MUZA E DORËS SË LISIT

0
197
Atdhe Geci

MUZA E DORËS SË LISIT

Zgjohu kënga ime, ngritu vargu im
kemi edhe shumë udhë për të bërë
kemi dhe shumë vuajtje para vetes
Kosovë, çliroje heshtjen e plagosur
prij ndryshimit, merre udhën tënde
se ngjarjet e mëdha janë të vështira
Kosovë zgjohu e shih çka sheh syri
zgjohu e shih çka dëgjojnë veshët
zgjohu e shihi si ecin këmbët para
liria është përmbledhje e betejave
ajo flet fuqishëm sa herë është vetja.
Kur shteti e vetplagos popullin e tij
dora e atdheut është fuqia e atdheut
në mugullima jo aq të lavdëruara
poezia ndez flakën e zemërimeve,
dhe palumturinë e plisave të arave
Zgjohu atdheu ynë i ndarë në pjesa
numëro veten, mati hapësirat e tua
jepi krahë ëndrrës, bëhu zot i vetes.
O ti, ngre kokën lart, bjeri mendjes
asnjë poezi s´lindet nga jashtë jeta
por, nga oksigjeni i gjakut jetësor,
nga muza përdhimbjeve njerëzore!…

PASHA KËTË TOKË

Liri, je e shenjta e pikës së gjakut
më i ëmbli frut i dalë nga betejat,
më e dëlira flakërimë e atdheut
dhe më sublimja e ëndrrave tona
Roganë, e kuqja nuk harxhohet,
është gjak i të përditshmes, është
gjak i përjetshëm, është lënda që
na jep frymë dhe na mban gjallë
Shqipe, Kuq e Zi është Dardania,
Kuq e Zi është Shqipëria, Kuq e
Zi është Çamëria e Molla e Kuqe,
Kuq e Zi është Ulqini dhe Ilirida
Shqiptarë, bashkë rreth flamurit
Është zëri i Rilindjes Kombëtare
dhe mesazhi i gjakut të të rënëve,
Atdhe, betohemi me pasha këtë
tokë, me pasha këto fusha e male
me pasha shtëpitë dhe varret, me
pasha gjakun e librave e armëve
Liri, je pavarësia aty ku je fitore
por jo në pjesët ku shtypet liria.

SHTËPIA E FJALËS

Në çdo fjalë të shkruar
fjala ka mendjen e vet
dhe kauzën e fuqishme
të Himnit kombëtar.
Fjala art, shtëpi e ka gjuhën
shkrimin dhe shprehjen,
ëndjen e më të bukurës.
Me fjalë të thjeshta fjalësh
mund t´i prekin hapësirat
thellësitë dhe largësitë
dashurinë e të panjohurave
Në floriret e poezisë
Brendësisë së metaforave
çdo fonemë ka një fonemë
dhe çdo morfemë,
ka morfemë një morfemë!…
E burgosura fjalë e lirë,
kur i bën thirrje lirisë,
ti këputë prangat e shtypjes
shndërrohet në kauzë,
dhe i jep zë Himnit,
ta liroj fjalën e shkelur
që fjala vetë të plugon!…

Atdhe Geci – Dortmund, Gjermani, 2021