Shoqata e Gruas “Jeta në Kastriot”
Nr. i regjistrimit: 5100725-5
Nr. i statuesit përfitues: 6000823-0
Nr. Fiskal: 600733960
Ju lutemi për ndihmë nga OJQ “JETA NË KASTRIOT”
Faqja jonë www.vajzat.com, ose tek web-i tjetër
www.jetanekastriot.org mund ta shihni veprimtarin tonë
Ne përkujdesemi për mbi 216 femra të përdhunuara dhe 40 jetimë të kësaj kategorie. Po ashtu ndihmojmë nënat me fëmijë jetim, fëmijë jetim dhe familjet në nevojë. Një kategori e veçante që ne ndihmojmë janë viktimat- femra të traumatizuara që nuk kanë mundësi të kërkojnë ndihmë(lëmosh) si dhe të atilla që kanë plagë të hapura në fytyrë dhe trup, si dhe ato me probleme mendore dhe fizike.
Ne çdo muaj u sigurojmë gjërat elementare për të jetuar 60 familjeve, por tani kemi nevojë për rroba të ngrohta dhe mbathje dimrore si dhe për 45 fëmijë. Pasi që nuk kemi zgjedhje tjetër, nuk kemi donacione, ju lutemi të blini disa libra me titullin “Rrëfimet e femrave të dhunuara gjatë luftës në Kosovë”, në gjuhën shqipe, angleze, italiane ose gjermane, me çmim prej 10 € për një libër dhe mjetet të derdhen në xhirollogarinë organizatës ose drejt për së drejti dhe ti dhuroni ju.
Pakoja e gjërave ushqimore dhe sanitare për viktimat përmban: 1 kg krip, 2 qese makarona, 2 qese shpageta, 2 qese oriz, 1 biber për gjella, shtojcë për gjella ( vegeta), 1 paketim djathë të butë( që shërben edhe për pite), 1 paketim xhem ose krem, 2 pashtet ose krem për lyrje buke, 200 gram kafe, 3 kg sheqer, 2 kg patate, 2kg qepë, 2 kg fasule, 2 kg perime, 200 gram çaj, 1 thes detergjent për rroba, 1 shampon për flokë, 1 shampon për duar, 1 pastë për dhëmbë, një dezinfektues për banjo, 1 komlet shpuza për enë, 1 kg suxhuk ose gjysmë kg mish, 3 litra vaj. Mishi dhe suxhuku zakonisht zëvendësohet me kavanoza (konserva ) pasi ka mundësi më të mira për ti ruajtur. (pasi shumica nuk kanë frigorifer).
Ju lutem shumë nëse keni mundësi dhe si keni mundësi të na ndihmoni, reklama juaj do të dal në web faqen tonë dhe ju na ndihmoni neve që këtyre viktimave sado pak të ua kthejmë buzëqeshën. Adresa jonë është : Rruga “Andrea Gropa” -17/8 Prishtinë- Kosovë
Emri:Shoqata e Gruas “JETA NE KASTRIOT”
Numri i llogarisë rjedhëse: 20-11-0001781154-17
Banka: TEB SH.A dega Prishtina Main, Kosovë
Kontakt: 049319823 ose 044 209651
IBAN-XK05-numri illogaris
SWIFT-TEBKXKPR
Kush jemi ne:
Organizata e gruas “Jeta në Kastriot”, është organizatë e regjistruar dhe ka numrin e regjistrimit 5100725-5, si dhe ka statusin e benificuar. Deri me tani jemi nje ekip prej 15 vetash që bëjmë punë vullnetare dhe që ndihmojmë femrat të cilat kanë qenë viktima të dhunës seksuale, fizike dhe psikike, të cilat kanë nevojë dhe tash janë në mbështetjen tonë. Ne gjatë punës në terren kemi identifikuar 2018 femra të cilat janë dhunuar, të cilat tash për tash përveç se 114 prej tyre që kanë plagë të dukshme në trup (kanë gjinj të prerë, gishtërinjtë të këputur, 9 me një sy të verbuar ose të dëmtuar që nuk sheh fare dhe 37 me plagë të hapura në fytyrë, kanë prerje të ndryshme në trup, djegie me cigare dhe gjëra tjera, etj.). Dy nga ato kanë bërë vetëvrasje gjatë vitit që shkoi.
Ne përpiqemi që përveç ndihmës profesionale të mjekëve që janë të gjithë profesionistë, që së paku për disa kohë t’i financojmë fëmijët e tyre e përmes trajtimit mjekësor t’i largojmë nga gjendja e vështirë dhe që kohë më pas ato të mund të gjenden në shoqëri, pasi t’i kenë kaluar problemet psikike dhe fizike, të mund të gjenden në shoqëri pa ndihmën tonë. Nënat e dhunuara, janë gra të traumatizuara që presin ndihmën nga të tjerët, sepse mendojnë se vetëm janë të pafuqishme dhe fëmijët e viktimave që kanë nevojë për ndihmë dhe përkrahje.
Prishtinë, tetor 2021 Me nderime nga stafi i Organizatës
Dërguar nga Luljeta Selimi