Bosnja është një shtet invalid

0
146
Mostare - Bosnje

Në dritën e ngjarjeve

Në një debat në N1(Sarajevë) Akademik Muhamed Filipoviq ka thënë se Bosnja është një shtet invalid! Për shkak të “rregullimit kushtetues” të tre entiteteve ky shtet ende nuk e ka pavarësinë e plotë. Në këto rrethana politike, Bosnja dhe qarqet e saj “zyrtare” që, për fatin e keq nuk dihet se kush duhet të vendos për shtetin dhe raportet shtetërore me popujt në Ballkan, përmes diktatit të regjimit fashist të Serbisë, ky shtet ende nuk e njohur pavarësinë e Republikës së Kosovës.

Qytetarët e shtetit të Kosovës, pa “vizë” nuk kanë mundësinë që të udhëtojnë në Bosne! Ky regjim i “vizës” është i rreptë dhe, më lehtë mund të udhëtosh në çdo shtet të Evropës, por jo pa probleme të mëdha për qytetarët e Kosovës në këtë shtet që, në historinë njëqind vjeçare shqiptaro-boshnjake ata kishin miqësi të veçantë.

Shteti i Bosnes duhet të dalë nga kthetrat e “diplomacisë” së regjimit fashist të Serbisë së Aleksandër Vuçiq në Berograd!

Çikago, 13 tetor 2021


Skënder Karaçica
Executive Director

Albanian-American Association
of Intellectuals Businessmen and Activists

Phone: +1 (708) 983-5394 | Email: [email protected]