Kush janë potemkinët e Kosovës, Shqiperisë dhe Maqedonisë ?

0
148
Potemkinët

shkruan Fahri Xharra

Për ata që nuk e dinë, fshati Potemkin është simbol i një premtimi mashtrues dhe të rremë, i cili lindi kur gjenerali Rus Potemkin i’a bënte dashnores së tij Perandoreshës Katarina të Rusisë, në shekullin 18-të.

Fshati Potemkin – Shprehja “Fashti Potemkin” ( sipas biografit gjerman Georg von Helbig: Potemkinsche Dörfer) lindi kur Potemkini i kishte vendosur fasadat e ngjyrosura nëpër rrugë për t’ia mbushur mendjen Katerinës gjatë vizitës së saj në jug, që parat që parat e hargjuara; Ja ku janë ! Por mashtrimi u kuptua.

(“Potemkin Village” The notion of the Potemkin village (coined in German by critical biographer Georg von Helbig as German: Potemkinsche Dörfer) arose from Catherine’s visit to the south. Critics accused Potemkin of using painted façades to fool Catherine into thinking that the area was far richer than it was. Thousands of peasants were alleged to have been stage-managed for this purpose. Certainly, Potemkin had arranged for Catherine to see the best he had to offer (organising numerous exotic excursions) and at least two cities’ officials did conceal poverty by building false houses. It seems unlikely that the fraud approached the scale alleged.).

Me qëllim të pasurimit dhe mbajtjen e fuqisë sunduese në pushtet, në këto tri shtete u krijua një forcë e madhe e nëndheshme, e cila nën çadrën e shërbimit të sigurisë shtetërore të Ministrisë së Punëve të Brendshme, një numër i madh i satelitëve dhe puthadorëve e gjetën vendin e tyre për gjatë partive të ndryshme politike.

Shkatërrimi i kuadrit profesional sipas rregullave të Potemkinëve dhe kërkesa për anëtarësim partiak ishte impuls shtesë për korrupsionin . Duhej paralizuar edhe gjyqësia, ku asnjë ligj apo rregull s`mund të futej në jetë. Dokument i gjallë për këtë ishte se asnjë nga shkelësit e ligjit përkrahës të Potemkinëve nuk është dalë para gjyqit dhe asnjë nga ata që i filluan pasurimin ilegal dhe i shkatërruan tokat mbarë shqiptare kurrë nuk u gjykuan. Përveç fuqisë së madhe dhe të pakufizuar, ata kishin bashkëpunëtorë në të gjithë rajonin. Ata punonin ne principin ”shtetësia apo kombi nuk është i rëndësishëm kur në pyetje është paraja“.

Shqiptarët mbahen me krenari kombëtare, kurse krenaria kombëtare, sipas filozofit Arthur Shopenhauer, “është ajo që shitet më së liri”…

Ja ishte mashtrimi a la Potemkin, që po zgjatë diku mbi 20 e diku tjetër mbi 30 vjet.

Fahri Xharra, 23.10.21, Gjakovë