Populli iliro-kelt i Boii-ve

0
123

Fahri Xharra Shkruan: Fahri XHARRA

Është një mrekulli natyrore që nga një një popull shumë i madh i cili në vazhdën e 10 mijë vjetshit të fundit në epoka të ndryshme e populloi tërë Europën, Anatollinë ( Azinë e Vogël ) dhe Afrikën Veriore të tkurret në këtë masë siç jemi ne sot; një grusht i vogël pasardhësish të atij populli aq të madh.

E lus Zotin ( Zojzin-Zeusin ) që së paku të mbeti ashtu sa jemi !
Nëse ju kujtohet shkrimi “Der Grosser Arbër”- maja më e lartë në Pyllin e Bayernit që quhet „Arbëri Madh“ (FXh. “ Grosser Arber“ – “Arbëri i madh“ në Gjermani http://dardaniasacra.njekomb.com/?p=77146), aty u spjegua që fjala rrjedhë nga keltishtja, fjalë e cila përdoret edhe sot në të gjitha anët, aty ku flitet shqip.( Emri Arber do të thotë ; “Që e bënë çdo gjë prej arit “ (Der männliche Vorname Arber bedeutet der Goldjunge, der Goldbringer.)

I nisur nga kjo u futa në kërkim të së kaluares së Bavarisë, në mënyrë që gjej se cili popull kelt (ilir-kelt ) ka jetuar andej pari, para së të vijnë gjermanikët )

Ata ishin populli lashtë iliro-kelt i Boii-ve. Boii-jët ishin popull kelto-ilir që jetonin në Bavarinë e sotme, me shpërngulje të kohë pas kohëshme.

Keni dëgjuar për bohemet apo banorët e Çekisë së sotme të cilëve iu deformua emri nga Boii-jët në Bohem, nga pasojat çkombëtarizuese të Perandorisë Romake, Boii-jët në Çekinë e sotme janë të evidentuar që nga v.587para e.s., por edhe një gjë interesante që në kohën e Prandorit Augustit ( që mbretëroi nga 27 BC e deri në vdekje AD 14 ) lindën edhe Bavarezët.

(The Boii (Latin plural, singular Boius; Ancient Greek: Βόιοι) were a tribe of the later Iron Age, attested at various times in Cisalpine Gaul (northern Italy), Pannonia (Hungary), parts of Bavaria, in and around Bohemia (after whom the region is named in most languages; comprising the bulk of the Czech Republic), parts of Poland, and Gallia Narbonensis. In addition the archaeological evidence indicates that in the 2nd century BC Celts expanded from Bohemia through the Kłodzko Valley into Silesia, now part of Poland and the Czech Republic.” Encyclopaedia Britannica ).

Etymologjia e emrit Boii është e saktë, por pa u cekur që është fjalë iliro-kelte: ” bualli “. Ja, se si e shkruajnë : Nga të gjithë emrat tek popujt kelt mund të nxjerrim segmenti boio- me dy rrjedha, që të dyjat nga “indo-europianishtja “, nga “ Cow ( buall, shqip ) dhe “warrior” ( luftëtar). E dyta nuk vjen aspak në konsiderim, më duket që është një përshtjellim sllav të fjalës “ boj, sllave- lufta, shqip“ (“From all the different names of the same Celtic people in literature and inscriptions it is possible to abstract a Continental Celtic segment, boio-. There are two major derivations of this segment, both presupposing that it belongs to the family of Indo-European languages: from ‘cow’ and from ‘warrior.’”)

Pra e kemi fjalën për popullin ilir-kelt autokton” Buajt”. Mos të çuditemi se i kemi edhe “delmatet” nga delmja.

Sipas autorëve të vjetër thuhet se ata arritën edhe në Italinë Veriore. Kjo më duket jo e saktë, ata duhet të ken qenë vendor në mesin e ligurëve, etruskëve, umbrëve dhe të tjerë.

Polibusi e lidhë fqinjësinë e tyre me civilizimin etrusk. Ata bashkëjetuan me etruskët rreth lumit Po. Boii-jët e ndërtuan qytetin Bononia- Bologna e sotme.

Zbulimet arkeologjike rreth, dhe në Bolonja e tregojnë bashkëjetesën në mes “ Buajve” dhe etruskëve me martesa të përziera, të cilat gjëndet në dokumentet e kulturës La Tene (nga viti 450 BCE e deri në pushtimin romak, shek i parë BCE)

Një fakt me rëndësi të tregohet që Buajt ishin aleat të etruskëve dhe kartagjenasve në luftën kundër romakëve. Ishin në anën e Hanibalit në vitin 216BC ku u vra gjenerali romak Lucius Postumius Albinus.

Gjakovë, 25.07.19