PËRSHENDETJE SHKËLQESISË SË TIJ, ZOTIT JOHANES HAN – KOMISIONERIT PËR ZGJERIM NË KËSHILLIN E EVROPËS
Shoqata Demokratike Shqiptare “Çamëria” me qendër në Hollandë, dhe këshillat Ndërkombëtar të saj në Evropë dhe në Shtetet e Bashkuara të Amerikës me Presidendin z. Festim Lato, dhe me degët e Shoqatës Demokratike “Çamëria” në Vlorë, Sarandë, Tiranë, Prishtinë, Prizren, Mitrovicë, Pejë, Malishevë dhe Besianë të Kosovës, përshendesin Deklaratën e Komisionerit Evropian, z. Johanes Han, për qëndrimin e drejt dhe konsekuent të tij për çështjen çame.
Shoqata Demokratike”Çamëria” me qendër në Hollandë, me 11.02.2016, ka dorëzuar në Gjykatën Ndërkombëtare në Hagë, Dosjen Çame në 4 pika, kundër gjenocidit grek mbi popullsinë çame, ku kërkohet njohja e pronave të çamëve, dëmshpërblimi për pronat e shqiptarëve të Çamërisë dhe kthimn e çamëve në pronat e tyre, kthimin e 17 mijë kilometrave tokë shqiptare nga Greqia, si dhe hapjen e menjehershme të shkollave shqipe, dhe universiteteve shqiptare në Epirin Ilirik – Çamërinë.
Shoqata Demokratike “Çamëria “, me 17.05. 2016 u ftua në Prokurorinë Ndërkombëtare në Hagë, për të marr konfirmimin e pranimit të Dosjes çame. Ndërsa me 21. 08. 2016, në Firence të Italisë, Shoqata Demokratike me qendër në Hollandë, me president, z Festim Lato, dhe këshillat Ndërkombëtar të saj, I hodhi poshtë Vendimet e Konferencës së Londrës të vitit 1912, dhe anulloi vendimet e të ashtuquajturit “Protokoll I Firencës”, të vitit 1913, ku Greqisë nga 6 fuqitë botërore, I kalohen 17 mijë kilometra katror tokë shqiptare, pa vullnetin e popullit shqiptar.
I nderuar Komisioner i Zgjerimit të Këshillit të Evropës, z. Johanes Han, Shoqata Demokratike ”Çamëria” me qendër në Hollandë, dhe Këshillat Ndërkombëtar të saj, me president, z. Festim Lato, u përshendesim dhe shprehim konsideratat tona më të larta nga zemra për qëndrimin e juaj korrekt në Çështjen came. Shëndet miku ynë!
Hagë, 01.09.2016
Për Shoqatën Çamëria: Anëtar I Bordit Drejtues
të Shoaqës Demokratike “Çamëria”, dhe Këshillave
Ndërkombëtar për Evropë dhe SHBA
Rrustem Geci