Fahri Xharra: Kush ishte Atë David Pepa – që Austria ia besoi sekretin shtetëror, të shpalljes së pavarësisë së Shqiperisë ?

0
77
Atë David Pepa

Fahri Xharra

Kontit Leopold Berthold i ngutej, e donte një njeri të besueshëm që s`i del fjala, e donte një përkthyes e shkuar përkthyesi, sepse ai kishte për t`u takuar me Ismail Qemailin për t`i thënë se kishte ardhur koha e shqiptarëve. Ishte kjo para gati 110 vitesh, ishte lajmi më i gëzuar në historinë tonë.

Atë David Pepa dhe sekreti shtetëror austriak Në Vjenë, më 1912-n, ”nëpunësit e Ministrisë Jashtme, kërkuan kolegun e tij, Atë Anton Harapin. Mbasi ai ishte kthyer në Shqipni, atëherë (Davidin) e mueren me urgjencë dhe e çuen në Vjenë. Aty e shtinë në nji zyrë dhe e banë me u betue se nuk do t’i nxirrte kurrë sekretet. E mueren si përkthyes ndër bisedimet që Ministri i Jashtëm Berthold do të zhvillonte me Ismail Kemal Bej Vlorën…(“Dushman – Temali në rrjedhje të kohëve”, Ndoc Ndoja).

Dhe përkthimin e udhëhoqi Atë David Pepa. Kush ishte Atë David Pepa- që Austria ia besoi sekretin shtetëror? Atë Davidi shquhet për veprimtari të madhe atdhetare në kontributin e tij si përkthyes i gjermanishtes në shqip, në takimin e ministrit të Jashtëm të Perandorisë Austro – Hungareze, Konti Leopold Bertholdi me Ismail Qemalin në Vjenë, në prag të Pavarësisë së Shqipërisë…

Atëherë Bertholdi i parashtroi Ismail Kemal Beut që të delte sa më parë në Shqipni për të shpallë pamvarsinë. Ismaili iu përgjigj: “Mirë se flamurin e kam, por nuk kam shtizë ku ta naltoj, dhe flamurin pa shtizë e merr çdo erë që fryn”. Atëherë Konti Berthold iu përgjigj:”Për shtizë të këtij flamuri keni bajonetën austriake.” Kishte ba që 40 mijë trupa të niseshin nga Bosnja në kufi të Malit të Zi. Ismail Beu plot gëzim iu përgjigj: “Kështu po, jam gadi, se vetëm kjo asht garanci për shtetin e ri shqiptar.

Atë Davidin e ngarkuen me e shoqnue Ismail Kemalin deri në Triestë, ku pritëshin tjerë shqiptarë“. Më vjen keq që historia 50 vjeçare e komunizmit dhe kjo e fundit 20 vjeçare heshtin për veprën fisnike atdhetare të At David Pepës. Të rrije si hije edhe pranë burrit të madh të Pavarësisë, plakut të Vlorës Ismail Qemali ishte një nder i madh dhe të bisedoje akoma edhe t’i përktheje fjalët e urta të kryeministrit të Parë të Shqipnisë pas 443 vjet robëri osmane në Zyrën e Kontit Berhtoldit, ministrit të Jashtëm të Perandorisë Austro – Hungarisë ma të pathyeshëm në atë kohë në Evropë në pragun e Pavarësisë ishte një vlerë historike, që nuk mund ta pranoji analet historike të heshtet të vazhdohet ende të injorohet me heshtjen e Atë David Pepës si njeri i klerit e mbi të gjitha si shqiptar i gjakut të Kastriotëve.

”Është nder për Të dhe nje nder i madh i bahet historisë. Nder i bahet edhe Ismail Qemalit që kishte në biseda sekrete për atë kohë një djalosh besnik, student i ri në Vjenë nga Shkodra i quejtun David Pepa”. (Ndoc Ndoja). ”Për shtizë të këtij flamuri keni bajonetën austriake.” Ismail Beu plot gëzim iu përgjigj: “Kështu po, jam gadi, se vetëm kjo asht garanci për shtetin e ri shqiptar. Dhe unë mendoj se s`ka gjë më të dëmshëm se sa të gjymtohet e vërteta për hirë të paragjykimeve politike fetare, sektare, interesave personale të të gjitha llojeve ndaj cilido njeri për punën dhe veprën edhe ’’të vogël’’ ndaj kombit dhe njeriut. Ismail Qemali dhe shpallja e pavarësisë Si do të dukeshim sot po mos të ishte Ismail Qemali, i cili përkundër pozitës së tij në Perandorinë Otomane, i cili përkundër pasurisë dhe familjes që e rrezikonte, nuk u zbraps nga ideja e ”fjetur” në zemrën e tij dhe të të gjithë shqiptarëve për 445 vjet, që Shqipërinë ta shpallte mëvete..

Leopold, Konti von Berchtold, me emrin e plotë Leopold Anton Johann Sigismund Joseph Korsinus Ferdinand, Konti Von Berchtold (1863- 1942), ministër i Jashtëm i Austro-Hungarisë, është figurë e madhe që ne për nder të 100 vjetorit të Pavarësisë duhet t`i bëjmë homazhe.

Konti i ynë, një pasanik i madh i Austro-Hungarisë, u fut në shërbimin diplomatik të shtetit të tij më 1893, ku zuri vende të rëndësishme në Paris dhe Londër dhe me 1906 u emërua ambasador në Rusi. Më 12 shkurt 1912, u emërua ministër i Jashtëm. Dhe e shihni që pas disa muajsh e kërkoi Ismail Qemalin që të shpallë pavarësinë dhe të mbetet Serbia pa dalje në det. Dihet fort mirë që dalja e Serbisë në Adriatik kishte për të pasur pasoja tragjike për shqiptarët. Humbja e një populli të tërë. Konti Berhtold e kishte përkrahjen e madhe apo si quhej në diplomaci ”çekun e bardhë” të Gjermanisë në vendimin e AustoHungarisë për ”luftë me të gjithë” që e pengonin Pavarësinë e Shqipërisë.

Si të prehej Serbia, kjo ishte brenga e Berhtoldit. Britanikët ishin të bindur në vendimin e drejtë të Vjenës, por grekët e kuptuan dhe e kishin një pamje më të gjerë dhe i kuptuan mirë veprimet e Berhtoldid në Pallplatz, të cilat mund të kishin ”pasoja” për të. Edhe pse shkohej kundër formulës ”Stop në Beograd”, por gjithsesi trupat austriake mund të okuponin Beogradin me pohimin e Fuqive të Mëdha, që kështu Serbia të pranonte ultimatumin. Dëshira e Austrisë ishte që Kosova t`i jepej Shqipërisë. Idetë nacionale dhe nacionaliste sipas shënimeve serbe, problemi i madh i shqiptarëve të kohës së pavarësisë dhe para saj ishte ndarja sa u përket ideve nacionale dhe nacionaliste në atë kohë: ishin të shkapërderdhura në tri segmente: ato në brendi, ato në periferi dhe të atyre që jetonin jashtë ”shtetit”.

Të brendshmit ishin shumë konservatorë, sepse me besimin e madh në solidaritetin mysliman (së bashku me Turqinë) ata i dëshpëronin shqiptarët e diasporës. Ata të brendshmit ushqenin ende një mentalitet feudal, të cilët mendonin që Shqipërisë i duheshin shumë dekada para se të bëhet gati për nacionalizëm dhe kufij, çka tregonte një amulli ndaj atyre të jashtmëve që punonin në këtë drejtim.

Me ndihmën e Austro-Hungarisë, Kontit Bert-hold dhe vullnetit të madh për atdhe të Ismail Qemalit, erdhi dita e realizimit të një ëndrre 500-vjeçare:

“Në Vlonë më 28 të Vjeshtës së Tretë 1912
Pas fjalëve që tha z. kryetari Ismail Kemal beu, me të cilat tregoi rrezikun e math në të cilin ndodhet sot Shqipëria, të gjithë delegatët me një za venduan që Shqipëria më sot të bahet në vehte, e lirë e mosvarme”.