Lajm i ditës
Në Kosovë shtrejtohet buka e sofres në 50 cent një bukë(!). Çmimet e bukës nuk i cakton qeveria e Kosovës, por trendi i rregullave të tregut botërorë dhe lënda e parë e miellit, që, në këto rrethana ka nis të jetë e paktë në treg…!
Qeveria e Kosovës me një dekretligj duhet të shoh nga afër se si po ecën punët në privatizimin e tokave të bukës dhe, në të gjitha rastet kur e kur është keqpërdorur (privatizimi) i resurseve të tokës së bukës të prishet kontrata…!
Kosova ka të gjitha mundësitë që të ketë bukën e motmotit për qytetarët e vet. Jo toka djerrinë dhe e keqpërdorur me betonimin dhe degradimin, që, sot e nesër do të jetë vonë për ketë resurs të rëndësishëm kur do të na mungojë buka e shtrejtë në sofrat tona…!
Mos luani dhe mos ia ktheni shpinën tokë së bukës në Kosovë!E shtrejtë buka (50 cent) dhe toka e plleshme ka mbetur djerrinë dhe tërë resurset e (privatizuara) nuk e sigurojnë bukën e motmotit as për tre muaj…(sic!).
Buka e shtrejtë në Kosovë, toka djerrinë dhe e degraduar përmes betonimit…(sic!).
Çikago, 25 tetor 2021
Skënder Karaçica
Executive Director
Albanian-American Association
of Intellectuals Businessmen and Activists
Phone: +1 (708) 983-5394 | Email: [email protected]