ne
ekziston gjuha, ndaj jemi dhe ne
ekziston flamuri, ndaj jemi dhe ne

3.
Fryj frymë e Atdheut tim, fryj
zemra ime po shkruan një ëndërr
në njëmijë të mira që ka kjo tokë
Rogana nuk është pa zërin e saj!…

4.
Shqiptarët s´kanë pse të frikohen
nga rrjedhshmëria pellagzo-ilire
e vërteta është materje dhe atom
grusht i rëndesës mbi gënjeshtrën…

5.
Në Roganë është një vend ku hëna
është më afër tokës dhe afër yjeve
më afër eukinoksit e shndërrimeve
dhe më afër frymës më të prajshme

6.
S´ dua të më bëhesh armiku im
por shndërrim i gjelbërt! Unë ta
dëgjoj heshtje e ëmbël të syve tu
po kali yt po rend për në askund!

7.
Nuk është e pakët drita e diellit
që i jep gji tokës dhe oqeaneve
librat që i botojmë janë krijim
në bibliotekë prehen sot kohërat

8.
S’dua të më bëhesh armiku im
por shndërrim i gjelbërt! Unë ta
dëgjoj heshtjen e ëmbël të syve
po kali yt po rend për në askund!

Atdhe GeciDortmund, Gjermani, 2021