Në librin “Historia Botërore Moderne” hidhet dritë për gjenocidin e Serbisë në Kosovë

0
105
World modern history

Në shkollat e mesme amerikane në këtë vit shkollor, brezi i ri do mësojë përmes librit “Historia Botërore Moderne” përmes 1200 njësive mësimore për historinë e popujve në planet dhe pjesën e Ballkanit të trazuar në shekullin e kaluar.

Libri me temat bosht të historisë botërore moderne, ka hedh dritë për luftën e viteve të nëntëdhjeta të shekullit të kaluar dhe regjimi i kriminelit serb dhe të regjimit antishqiptar të Slobodan Millosheviq, i cili përmes makinerisë ushtarako-policore ka kryer gjenocid ndaj popullit shqiptar në Kosovë dhe popullit boshnjak në Bosnje.

Ketë libër të historisë për shkollat e mesme amerikane me 768 faqe dhe me burime të bollshme shkencore-kërkimore nga rrafshet e historisë së popujve të botës, e kanë përgtitur në mënyrë ekipore dymbëdhejtë profesorët e shkollave të mesme të lëndës së historisë. Për librin në fjalë duhet të theksojmë si model e përgatitjes së librit të historisë me autorë të brendshëm të shkollave të mesme, që tregon qartë se përgtitja për botim e librit bëhet nga profesorët e lëndës së historisë dhe në rrjedhë brenda shkollave.

Do të ishte mirë që ky model i përgatitjes së librit mësimor për shkollat e mesme në Kosovë të bëhet pjesë e programit, kur e kur librin do të përgatinin vetë profesorët e lëndëve mësimore (historisë) nga profesorët e shkollave dhe në mënyrë ekipore. Kjo nismë dhe modeli amerikan për botimin e librit mësimor, i propozojmë MASHT-së në Prishtinë, që në të ardhmen vetë profesorët e lëndëve mësimore të botojnë librat mësimorë për shkollën e mesme.

Për fund dhe në këtë rrjedhë, do të ishte mirë që në të ardhmen në frymën e bashkëpunimit në mes të dyja vendeve Kosovë-Amerikë dhe të miqësisë së përjetshme, të nis projekti i përbashkët i programit mësimor të shkollave të mesme dhe universitare.

Për historinë e dhimbshme të Kosovës, komuniteti global thotë në faqet e librit të historisë amerikane “Kurrë më”! që hedh dritë dhe nis mesazhin e qartë, që në Ballkan mos të përseritet historia e përgjakur në mes popujve dhe të popullit shqiptar.


Skënder Karaçica
Executive Director

Albanian-American Association
of Intellectuals Businessmen and Activists

Phone: +1 (708) 983-5394 | Email: [email protected]